• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Loja tinzare e Berishës në konfliktin Basha- Meta!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Loja tinzare e Berishës në konfliktin Basha- Meta!

25 February, 2020 Redaktor1 OP-ED

Që kemi në proces, zhvillimin e një “lufte të ftohtë” mes Bashës e Metës, kjo dihet tashmë. Por pyetja që shtrohet është se, çfarë roli po luan Berisha, në këtë përplasje për lidershipin e opozitës mes tyre? Duke qenë një telenovelë me tri aktorë kryesorë, ky zhvillim i ri po shndërrohet edhe në trilemën kryesore për zgjidhje, brenda kampit të minorancës politike në Shqipëri.

Ilir Meta tani që po e mbylli ciklin e tij 30 vjeçar, të një karriere ku i arriti të gjitha postet më të larta politike, kërkon që ta ristartojë atë nga e para përmes një lëvizje të re politike. Ndërkohë që Lulzim Basha iku nga pushtetit dhe ka 6-7 vite tashmë, që mirë apo keq po e udhëheq betejën opozitare, Ilir Meta ishte edhe Kryetar Parlamenti edhe President i Republikës. Ndaj, me të drejtë pret që të provohet edhe ai njëherë si Kryeministër i Shqipërisë, siç Meta dhe Berisha kanë qenë më parë. E që ta realizojë këtë, atij i duhet që të jetë doemos, lideri kryesor i opozitës përballë Edi Ramës.

Në gjithë këtë tablo, Lulzim Basha ka si avantazhin e vet kryesor, faktin se drejton partinë më të madhe të opozitës në vend, ndaj me sa duket e ka marë shtruar “me qetësi dhe dashuri” këtë punë. Ndërsa Ilir Meta tani ka ndryshuar totalisht qasje. Ai ka me vete këtë radhë, vetëm historinë e tij personale politike. Sepse as LSI dhe as forca e tij e re politike që mund të krijohet, nuk e avantazhojnë dot në këtë fazë të re, ku po kërkon që të futet. Për ta kompensuar fuqinë e numrave të Bashës, ka kaluar në pozitat e një ekstremisti të zhurmshëm.

Pikërisht këtu duhet kërkuar edhe thelbi i konfliktit mes tyre për lidershipin e opozitës shqiptare. Një luftë ku përplasen fort ambicjet e Metës dhe domosdoshmëria jetike e Bashës, që e sheh veten me të drejtën e Zotit, si Kryeministrin e radhës të së djathtës.

Ndaj sa më shumë i afrohemi 2 marsit aq më mirë kuptohet se lëvizja e Presidentit të Republikës, nuk ka lidhje fare me ato që ai predikon, ndaj ajo duhet parë thjeshtë si pjesë e një luftë të brendshme për pushtet brenda opozitës. Çështja që është shtruar për zgjidhje me këtë rast është: Kush do jetë lideri i ri i opozitës shqiptare, pasi të shkarkohet Kryetari i Shtetit: Luzlim Basha apo Ilir Meta?

Ajo që e komplikon zgjidhjen e këtij ekuacioni të qartë politik, është se nga do të anojë Sali Berisha! Logjika e do që ai të jetë, përkrah pasaardhësit që caktoi vetë në krye të Partisë Demokratike, pasi iku nga pushteti.

Qëndrimet publike të Berishës aktualisht përkojnë më shumë me ato ekstreme të Metës, sesa me rrugën e butë që po ndjek Basha. Kjo e ka komplikuar situatën, sepse një pjesë e opinionit, me të drejtë e lexon këtë si një avantazh të Metës.

Por, kjo është një situatë kalimtare. Sepse në terma më afatgjatë, pikërisht këtu duhet parë edhe pika më e dobët e lëvizjes së Presidentit. Sepse nesër, opozitarët më shumë do ti besonin rrugës revolucionare të Berishës, duke votuar për delfinin e tij Basha. Sesa do ti besonin projektin e madh të rikthimit në pushtet, një lideri të majtë si Ilir Metës, duke e bërë atë liderin e së djathtës shqiptare.

Për ta do ishte më mirë një pasaardhës i keq i Berishës siç është Lulzim Basha, sesa një aleat në dukje i mirë si Ilir Meta sot, i cili nesër mund ti lerë sërisht në baltë, siç bëri edhe më 2013!

Sali Berisha e di shumë mirë këtë, ndaj po luan siç di veç ai, këtë lojë tinzare mes Metës e Bashës. Për të më e rëndësishmja sot është të maksimizojë energjitë e frontit opozitar përballë pathyeshmërisë së Edi Ramës. Sepse nesër ai nuk ka dilema. Shtëpia e tij, është në fund të fundit, shumë here më e rëndësishme sesa ajo e Ilir Metës!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KEISI SHPËRTHEU KEQ NDAJ SAJ/ Reagon Roza: Femrat fusin hundët, Stresi... (FOTO)
Previous article "NUK BËJ QOKA SI KOLEGËT E MI"/ Jonida Maliqi: Arilena, talent që lind 1 në 1 milion! (FOTO+VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT