• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Ironia me bazat e huaja ushtarake në Shqipëri!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Ironia me bazat e huaja ushtarake në Shqipëri!

5 August, 2018 Redaktor1 OP-ED

Diku në vitet 1995-1996 në gazetën “Koha Jonë” kam botuar një shkrim me titull: Biza e Martaneshit, baza e NATO-s (apo e SHBA) në Shqipëri! Një shkrim për të cilin e kisha marë indicien nga një reportazh i gazetëse që botonte asakohe vetë ministria e Mbrojtjes. Me sa më kujtohet, në atë bazë ishte zhvilluar apo pritej të realizohej, një stërvitje e trupave ndërkombëtare ushtarake. Para se ta botoja, sigurova edhe disa detaje, që kisha arritur të grumbulloja nga burime të tjera.

Megjithatë shkrimin e botova me njëfarë mëdyshje, pasi i druhesha një reagimi negativ nga dikasteri i mbrojtjes ashtu edhe nga ambasada Amerikane në Tiranë, të cilat mund ta përgënjështronin lajmin. Gazeta ku punoja, atë kohë ishte media më e rëndësishme e Shqipërisë dhe botimi i lajmeve të tilla, me siguri diku ndiqej me vëmendje më të shtuar, në raport me mediat e tjera. Por, për çudi në vend të përgënjeshtrimit më ndodhi diçka tjetër. Atë ditë që shkrimi u botua, diku nga paraditja herët, një person këmbënguli të më takonte dhe gjatë bisedës me të tek Bar West-i, e çoi “si me lezet” fjalën tek artikulli i asaj dite.

Nuhatja e gazetarit të kronikës më krijoi menjëherë idenë se përtej njohjeve të përbashëta që më përmendi gjatë prezantimit, kisha të bëja me një punonjës ose të SHIK ose të shërbimit sekret të ushtrisë. Pyetjet e tij “të holla” jo vetëm që nuk më shqetësuan, por instiktivisht aty për aty vendosa që të argëtohesha pak. “Në koefidencë” i thashë se burimi i informacionit që ai kërkonte të mësonte, sipas nenit 19 të ligjit për shtypin e asaj kohe, nuk tregohej.

“Besoj se nuk po më kërkoni që të shkel ligjet e Republikës së Shqipërisë”,- i thashë unë. “Jo, jo”,- nxitoi ai të më siguronte. Megjithatë, e ke një mundësi i thashë. Si?,- u bë gjithë sy e veshë ai duke harruar se kishte ardhur me mision të rëndësishëm. Mjafton që të na hedhësh në gjyq mua dhe redaksinë,- i thashë,- dhe me vendim të formës së prerë, në Apel, gjykata mund të na detyrojë, që tua tregojmë. Si thua?,- vijova unë: Edhe ti i thua shefave të tu se misonin e realizove, edhe mua më detyron që ta them burimin e informacionit, por edhe ligjin nuk e shkelim. Mu duk se iku shumë i lumtur, aq sa harrojë që të paguante kafenë dhe vetëm pas trazirave të 1997 e kam parë diku nëpër Tiranë njeriun “e sekreteve”,  cili ndërroi rrugë sapo më pa…

Mu kujtua kjo histori e gati 20 e ca viteve të shkuara, pasi po lexoja statusin e Kryeministrit Edi Rama në facebook, ku njoftonte se “Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Me fondet e Aleancës dhe në partneritet me Qeverinë e Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës. Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.”

Një lajm ky që tregon se pas afro çerek shekulli dëshirash, ëndrrash, shpresash dhe kërkesash nga të gjitha qeveritë e Shqipërisë, drejtuar direkt ose indirekt SHBA dhe NATO, më në fund baza që u tha se do të ndërtohej njëherë në Bizë të Martaneshit, njëherë në Gjadër, njëherë në Pasha Liman apo Sazan, me sa duket do të ndërtohet thuajse në mes të Shqipërisë. Atje ku ishte përfolur më pak. Në ish aeroportin e vjetër ushtarak të atij që dikur njihej si Qyteti Stalin, ndërsa pas 1990, rimori sërisht emrin e vjetër: Kuçovë.

Në aspektin e sigurisë sonë kombëtare, ky është një nga lajmet më të rëndësishme pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, po të kemi parasysh simbolikën që përfaqëson një bazë e përhershme ushatarake, në hapësirën shqiptare në Ballkan. Një investim i tillë, nënkupton shumë më tepër vëmendje dhe prani të Aleancës më të madhe të sigurisë globale, e përkthyer e gjitha kjo, në terma konkretë të sigurisë sonë rajonale por edhe në një gjenerator të fuqishëm të sigurisë sonë të brendshme kombëtare. Një garanci më shumë kjo edhe për thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Ndërtimi i kësaj baze në Kuçovë, nga pikëpamja e toponimit, shënon vijimin e ironisë me bazat e huaja ushtarake në Shqipëri. Gjatë luftës së Ftohtë, kur Shqipëria ishte pjesë e Traktatit të Varshavës më në krye BRSS apo Rusinë e sotme, baza u ndërtua në vendin e quajtur Pasha Liman. E përkthyer jo vetëm me gjuhën e Kadaresë pas jetësimit në filmin “Ballë për ballë”, vendi i zgjedhur këtu e 6-7 dekada më parë në Shqipëri, për tu mbrojtur nga një perandori e re botërore si SHBA dhe NATO, e kishte marë emërtimin nga një pasha i Perandorisë së vjetër Osmane. Ndërsa sot, për tu mbrojtur nga ambicjet e reja perandorake të Moskës, u zgjodh për bazë një vend, që dikur mbante emrin e udhëheqësit të tyre komunist, Qyteti Stalin.

Pak ditë më parë, mediat tona i bënë jehonë faktit se nëndetsja 105, e bazës së vjetër në bregdetin e Jugut, është rikonstruktuar duke u bërë gati që të hapi dyert duke u shndërruar në një atraksion të ri turistik. Me siguri mijëra udhëtarë e pushues të huaj, perendimorë kryesisht, do të dynden për të parë një nga armët me të cilat Shqipëria komuniste, ishte gati që ti kundërvihej deri edhe me luftë, perëndimit kapitalist.

Ndërkohë që sot, dhjetra kilometra më tutje në Kuçovë pasi të ndërtohet baza e re, kureshtarët do të mbahen sa më larg që të jetë e mundur. Sepse historia këtë radhë, përsëritet ndryshe. Sesi do të jetë ajo, presim ta mësojmë. Deri atëherë, jam kurioz të di se çfarë mendon jo vetëm opozita jonë pro perendnimore për këtë vendim të NATO dhe SHBA. Por edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura. Ose përndryshe: Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi, 6 gusht 2018: Beqaret do tërheqin shume persona pas vetes dhe do...
Previous article Ja çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT