• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kokaina e Maminasit, përtej meritave të sotme
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kokaina e Maminasit, përtej meritave të sotme

2 March, 2018 Redaktor1 OP-ED

Ka një qasje kinse naïve nga aktorët politikë dhe mediat, në lidhje me ndoshta lajmin më të rëndësishëm të këtij viti, që lidhet me sasinë prej 613 kilogramësh kokainë 90% e pastër, e cila në treg u tha se mund të arrinte vlerën e 180 milionë eurove. Një qasje, që çuditërisht e ka bërë publikun që të besojë se gjëja më e rëndësishmë në këtë histori, është loja e vjetër e kungulleshkave. Këtë radhë në versionin : A e kapi drogën Shqipëria, apo partnerët e huaj? Policia e Shtetit, apo Hetimi Doganor. Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë, apo DEA amerikane. Italianët apo maltezët. Kolumbianët, gjermanët apo holandezët… Apo të gjithë bashkë?

Sigurisht që edhe kjo gjë, ka rëndësinë e vet. Një rëndësi e cila relativizohet, sa më shumë që të shohim përtej kësaj fasade që rreket të analizojë me lupë (dhe shumë mirë bën) se çfarë tha Rama apo se çfarë tha Xhafaj. Ku ndahen e ku takohen deklaratat e tyre. Ku duket sikur ndahen, por që në fakt bashkohen. Ku fshihet “lepuri” i fjalëve të njërit apo të thënat e tjetrit menjëherë pas bërjes publike të rezultateve të operacionit më të madh antidrogë, në historinë e këtij shteti.

Ose e gjitha kjo bëhet nga mungesa e argumentave, ose nga mungesa e fantazisë ose nga djallëzia për tiu shmangur thelbit të debatit. Megjithatë, edhe kjo është vetëm njëra anë e medaljes së këtij diskutimi.

Ka një përpjekje të agjensive ligjzbatuese, për të qenë shumë më hermetik në lidhje me detajet e tjera të informacionit për këtë operacion, sesa në rastet shumë më pak të rëndësishme se kjo. Nëse kjo bëhet për shkak të profesionalizmit për të ruajtur sekretin hetimor, atëherë këtu kemi të bëjmë me diçka për tu admiruar e duartrokitur. Sepse për herë të parë, kemi një qasje diskrete, që i lejon drejtuesit e policisë, agjentët në terren, ekspertët e përfshirë, oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurorët e kësaj çështje, që ta mbajnë jashtë punës së tyre politikën, publikun dhe median.

Duhet pranuar se kjo çështje është nga ato të rrallat dosje, që nuk përfundon me kapjen e sasisë së mallit në flagarancë dhe realizimin e disa arrestimeve të atyre që e kanë tërhequr atë në doganë apo që e transportuan atë në magazinë. Dosja e kokainës së Maminasit për nga sasia, vlera, cilësia, mënyra e transportit dhe niveli i të implikuarve si porositës dhe drejtues të këtij transaksioni financiar, është ndër ato çështje që e bën operacionin të vijojë shumë më gjatë tani më pas, sesa përpara kapjes së mallit. Sepse edhe protagonistët realë që ndoshta nuk kanë për tu identifikuar aq kollaj ose kurrë, tani e fillojnë punën e tyre. Me siguri që janë duke analizuar:

E para, se ku gabuan.

E dyta, kush e këputi realisht zinxhirin e kësaj skeme, që me siguri funksiononte prej vitesh në Shqipëri.

E treta, kush do të paguaj për këtë, për aq kohë sa rregullat e mafias, dihen tashmë se deri ku mund ta shtrijnë hakmarrjen e tyre.

E katërta, a ishte e gjitha kjo që ndodhi diçka rastësore, apo pjesë e një konspiracioni që mund ti dëmtojë thelbësisht jo thjeshtë ushtarët e vegjël. As ndërmjetësit, distributorët dhe shpërndarësit. Sepse ky është nga ato të paktat raste, ku shënjestra e ndëshkimit shkon lart. Shumë lart. Deri tek kapot e kapove të këtij rrjeti.

Tek këto “meraqe” të mafias, gjenden pikërisht edhe të kundërtat e saj. Të cilat përbëjnë në fakt, edhe atë që është sfida reale e kësaj botës sonë të mbidheshme ligjore, institucionale e shtetërore. Sfidë e cila konvergon e gjitha, tek interesi i lartë publik. Tek vëmendja dhe fokusi real i opinionit, që pret të mësojë se kush fshihet realisht prapa këtij biznesi të zi miliardash dhe se si është e mundur që deri atë ditë, ishin aq të qetë dhe të sigurtë, sa të hidhnin në lojë me një dorë, plot 180 milionë euro.

Zgjidhja e kësaj enigme dhe e shumë e shumë të tjerave që lidhen me këtë operacion, ende nuk ka filluar. Shkuarja deri në fund dhe pastrimi i vendit nga të gjitha luspat e kësaj metastaze, do të ishte një meritë reale për këdo që to ta bënte. Pas kësaj, eja e të flasim për meritokratët e vërtetë dhe ti japim atë që do të meritojnë, të gjithë atyre që do ta çojnë këtë sfidë deri në fund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Deklarata e fortë e Pamela Anderson: Ju tregoj romancën me Vladimir Putin
Previous article Tallen këta?! Pasi u shanë, Faton Shoshi publikon VIDEON private Blunt dhe Real 1 ku duken për "shtatë palë qefe

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT