• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kur skajet e kundërta takohen në politikë
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kur skajet e kundërta takohen në politikë

14 July, 2018 Redaktor1 OP-ED

Ka një shprehje të urtë popullore në Shqipëri, sipas së cilës, kur del për të bërë “Pazar”, nuk duhet ti thuash kurrë “po” ofertës së parë. Sepse e sigurtë është që, sipas kulturës lindore përgjithësisht, mallin mund ta blesh vetëm pasi ke arritur të negociosh patjetër më parë, për uljen e çmimit fillestar. Kushdo që ka udhëtuar nga Tirana në Stambolli dhe nga Kajro në Pekin, e ka hasur me siguri këtë kulturë duke u bërë edhe vetë, pjesëtar i një “loje” si kjo.

Ndërsa në kulturën perendimore, sidomos në fushën politike dhe atë të diplomacisë, kjo aksiomë me sa duket është një piramidë e përmbysur me kokë poshtë. Që do të thotë, se ajo që në fillim mund të të jetë shitur si majë, nesër mund të të shërbejë si bazament i negociimit dhe anasjelltas. Le të marim një shembull për këtë, i cili për rastin e Shqipërisë është shumë i freskët, sepse ka të bëjë me kushtet që duhet të plotësojë vendi, për të marë çeljen e negociatave në qershorin e 2019.

Besoj se të gjithë i mbajnë mend dy tri javët e fundit përpara vendimit të ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg, kur u tha se për Shqipërinë, kushti për çeljen e negociatave do të ishte hapja e një kampi për refugjatët që vijnë drejt Europës, nga vendet në konflikte. Madje, nga politika dhe media qarkulloi edhe një shifër, ajo e një kontigjenti prej 600 mijë vetësh që duhet të pranonim për të qenë të denjë që ti fitonim zemrën unionit. Kaq mjaftoi që të ngrihej një furtunë e madhe në gotë, duke u bërë më pas, deklarata dhe kundërdeklarata gjithfarësh.

Më pas sikur të mos kishte ndodhur asgjë, e si të mos kishte folur askush asnjëherë, u kuptua se nuk kishim të bënim as me ndonjë kusht, as me ndonjë shifër, as me projekt dhe as me ndonjë ide për çështjen e pranimit të emigrantëve, e aq më pak me projektin e hapjes së një kampi për pritjen e refugjatëve në Shqipëri.

Tema e azilkërkuesve mbeti vetëm brenda kufijve zyrtarë të BE, duke krijuar atje një tërmet aq të madh sa gati e la Shqipërinë e Maqedoninë pa një afat konkret dhe për pak, desh e shembi qeverinë e Merkelit në Gjermani. Kancelares iu desh të përshtatej me rrethanat e reja politike, duke rënë dakord me anëtarët e koalicionit, por edhe me gjithë udhëheqësit e tjerë të vendeve anëtare, që ti mbanin refugjatët jo vetëm larg BE por edhe larg kontinentit europian. Ironia është se kryeministri hungarez Viktor Orban i cili deri dje tregohej me gisht si “delja e zezë” për demokracitë e unionit, sot shihet si një “shembull për konservatorët” brenda BE.

Pas samitit të Londrës për çështjet e Ballkanit Perendimor dhe samitit të nivelit të lartë të NATO në Bruksel, për Shqipërinë ka ardhur një kusht i ri për integrimin. Një kusht i pa përmendur më parë. I pa menduar madje. I pa imagjinuar deri dje. Një kusht që rrëzon të gjitha pandehmat. Të gjitha debatet. Të gjitha shifrat. Të gjitha idetë apo projketet e përmenduara deri më sot për çështjen e refugjatëve. Një kusht që Shqipëria nuk është se nuk e plotëson, por më shumë sesa kjo, kemi të bëjmë me një kusht që të befason. Sepse është një kusht krejt i kundërt me atë që u debatua aq shumë deri sa na u hap drita jeshile për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, në qershorin e ardhshëm.

Sipas medias gjemrane Deutsche Welle, “që të hapen negociatat nuk duhet vetëm që Shqipëria të vazhdojë tempin e reformave, por të mbyllë edhe rrugën e re të emigracionit ilegal drejt BE”. Donald Tusk kreu i Këshillit të BE në takimin me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama tha se “kushtet janë të qarta. Brukseli kërkon në tre drejtime kryesore rezultate të qëndrueshme deri në qershor 2019 që të hapë me Shqipërinë negociatat e pranimit në BE: a.- Përfundimi i reformave; b.- Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë; c.- Mbyllja e rrugës së re të emigracionit illegal drejt Shqipërisë. Koha nuk pret për të dyja palët, Shqipërinë dhe BE. Ndaj ta fillojmë punën një orë e më parë”.

Tusk citohet të ketë thënë se “kemi rënë dakord për rritjen e përpjekjeve lidhur me mbylljen e rrugës së re të emigracionit ilegal në Shqipëri.” Në këtë mënyrë nga debati për ngritjen e kampit të refugjatëve, tek kushti për mbylljen e rrugës shqiptare të emigracionit ilegal, kemi një situatë krejt të përmbysur. Shqipëria duhet të mbylli kufijtë për këdo që deri dje është trajtuar si “azilkërkues”, e bashkë me këtë edhe qëndrën kombëtare që funksionon për këtë qëllim në Babrru të Tiranës. Një qendër pritje për ata që vinin nga fqinjët tanë jugorë e juglindorë kryesisht, e pas regjistrimit, niseshin drejt Malit të Zi kryesisht, për të vijuar më tej rrugën drejt vendeve të BE.

 

Nga të treja kushtet madhore për hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë me BE-në, kjo e mbylljes së kufijve për emigrantët ilegalë, duket më e “lehta” për tu realizuar nga Shqipëria. Pavarësisht se edhe kjo, është një çështje që ha shumë diskutim, nisur jo vetëm nga historia jonë si popull emigrantësh por edhe nga angazhimi dhe detyrimet tona si shtet, për shkak të aderimit në organizata të ndryshme dhe ratifikimit të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

 

Më shumë sesa si një kusht i ri, kjo detyrë e re për Shqipërinë duket si një shembull tepër kuptimplotë dhe i “prekshëm” për shumkënd që kërkon të kuptojë se si takohen skajet e kundërta në politikë. Si një mundësi më shumë, për ta kuptuar edhe më mirë politikën jo vetëm shqiptare, por mbi të gjitha atë ndërkombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush është veshur më bukur? Nga Jonida tek Luana, ja 5 VIP-et më me stil të javës (FOTO)
Previous article Duhen muskuj tek Napoli/ Ancelotti është gati të rrëmbej mesfushorin e Bayernit

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT