• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kur politika bie në qetësi për pak ditë
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kur politika bie në qetësi për pak ditë

5 June, 2018 Redaktor1 OP-ED

Ka pak kohë që mazhoranca dhe opozita në Shqipëri, nuk po përplasen si dikur. Nuk po shahen, fyhen, akuzohen, kacafyten, shantazhohen, kërcënohen, dalin nëpër konferenca shtypi nga selitë e tyre kryesore. As për çështje të vogla, e as për çështje të mesme, e aq më pak për ndonjë çështje “të madhe politike” të cilën e kanë zakon që të bëjnë çmos, për ta shndërruar në kalin e betejës së radhës. Në kauzën e radhës. Në “mollën e sherrit” të momentit. Duke mobilizuar për këtë të gjitha burimet e veta njerëzore, politike, mediatike, publike dhe strukturore.

E fundit siç e dimë të gjithë ka qenë kauza opozitare me emrin “Babale”, e cila këtë javë pritet të sqarohet zyrtarisht, pas kthimit të përgjigjes shkencore nga laboratori kriminalistik shtetëror i Romës. Kishte edhe një tentativë për të shndërruar në kauzën e radhës, atë që u trumbetua fillimisht si përgjimi apo survejimi i Lulzim Bashës dhe familjarëve tëtij nga Policia e Shtetit. Por pas 24 orësh, në oborrin e opozitës ra heshtja. Një heshtje e cila si rrallëherë, vazhdon prej disa ditësh, duke na shurdhuar me zbrastësinë e saj të pazakontë.

Ka heshtur Lulzim Basha. Ka heshtur Sali Berisha. Ka heshtur PD. Ka heshtur LSI. Ka folur Monika Kryemadhi për të thënë për herë të parë, se ministri i Brendshëm nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e vëllait të tij. E përsëri heshtje.

Heshtje nga opozita. Heshtje politike nga mediat pranë tyre. Heshtje nga zërat e afishuar publikë opozitarë. Por nuk kanë heshtur të rinjtë e FRD dhe LRI që kanë protestuar me valiçe dhe drona në duar. Ndërkohë që mazhoranca ka vijuar axhendën e saj të përhershme me takime, mbledhje, inagurime, koncerte, transmetime televizive live dhe me procesin e lobimit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

E gjithë kjo situatë, nuk shqetësoi askënd. Përkundrazi. I relaksoi paksa njerëzit, tryezat familjare, tavolinat e kafeneve, pijetoreve dhe restoranteve, portalet, rrjetet sociale, ekranet televizive. Duke i dhënë mundësinë që ta ndërronin temën, e të mereshin edhe me gjëra të tjera, përveçse sherrit politik. Të flasin për çështje, ngjarje, lajme, zhvillime, tendenca dhe fenomene të tjera, të cilave deri dje as që ia hidhte sytë njeri. E për rrjedhojë, mbeteshin gjithmonë jashtë fokusit të medias dhe opinionit publik.

Eshtë ndoshta kjo arësyeja se përse po debatohet kaq shumë këto ditë për emisionin e Blendi Fevziut dhe mundësinë e transferimit të tij nga TV Klan tek Top Channel.

Eshtë ndoshta kjo arësyeja se përse emisionet politike po trajtojnë fenomenin e largimit të shqiptarëve dhe të të rinjve në veçanti nga vendi, edhe 27 vjet pas hapjes së kufinjve.

Eshtë ndoshta kjo arësyeja se përse debatohet, komentohet dhe flitet këto ditë ende për koncertet e Rita Orës dhe Ermal Metës.

Eshtë ndoshta kjo arësyeja se përse ka kaq shumë fokus edhe pas më shumë se tre ditëve… për dështimet e kombëtares kuqezi të futbollit në epokën Panuçi.

Eshtë ndoshta kjo arësyeja se përse flitet shumë shumë se më parë për rënien e euros në pikiatë. Përse flitet për pastërtinë e plazheve. Për mbetjet plastike kudo nëpër Shqipëri. Për turizmin. Për investimet e reja në infrastrukturës. Për hapjen e kufirit me Kosovën në funksion të lëvizjes pa pengesa doganore të mallrave në tregun mbarëshqiptar në Ballkan.

Ashtu siç flitet edhe për seksin. Për modën. Kulinarinë. Për motin. E sidomos për motin. Ashtu si në kohët e vjetra; kur njerëzit nuk kishin se për çfarë të flisnin, fillonin e llomotisnin për shiun, diellin, erën, temperaturat, detin dhe ndikimet e saj tek punët e stinës në bujqësi.

E për të gjitha këto që na kanë munguar jo pak për javë e muaj të tërë, falenderoni përsëri… politikën. Duke uruar që të vazhdojnë të heshtin sa më shumë, të bëjnë edhe ndonjë punë mundësisht, por mbi të gjitha, të flasin sa më pak në mënyrë që njerëzit, të fillojnë të meren më shumë me hallet apo me qejfet e tyre.

Liderët tanë politikë, mirë që shumë gjëra të tjera as nuk i kanë bërë këtë çerek shekulli, e as nuk ka gjasa që ti bëjnë shumë prej tyre edhe në të ardhmen, por të paktën të heshtin edhe ca kohë. Nuk qenka edhe aq keq, sa mund ta ketë menduar ndokush. E dimë që nuk është e thjeshtë për elitën politike të vendit, sepse nuk është mësuar me heshtjen. Por për të mirën e të gjithë, të tyren mbi të gjitha, le ta bëjnë një sforcim dhe le ta mbajnë gojën mbyllur, kur nuk kanë gjë për të na thënë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Foto Strakosha krenar për Tomin: Është më i mirë se unë, ja kur më kanë ikur 10 vite jetë prej tij
Previous article GJASHTË MOTRAT JETIME NË KUKËS/ Rama: Tragjedi me përmasa të jashtëzakonshme. Ne... (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT