• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kanë arsye të mërziten se po mbaron pandemia!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kanë arsye të mërziten se po mbaron pandemia!

12 May, 2020 Redaktor1 OP-ED

Opozita shqiptare është e vetmja në të gjithë hapësirën demokratike globale, që nuk e ka ndjerë pandeminë. Për të si periudha para, edhe ajo gjatë karantinimit të popullsisë për shkak të koronavirusit, por edhe pas saj është normale. Pasi mënyra sesi funksionon opozita jonë, prej shumë vitesh, është ajo virtuale.

Për lidershipin e Partisë Demokratike, virtualiteti është realitet dhe politika reale për të, është ajo virtuale. Është politika e rrjeteve sociale. E konferencave të shtypit. E deklaratave ne mediat online. E intervistave nëpër studiot televizive dhe e debateve nëpër banaqet e ballafaqimit virtual.

Meqenëse pandemia globale ishte periudha e një jete vetëm virtuale, për shkak të kufizimit të lirisë së lëvizjes për ruajtjen e distancimit social, atëherë opozitarët tanë politikë janë të vetmit që nuk e kanë ndjerë. Përkundrazi. E vetmja gjë që mund të keni mësuar të re, ishte se u kuptua qartë që opozita jonë, paska qenë një grupim politik në vetkarantinim permanent.

Kanë qenë në karantinë edhe përpara pandemisë globale, edhe gjatë saj, e do të jenë edhe në të ardhmen. Sepse për ta jeta politike është e kufizuar prej shumë vitesh vetëm në hapësira të mbyllura. Nëpër zyra, në salla mbledhjesh, në ambjentet e SHQUP, në sallonet dhe hapësirat e tjera të komunikimit mediatik.

Maksimumi që kanë lëvizur, ka qenë ajo e periudhës së një viti më parë, kur u duhej që të vinin vërdallë në një rreze prej 500 metrash, rrotull selisë blu. Duke u mbledhur herë në oborrin e saj, herë në atë të Parlamentit, e herë herë edhe në atë të godinës së Kryeministrisë për të hedhur ndonjë molotv, e për tu rikthyer sërisht në seli për të kënduar himnin e flamurit, përpara se të shpërndaheshin të lumtur.

Është kjo edhe arësyeja se përse në këto javë kur u mbyll gjithçka dhe të gjithë ishin të fokusuar vetëm tek kurba e pandemisë, e keni përë Kryetarin, liderët, ish deputetët dhe drejtuesit e tjerë më të parëndësishëm të Partisë Demokratike, më aktivë e më prezent se kurrë më parë. Më natyrshëm se asnjëherë tjetër. Më të familjarizuar se gjithkush me situatën e pazakontë për njerëzimin. Sepse ishin në realitetin e tyre. Në realitetin virtual, ku janë të pakonkurueshëm. Sepse vetëm aty janë vetëvetja.

Pavarësisht se u duhet për arsye të lojës së tyre politike të bëjnë sikur po kërkojnë me ngulm hapjen sa më parë të jetës, bizneseve dhe gjithçkaje tjetër si përpara pandemisë në këtë vend, ndihet që larg një keqardhje e madhe në deklaratat, qëndrimet, statuset, intervistat, xhestikulacionet dhe në gjuhën e trupit të tyre.

Ndihet trishtim. Pikëllim. Madje deri edhe hidhërim. Jo vetëm për faktin se nuk iu vërtetua asnjë nga projeksionet horror, skenaret apokaliptikë, fak news-et, akuzat dhe fantazitë me të vdekur, me kufoma e deri varre masive që po fshiheshin përmes të dhënash të gënjeshtërta e manipulimeve. Por për një arësye shumë më të madhe se kjo. Sepse ata e dinin shumë mirë të vërtetën, siç e dinin dhe e kanë mësuar të gjithë shqiptarët. Pasi ajo që thonin, ishte vetëm loja!

Janë të mërzitur sepse janë më pak të interesuarit nga të gjithë të tjerët, për hapjen e vendit dhe mbylljen e pandemisë. Sepse ndiheshin në harmoni e në sinkron me veten, përpara të të bërit, politikë vetëm virtuale. Një politikë jashtë kontakteve me qytetarët në terren. Larg strukturave të tyre partiake nga qendra deri në bazën më të largët në territorit, si shumë e shumë vite më parë, qëshkurse nuk mbahet mend më prej anëtarëve dhe militantëve të tyre.

Kjo është edhe arësyeja se prej shumë e shumë vitesh, nuk ka më procese të brendshme zgjedhore, nuk ka mbledhje dhe takime me strukturat drejtuese të bazës. E deri tek mbledhjet e strukturave qëndrore dhe Kuvendeve Kombëtare të PD. Nuk kanë platformë. Programe. Alternativa. Kauza. Ide. Strategji.

Ndaj, kanë një arsye shumë madhore që të jenë të mërzitur, tani që po u mbaron pandemia. Që po rikthehet normaliteti. Që njerëzit po dalin nga shtëpitë dhe bizneset e puna e tyre, po rihapen. Sepse duke u marë me punët e tyre, shqiptarët nuk do të kenë më kohë që të rrinë të detyruar si këto javë, për të parë e dëgjuar ato që u thoshte opozita jonë virtuale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË BURGOSURIT SHQIPTARË NË GREQI ANKOHEN PËR.../ "Jetojmë mes plehrave pa bukë, sjellje kafshërore ndaj nesh"
Previous article COVID-19/ Ministri britanik i Shëndetësisë flet hapur: Nuk ka pushime verore jashtë vendit

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT