• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari” për Alketa Vejsiun
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari” për Alketa Vejsiun

7 February, 2020 F.autor OP-ED

Në dalsh në Sanremo, do të të thonë se ti nuk e ndrite Festivalin e RTSH, ndaj edhe sduhej të ishe në RAI.

Në veshe fustan ngjyrë rozë, do të thonë pse nuk e veshe blu.

Në u veshe me të kuqe, do të thonë pse nuk e veshe mavi.

Në u veshe me “Dolce& Gabbana” do të thonë pse nuk e qepe te rrobaqepsja e lagjes sime.

Në fole shpejt në skenë, do të thonë se deri mbrëmë ne e dinim që vetëm italianët flisnin ashtu.

Në fole vetëm italisht, do të thonë se pse nuk e the një fjalë edhe shqip.

Në fole shqip e na përshëndete të gjithëve, mua më mbeti shumë hatri se e doja veç.

Në pushtove të gjitha mediat italiane, ca shqiptare nuk e dhanë se kishin gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë.

Në the se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, do të thonë se ne kemi Elseid Hysajn.

Në ishe në skenë përkrah Georgina Rodrigues, do të thonë pse nuk more me vete edhe një nga ato vajzat tona që bëjnë sellfie me çunat kuqezi.

Në fole fjalë të mëdha për Roberto Benigni-n, një fjalë mund ta thoje dreqi e mori edhe për Robert Ndrenikën.

Në do këndosh në skenën e Sanremos, do të thonë se ti vetëm duhet të flisje.

Në vetëm do flisje, të duhej patjetër që të këndoje se ai është festival dhe jo një vend ku grihet sallatë.

Në dole një herë të vetme në skenë, ky do të ishte vërtetë kulmi i karrierës tënde.

Në dole shpeshherë, do të të thonë se Italianë e paska marë lumi më keq se Shqipërinë, që nuk paskan patur të tjerë që të flisnin në vendin tënd.

Aq për sot, se kam frikë mos të ikën edhe pini edhe puku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LOTI QË VJEN NGA NJË ZEMËR E THYER..."/ Alketa Vejsiu këndoi në Sanremo këngën e preferuar të të atit
Previous article NUK I NDALOI PATRULLAVE DHE PLAGOSI 4 PERSONA/ Gjykata e Elbasanit lë në burg pa afat Aldorin Shehu

F.autor

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT