Pasi e kuptoi se “fe facto” është shkarkuar si President i Republikës, Ilir Meta ka flakur përfundimisht maskën duke ekspozuar publikisht, pamjen e tij reale.
Në letrën që i ka dërguar Kuvendit, për të sqaruar dekretet e zgjedhjeve, Ilir Meta shkruan:
“Nuk hezitoj t’ju kërkoj që të ndihmoni Kryeministrin dhe Kryetarin e PS të mos krijojë precedentin më absurd në historinë e vendeve ish-komuniste atë të asgjësimit të PD, jo vetëm si forca kryesore opozitare sot, por edhe si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë”.
Më pas, Meta konkludon se “është koha tani e jo më vonë për t’i hequr pushtetin e paligjshëm kësaj pakice dhe për t’i rikthyer sovranitetin e marrë tinëzisht qytetarëve shqiptarë dhe rivendosur parlamentarizmin në Kuvendin e Shqipërisë”.
Siç shihet, ai ka shkruar me dorën e vet, atë që të gjithë e kanë kuptuar prej kohësh tashmë:
Ilir Meta nuk u ngjit dot kurrë në lartësinë e të qenit President mbi palët politike në Shqipëri, sië e përcakton fryma dhe germa e Kushtetutës së Republikës.
Ai e përdori 2 vjet me radhë zyrën e Kreut të Shtetit, si zyrën e re të Kryetarit të LSI. Ndaj kërkon veç shpëtimin e PD dhe rrëzimin e Edi Ramës.