• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kur fillon java finale e politikës
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kur fillon java finale e politikës

20 May, 2018 Redaktor1 OP-ED

Pritet të ketë shumë zhvillime interesante këtë javë. Zhvillime të njoftuara e të pa njoftuara. Zhvillime të parashikueshme por edhe nga ato të paparashikueshmet. Zhvillime që në fund të fundit, do ti vendosin diçiturën e tyre jo vetëm këtij muaji politik, por ndoshta edhe gjithë këtij sezoni.

Ky fund sezoni politik përkon me përfundimin e këtij sesioni parlamentar, me përfundimin e vitit të parë të mandatit të dytë të qeverisjes dhe opozitës, por edhe me kufirin kohor për të mësuar nëse 27 vendet anëtare, do na e japin apo jo PO-në e çeljes së negociatave me BE, pas dhënies së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian.

Kjo javë e re që po nis, nuk do ishte gjithësesi edhe aq shumë e rëndësishme, nëse Kampionati Botëror i Futbollit “Rusia 2018” nuk do të fillonte më 14 qershor. E menjëherë pas tyre, të fillonin pushimet verore dhe njerëzit që mezi kanë pritur plot një vit rresht, të fillojnë të hallakaten nëpër plazhe dhe udhëtime gjatë javëve të nxehta. Kohë kur ulen edhe çmimet e konsumit nga prodhimet e stinës në bujqësi dhe kur i vetmi hall për njerëzit, duket sikur është vetëm qejfi dhe gjetja e një mundësie për tu nxirë e për tu freskuar e argëtuar.

Shumëkush e ka gjithnjë e më të qartë tashmë, korelacionin mes kohës dhe zhvillimeve politike. Sa më shumë njerëzit janë të dhënë pas eventeve kolektive si botërori i futbollit dhe plazhi, aq më pak e kanë vëmendjen tek politika dhe politikanët. Sikundër përgjatë vitit janë më pak të vëmendshëm nëpër fundjava, festa e ditëve të pushimeve.

Ndaj edhe revolucionet e luftrat, në përgjithësi bëhen zakonishte në pranverë. Duke iu shmangur në këtë mënyrë të ftohtit të padurueshëm të dimrit dhe të nxhetit bezdisës të verës.

Në lidhje me temën më të nxehtë politike të këtij sezoni, audio-përgjimin e pretenduar mes vëllait të ministrit të Brendshëm dhe një personi që “denoncon” zhvillimin nën mbrojtje politike të trafikut të drogë, Prokuroria këtë javë ka njoftuar thirrjen për të dhënë dëshminë e tyre tre zyrtarët e lartë të PD që e kanë denoncuar dhe mbrojtur atë publikisht këtë çështje. Sëfundi është njoftuar se do thirret për të dhënë dëshminë e tij edhe një gazetar, që pretendon se ka qenë ai personi që e ka realizuar të gjithën këtë hetim, në kuadër të një investigimi profesional.

Pas kësaj, me siguri që prokuroria do ta ketë të plotë ciklin e të dhënave dhe dëshmive të nevojshme për hetimin, përfshi edhe sekuestrimin e pajisjeve origjinale të përgjimit dhe dërgimin e tyre bashkë me zërat e protagonistëve, për ekspertizë të specializuar ndërkombëtare. Me qëllim që të dali me një konkluzion shkencor, profesional dhe të pakontestueshëm, në lidhje me atë se çfarë ka bërë apo nuk ka bërë kush, në gjithë këtë telenovelë politike.

Përgjatë javës ka edhe zhvillime të tjera më rutinore politike si mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe séanca plenare e së enjtes, të cilat më shumë sesa pritet të prodhojnë ndonjë ligj apo reformë, me siguri do të shfrytëzohen besoj maksimalisht nga opozita për të vijuar zhurmën e saj politike kundër qeverisë. Por, duke u kujdesur më së shumti gjatë këtyre ditëve, që ti bëjë thirrje përkrahësve dhe mbështetësve të vet, që të marin pjesë në mitingun e së shtunës së 26 majit, që pritet të jetë edhe kulminacioni i aksionit politik të këtyre ditëve dhe javëve të fundit. Por edhe aksioni më masiv i saj, për këtë fundsezoni politik.

Përfundimi i mitingut të opozitës përkon jo vetëm me fundin e javës, por edhe me fundin e muajit maj, i cili dalëngadalë i lë vendin fillimit të qershorit. Një muaj ku nisin provimet për maturantët dhe studentët, ndërkohë që nxenësit e arsimit parauniversitar numërojnë ditët për të mbyllur edhe një vit shkollor. E sëbashku me prindërit që presin botërorin e futbollit dhe ardhjen e pushimeve verore, nisin e bëjnë planet dhe përgatitjet e fundit për udhëtime dhe plazhe.

Ndaj, keni shansin që këtë javë, të shihni spektaklin e sforcimit të madh të të dyja kahjeve të politikës shqiptare, që të tërheqin anët e litarit. Me shpresën e madhe të opozitës për ta detyruar qeverinë që ta kalojë vijën që mund ta çojë në humbjen e lojës. Ndërsa mazhorancën, do ta shihni me shtërngimin e dhëmbëve, për të rezistuar edhe pak derisa ti gëzohet harrimit të përkohshëm kolektiv të shqiptarëve, që ti gëzohen verës e të harrojnë ca kohë politikën. Për tu bërë gati më pas në shtator, për të rinisur një vit të ri politik, me energji të reja dhe me disa ministra të rinj. Sigurisht, nëse Kryeministri deri atëherë, do i përmbahet ende angazhimit të tij publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vesa Luma qenka "e fiksuar" me një detaj të dasmës mbretërore, ja cili është (FOTO)
Previous article Duke kujtuar babain e ndjerë, Beatrix tregon nga fëmijëria e saj! Shikoni si ishin dy këngëtarët (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT