• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kur opozita e kupton se si (nuk) fitohet pushteti!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kur opozita e kupton se si (nuk) fitohet pushteti!

18 November, 2018 Redaktor1 OP-ED

Më në fund edhe opozita e sotme e Shqipërisë, e kuptoi se pushteti nuk fitohet në tavolinë. Teorikisht e ka ditur këtë, edhe para se të publikonte “Babalen” e parë. Madje edhe pasi tentoi që të inskenonte “Babale” të tjera. E ka ditur këtë, edhe para se të zhvillonte një luftë opozitare virtuale përballë qeverisë; me konferenca shtypi, me debate televizive, me kaseta të monuara audio a video, me deklarata dhe me akuza gjysëm, apo aspak të vërteta.

Opozita jonë e ka ditur se pushteti nuk fitohet në tavolinë, edhe përpara se Bujar Nishani të nguronte që ta dekretonte Fatmir Xhafën për ministër të Brendshëm. Ashtu siç e ka ditur edhe pasi ai e dha dorëheqjen për tu larguar me vullnetin e tij nga kjo detyrë. E ka ditur gjithashtu edhe përpara se Presidenti i Republikës Ilir Meta të mos e dekretonte fillimisht Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm. Siç e ka ditur, edhe pasi ai e firmosi dekretin për emërimin e tij.

Po pse atëherë opozita jonë kishte gjashtë muaj (mitingu i fundit i saj, 26 maj 2018) që ishte mbyllur brenda oborrit të SHUP dhe selisë së LSI, brenda zyrave të tyre, brenda sallave të konferencave, prapa banaqeve të debateve mediatike e prapa maskave virutale të luftës online në rrjetet sociale? Pse opozita jonë ka 200 ditë të këtij viti që nuk zhvillon asnjë miting nëpër rrugë e sheshet e fshatrave, qyteteve dhe kryeqytetit tonë?

Përse opozita jonë deri 48 orë më parë, nuk po takohej më me njerëzit për ti dhënë shpresën, opsionet dhe qëndrimet e saj për ato që ajo gjykonte se qeveria po i bën keq? E si të mos mjaftonin të gjitha këto, kush mund ta thotë sot me siguri të plotë se përse opozita i ka ikur jo vetëm njerëzve, terrenit e popullit opozitar por edhe Parlamentit dhe Parlamentarizmit? Përse opozita jonë nuk mer më pjesë as në mbledhjet e komisioneve parlamentare e as në seancat plenare të Kuvendit? Përse opozita jonë braktis sallat e takimeve ku vendosen fatet e integrimit të Shqipërisë në BE por nuk bën të njëjtën gjë kur vjen puna për tu ulur nëpër drekat dhe darkat që shtrohen atje në restorantet e Brukselit?

Përse opozita jonë që betohet se nuk do të rikthehet më kurrë në sallën e “Parlamentit të krimit” dhe mandateve të fituara me anë të “bandave”, shkon në fillim të çdo muaji për të tërhequr “cik më cik”, pagat e gjithë deputetëve të saj? A është rastësi se vetëm 24 orë pasi Presidenti firmosi dekretin për ministrin e ri të Brendshëm, pas kaq kohësh Monika Kryemadhi braktisi Tiranën për të nisur takimet me anëtarësinë e LSI në Shkodër e Delvinë? E po në të njëjtën kohë, Lulzim Basha hoqi kollaren e kryeqytetit, për të veshur golfin e dimirt përballë mbështetësve të tij në Berat?

Sigurisht që nuk është rastësi. Përkundrazi. Eshtë e qartë se jemi në klonin që ndan përfundimin e strategjisë ëndërrimtare për ta rrëzuar këtë qeveri me kaseta të montuara dhe dekrete të vonuara, e për ta fituar pushtetin në tavolinë. Përpara kemi fillimin e një kufiri të ri, të një projekti të ri strategjik për ta rrëzuar këtë qeveri nëpërmjet njerëzve në terren e me votë nesër në zgjedhje.

Lulzim Basha është më i vërtetë kur bën thirrje për tu çuar e për ta rrëzuar Edi Ramën me rininë e Beratit, sesa me kasetën e Babales. Monika Kryemadhi është më e besueshme kur deklaron nga Shkodra se opozita është e aftë që ta rrëzojë Edi Ramën e të ringjalli shpresën, sesa duke pritur me sytë nga Presidenca, nëse Ilir Meta do ta firmoste apo jo dekretin për Sandër Lleshin.

Le të shpresojmë se tani që opozita jonë e kuptoi edhe praktikisht, se nuk mund ta fitojë dot pushtetin në tavolinë, do ta vijojë aksionin e saj me njerëzit dhe për njerëzit, sy më sy me ta kudo nëpër Shqipëri. Urojmë që flaka e kësaj kashte të rrijë ndezur, të paktën deri më 19 janar, atëherë kur Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit i skadon afati 6 mujor për të mos iu djegur ligjërisht, mandati i deputetit.

Nga 19 korriku i këtij viti, kur ata ishin për herë të fundit në seancën plenare të Parlamentit, ka edhe plot dy muaj kohë përpara. Nëse e mbajnë fjalën dhe nuk rikthehen më në atë sallë, atëherë do ta kuptojmë se këtë radhë, e kanë vërtetë seriozisht aksionin e ri opozitar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FALEMINDERIT BURRAVE TUAJ QË U LANË SHTATZËNË"/ Bieta ua thot troç moderatoreve (FOTO)
Previous article SHQIPTARJA QË SHËNON SI PELE/ Sulmuesja e KOMBËTARES i jep shembull Superligës (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT