• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kur hiqen maskat dhe Presidenti bëhet zëdhënës i protestës!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kur hiqen maskat dhe Presidenti bëhet zëdhënës i protestës!

25 May, 2019 Redaktor1 OP-ED

Sa më shumë kohë kalon nga dalja e opozitës prej sistemit politik të vendit dhe sa më e pashpresë ajo bëhet për të dalë nga rruga qorre ku është futur, aq më nervoz ka nisur të bëhet Presidenti i Republikës.

Ilir Meta e ka hequr sot përfundimisht maskën e tij si “jo partiak”, si “i paangazhuar politikisht” dhe si njeri që “orienton arsyet”, kur ajo humbet.

Kjo tregohet më qartë se çdo herë tjetër, në deklaratën që shpërndau publikisht, për protestën, në të cilën shkruan:

“Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse se sa të largohen nga vendi.

Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj nuk duhet të cenohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.

Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit”.

Kaq mjafton për të kuptuar se nga sot Ilir Meta, nuk është më “Kreu i Shtetit”, “njeri mbi palët”, “përfaqsues i unitetit të popullit shqiptar”.

Por thjeshtë një zëdhënës i mjerë i protestës së opozitës jashtparlamentare. 

Duke mos u futur në zgjedhjet e 30 Qershorit PD e LSI, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi po kërkojnë të fitojnë pushtet në tavolinë. 

Vetëm ikja nga institucionet dhe rruga kushtetuese, duket se i ka mbetur tani lidershipit të korruptuar e të kriminalizuar të opozitës së vjetër, për ti shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia e re.

Ah sa keq! 

Ilir Meta sapo e futi veten në histori, si i pari President në një Republikë Parlamentare, që bëhet me koshiencë, zëdhënësi i një proteste partiake!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET PËR "PLESHTIN" DHE CR7/ Deklaron Ish-futbollisti Argjentinas: Messi është egoist, Ronaldo luan për...
Previous article DOLI NGA LABORATORI.../ "Ringjallet" Mona Lisa (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT