• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kur shqiptarët arrijnë që të bashkohen në Ballkan!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kur shqiptarët arrijnë që të bashkohen në Ballkan!

20 June, 2020 Redaktor1 OP-ED

Zgjedhjet e së dielës në Serbi, po shihen me interes të shtuar jo vetëm në hapësirën shqiptare në Ballkan, por edhe në Beograd. Arësyeja është e thjeshtë: Për herë të parë të gjitha partitë dhe faktorët politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës, do të marin pjesë të bashkuar me një listë të përbashkët, në zgjedhjet parlamentare të 21 Qershorit 2020. Kjo lëvizje e iniciuar nga Tirana, pritet të sjellë një realitet të ri, për të ardhmen e faktorit shqiptar në Serbinë Jugore.

Këto zgjedhje kanë rëndësi dhe në një plan tjetër, sepse zhvillohen një javë para takimit të 27 qershorit, për rifillimin e bisedimeve Kosovë- Serbi që mbahet në Shtëpinë e Bardhë. Ky takim me iniciativën e Presidentit Donald Trump, mund të formësojë të ardhmen në tërësi, të raporteve shqiptaro- serbe në Ballkan. Jo vetëm në kontekstin e historisë së pas luftës së 1999 në Kosovë dhe bashkëjetesës së vështirë mes dy fqinjëve, por edhe për rrjedhat e ardhshme, të integrimeve euro- atlantike të rajonit.

Kryeministri Edi Rama sikundër edhe aktorë të tjerë të jetës politike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, e përshëndeti këtë hap duke uruar pjesëmarrje sa më të lartë në zgjedhje, në mbështetje të Listës së kandidatëve për deputetë të Luginës së Bashkuar. “Bashkimi i votës fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë. Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë”,- tha ai.

Për shkak të përçarjes, shqiptarët përfaqësohen aktualisht në Parlamentin e Serbisë, me vetëm një deputet. Këtë të dielë, pas unifikimit në terren dhe në rast pjesëmarrje masive të votuesve, shqiptarët mund tia dalin që të kenë për herë të parë tre deputetë. Hap ky që do ta rriste së tepërmi peshën e faktorit shqiptar në Beograd, jo vetëm nga ana numerike, por edhe për vendimarrjen politike dhe legjislative.

Unifikimi për herë të parë i faktorit politik shqiptar në Luginën e Preshevës, shënon një kulminacion të ri, të pjekurisë dhe të vetëdijes sonë komëbtare në shekullin XXI. E cila e çon një shkallë më lart vlerën dhe peshën e faktorit shqiptar në Ballkan, pas çlirimit të Kosovës e shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia, anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, rritjes së peshës të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut edhe në Malin e Zi, vitet e fundit.

Faktori shqiptar në Luginën e Preshevës, për shkak të politikës së mbrapshtë të Beogradit por edhe të përçarjes së brendshme, ka qenë gjithmonë e më i pafuqishëm për tu ngjitur në lartësinë e sfidave të kohës. Shto këtu nivelin shumë të lartë të emigracionit dhe mungesës së  investimeve për zhvillimin social- ekonomik të zonës, për të kuptuar më mire se përse zëri i tyre sa vinte e zbehej. Ndaj, ky hap i ri që është hedhur për zgjedhjet e së dielës, mund të rezultojë shpëtimtar për daljen nga kjo situatë.

Pak vite më parë, në kuadër të një delegacioni zyrtar të Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, kam patur fatin që të takohem me liderët politikë të Luginës së Preshevës e të vizitoj shumë institucioneve të pushtetit lokal dhe të arsimit në gjuhën shqipe. Sikundër biseduam me të vetmin deputet shqiptar në Beograd, përfaqësuesit e OSBE në zonë dhe të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd. Furnizimi i nxënësve të klasave të para, me Abetare nga Tirana, ishte një nga çështjet kryesore të asaj kohe.

Një nga gabimet më të mëdha të faktorit politik shqiptar në Luginën e Preshecës, vlerësohej vendimi i vitit 2011 ku nën thirrjen e tyre, shqiptarët bojkotuan në masë procesin e regjistrimit të popullsisë. Kjo bëri që të mos dihet zyrtarisht, numri i saktë i banorëve. Vetëm kur prek vetë nga afër, atë mikpritje të rrallë shqiptare me zemër, sidomos për këdo që shkon nga Tirana zyrtare e rrethohesh ngado me flamujtë e panumërt kuqezi e kur të presin veç si ata dijnë me poezi dhe këngë patriotike, mund të ndjesh e kuptosh më mirë pozitën e vërtetë të shqiptarëve në Serbi.

Ndaj lajmi i pjesëmarrjes për herë të parë të bashkuar, i të gjitha partive politike shqiptare të Luginës së Preshvës në zgjedhjet parlamentare me një listë të përbashkët zjedhore, është ndoshta lajmi më i mirë që ka prodhuar sëfundi faktori shqiptar në Ballkan. Duke dhënë edhe një shembull të ri, se kur shqiptarët ia dalin që të bashkohen, nuk ka asnjë synim kombëtar që nuk e kemi arritur dot në histori. Duke provuar kësisoj se jo fqinjët, por përçarja mes vedit, është armiku më i madh i shqiptarëve!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIELLI NUK FSHIHET ME SHOSHË"/ Tritan Shehu: Ju rendis unë pikat se përse Shqipëria ka 15 kushte për çeljen e negociatave
Previous article COVID-19/ Papa Françesku me mjekët në Lombardi: Keni qenë engjëj të pacientëve Covid

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT