• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kur gjyqin ta bën gjithkush, përveç… gjyqtarit!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kur gjyqin ta bën gjithkush, përveç… gjyqtarit!

2 October, 2018 Redaktor1 OP-ED

Dikur në Shqipërinë e Enver Hoxhës, zbatohej parrulla e denjë për Kim Joun Un-in e sotëm: I gjithë populli ushtar!

Ndërsa mbrëmë, në Shqipërinë e 28 viteve demokraci, dukej sikur kemi marë përfundimisht një trajtë krejt të re, e jemi bërë: I gjithë populli gjyqtar!

Rasti i Xhisielës ishte etaloni dhe pasqyra jonë e madhe për ta parë këtë.

Këtu gjyqin ta bëjnë në mëngjes tek Bashkimi, në drekë te selitë e partive dhe në darkë nëpër ekranet televizive.

Këtu të heton edhe gazetari, edhe qytetari, edhe shtetari, edhe opozitari, edhe lulishtari, edhe shkenctari. E kushdo tjetër. Përveç njërit. Këtu nuk të gjykon vetëm ai. Gjyqtari.

Këtu nuk ka më as hetim nga oficerët e policisë gjyqësore, as nga prokurori, as nga eskperti mjeko- ligjor. Këtu ka veç një gjyq. Gjyqi popullor. Sepse ka humbur njëherë e përgjithmonë nocioni i hetimit të denjë gjyqësor.

Tani, gjyqi të bëhet para se të hetohesh.

Në kohën e Enver Hoxhës të fusnin njëherë plumbin e pastaj të bënin letrat. Ndërsa tani në fillim pushkatohesh publikisht, në rrjetet sociale, në gazeta, në radio, në meme, në video virale, në banaqe debatesh televizive.

E pasi kanë thonë e çnuk thonë, të kërkojnë edhe që ta vërtetosh vendimin e gjyqit popullor e politik.

Vetëm këtu barrën e provës nuk e ka ai që të akuzon, por ai që akuzohet.

Këtu të gjykon gjithkush; politika, të gjykon Parlamenti, zyra e shtypit, institucioni i mejhaneve, i filxhanit të kafesë, i lagjes, i fshatit e qytetit, përveç; Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Gjykatës Civile, Penale, Administrative, të Krimeve të Rënda, Apelit, së Lartës e Kushtetueses.

E pasi kanë mbaruar punë, pasi të kanë hetuar me libër shpie, me kuç e me maç, në 100 breza e 1000 të pabëra, të kanë ngritur akuzat, të kanë përdhunuar publikisht e kolektivisht, të kanë bërë mish për kërrmat, të kanë gjykuar e pushkatuar, kërkojnë në fund edhe të të rizhvarrosin.

E atëherë kur kufoma jote njerëzore, humane, shoqërore e familjare ka mbetur skelet, dhe të gjithë janë duke krruar dhëmbët e tyre të bardhë e të prishur me atë që u ka mbetur nga mishi yt, harrojnë të të kallin sërisht nën dhe’.

Harrojnë të të bëjnë atë shërbimin e vockël e të fundit të kësaj bote. Të të lenë që ti nënshtrohesh ditës tënde të gjykimit; o para gjyqtarit në Tokë, o para Zotit në atë botë.

Sepse këtu askush nuk ka më kohë. As nerva. As kujtesë. Sepse në këtë vend ku të gjithë qahen se skanë punë, kanë shumë gjëra për të thënë, por asgjë për të bërë. Sepse këtu askush nuk ka kohë të meret me hallet e tij, pasi me to kanë mbaruar punë që kur kanë lindur.

Vetëm pasi ke parë mbrëmë, sesi ekranet shkumëzonin nën ethet e vdekjes, e ku të gjith veç flisnin e flisnin papushim e ku askush nuk dëgjon më askënd, e vetja të dukej se po jetoje në një çmendinë gjigande, e kupton se përse sot në lagjen, fshatin, qytetin e kryeqytetin tënd të gjithë janë zgjuar me sy të mufatur.

E i sheh ashtu duke ecur si somnambuj drejt filaxhnit të kafeve, që të rizgjohen. Për të filluar një ditë të re.

Për të filluar një gjyq të ri popullor. Me një Xhisielë të re. Me Xhisielën tjetër.

Edhe nëse përballë u kalon “Xhisiela” e para një viti, e para një muaji, e para një jave, askush nuk e vë re, sepse askush nuk ia hedh më sytë.

Arësyeja është fare e thjeshtë: Me të kanë mbaruar punë me kohë. Njëherë e përgjithmonë. Ndaj tani janë në kërkim të Xhisielës së radhës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMI I EMRIT/ Kryeministri maqedonas, Zaev, në kërkim të votave
Previous article PLAGOSI ME THIKË TË RIUN NË ELBASAN/ Zbulohet se kush është autori i ngjarjes

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT