• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ LIBRA e Blushit, një dështim i paralajmëruar
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ LIBRA e Blushit, një dështim i paralajmëruar

21 January, 2018 Redaktor1 OP-ED

Largimi i Ben Blushit nga skena aktive politike, nuk ishte një lajm i mirë, sigurisht. Siç nuk mund të jetë një lajm i mirë, largimi i kujtdoqoftë nga skena publike, kur ka një zë, një profil, një personalitet dhe vokacion origjinal në shoqëri.

Më shumë se gjithçka tjetër, besoj se ky hap është një moment reflektimi për raportin mes individit dhe një grupi rreth tij që kërkon të imponojnë idetë dhe projektin e tyre, me stadin aktual të pjekurisë demokratike të vendit. Ndaj dorëheqja e Kryetarit të partisë LIBRA, duhet parë në një kontekst shumë më të gjerë sesa emri i përveçëm, Ben Blushi.

LIBRA nuk ishte as një histori suksesi, e aq më pak një histori dështimi. Ishte thjeshtë një tentativë më shumë në këto 27 vjet për ta sfiduar sistemin, nëpërmjet materializimit të egos, ambicjes dhe disa ideve pse jo, në një projekt të ri që besohej nga iniciatorët, se mund të turbullonte ujërat deri në atë pike, sa të jetësohej si një faktor i ri në skenën shqiptare.

Përfundimi është se mundi dhe sakrifica e Blushit, nuk besoj se kanë shkuar dëm, për një arësye të thjeshtë: Tashmë LIBRA është një shembull, një kazus, një model a një rrugë nga ku nuk mund të shkohet për ta ndryshuar “status quo”-në tonë politike në Shqipëri.

Ka njëmijë e një arësye për këtë, përveç asaj që vetë Blushi e tha, se problem për mos suksesin dhe triumfin e ideve të tij e të LIBRA, ishte popullit shqiptar i cili “nuk e do opozitën”. Nëse kjo do ishte e vërtetë, atëherë sa për të dhënë një shembull “naiv”: Përse atëherë në këto 27 vjet, i njëjti popull rrëzoi edhe diktaturën dhe bëri 4-5 herë rrotacionin politik me votë, mes të majtës dhe të djathtës?

Unë besoj se moment më i vërtetë i Blushit, është ajo pjesë e deklaratës ku ai thotë se LIBRA e ndihmoi që ta njihte më mirë veten. Ndaj, kjo histori sado e shkurtër në terma kohorë, jam i bindur se ka qenë një nga eksperiencat më të vyera në planin e tij personal, që me siguri i kishte munguar inventarit të pasur, të një jete të vrullshme plot ulje ngritje.

Historia jonë pluraliste e këtyre më pak se tri dekadave, për shkak ndoshta edhe të sistemit tonë elektoral, traditës, kulturës politike, mënyrës së funksionimit si shoqëri, grupimit të emocioneve dhe ndjesive tona kolektive politike rreth dy partive “historike” PS dhe PD, ka dhënë vetëm një shembull të tretë suksesi të partive të reja. E ajo është LSI e Ilir Metës që prej 13-14 vjetësh, i ka mbijetuar katër palë zgjedhjeve të përgjithëshme politike, duke patur përfaqësim të pandërprerë e me trend rritës në Parlament.

Nëse do ta marim këtë parti si “model” se si mund të arrihet sukses nga një parti e re që kërkon të sfidojë nëpërmjet vetes, dy partitë e mëdha dhe ti imponohet nëpërmjet votës së shoqërisë, sistemit vetë, atëherë kuptohet që LIBRA ishte shumë larg këtij shembulli. Qoftë nga krahasimi mes cilësive të lidershipit në praktikë të Metës me Blushin, qoftë rrethanave historike e kohore, por edhe elementëve të tjerë që nëse për LIBRAN sot disa prej tyre renditen si merita, mund të kenë qenë edhe të metat e saj kryesore që e çuan në dështim.

Nga ana tjetër vetë Blushi hyn tek kategoria e njerëzve kreativë dhe jo ndërtues. Që do të thotë, se kategoria e njerëzve si ai mund të shkëlqejnë duke u bërë ndoshta liderë shumë të mirë të një partie të madhe si PS, nëse ai vetë do të kishte durimin për të pritur momentin e tij. Ashtu siç shkëlqeu përshembull dikur, kur drejtoi një gazetë të madhe dhe të konsoliduar në treg, si “Koha Jonë”. Ilir Meta mund të mos e bëntë këtë gjë si Blushi, nëse do kishte patur ai mundësinë, për ta drejtuar PS. Sikundër edhe Lulzim Basha do të dështonte me siguri si edhe Blushi, po të tentonte të krijonte një parti të re, e kështu me radhë.

Këto dhe shumë të tjera, janë arësyet se përse që në titull, e konsiderova LIBRA një dështim të paralajmëruar. Për mua ishte një film me metrazh të shkurtër fundin e së cilës e kisha parë këtu e 20 vjet më parë. Atëherë kur pas suksesit të jashtëzakonshëm tek “Koha Jonë”, Blushi themeloi vetë nga e para gazetën “Indipendent”, për ta mbyllur si edhe “LIBRA”-n, disa muaj më vonë. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, për aq kohë sa të gjithë besojmë se pas të tatëpjetës, vjen e përpjeta dhe se çdo e keqe, e ka një të mirë. Pas dështimit të parë, ne fituam Blushin politikan. Ndoshta kësaj radhe, do të fitojmë përfundimisht, Blushin shkrimtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 mësime të rëndësishme dashurie që të gjitha vajzat duhet t’i dinë (dhe t’i ndjekin)
Previous article Horoskopi ditor, e dielë 21 janar 2018/ KUJDES! Ai që keni në krah do shohi dikë tjetër në...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT