• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Iluzioni i panevojshëm i djegies së mandateve!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Iluzioni i panevojshëm i djegies së mandateve!

7 July, 2018 Redaktor1 OP-ED

Çështja e djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, është artikuluar sërisht këto ditë. Këtë radhë sebep u bë miratimi i ligjit nga ana e mazhorancës në Kuvend, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në vend të saj, të një godine të re nga partneriteti publik privat. Mediat cituan për këtë, një bisedë të këmbyer jashtë sallës së seancave plenare të së enjtes që lamë pas, mes ish Kryministrit Berisha dhe Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Pavarësisht tonit apo mënyrës së artikulimit, është e qartë dhe e sigurtë, se akti ekstrem politik i djegies së mandateve, qoftë nga opozita e vjetër e qoftë nga opozita e re shqiptare, nuk ka për të ndodhur. Për këtë ka shumë arësye, qofshin ato teorike dhe praktike.

Arësyet teorike

E para, në demokracitë parlamentare lënia e mandateve të fituara me anë të votave të qytetarëve pas një procesi demokratik e normal zgjedhor, mund të ndodhë vetëm në raste ngjarjesh apo krizash ekstremisht të jashtëzakonshme. Kriza që më së shumti, burojnë nga pamundësia e opozitës për të thënë fjalën e vet apo për tu dëgjuar, kur ndodhin grushte shteti apo kur vendi kalon në diktaturë apo rrëshqet papritur në autokraci.

Së dyti, dorëzimi i mandateve mund të ndodhë për shkak të skandaleve të mëdha të natyrave të ndryshme nga ana e qeverisë, të provuara publikisht. E kur kjo shoqërohet edhe me sjelljet e jashtëzakonshme antidemokratike të mazhorancës, e cila kërkon ti iki përgjegjësive morale, politike, juridike dhe kushtetuese. Një sjellje refuzuese në vijimësi, e cila nuk mer parasysh as urrejtjen popullore në rritje dhe as presionin ndërkombëtar të botës demokratike.

E treta, djegia e mandateve është hapi i fundit “in extremis” i një opozite që kërkon të tërheqë vëmendjen e gjithë botës, pasi vendi ose rrezikon të zhytet në kaos total, ose ndodhet në protesta masive mbarëpopullore që nisin e paralizojnë jetën e vendit, duke shkuar në kufijtë e një revolucioni demokratik.

E katërta, djegia e mandateve mund të ndodhë ndoshta në një situatë të jashtëzakonshme, me anë të së cilës deputetët e opozitës kërkojnë tia rikthejnë në mënyrë demonstrative pushtetin popullit. Atë pushtet të cilin qytetarët ua kishin deleguar me votë për ta ushtruar në institucione dhe pas kësaj, ata nisin ta ushtrojnë vetë nëpër rrugë, derisa të gjejnë një zgjidhje të re dhe demokratike për vendin. E kjo ndodh, atëherë kur mazhoranca që qeveris, ka bumbur çdo lloj legjitimiteti për ushtrimin e mëtejshëm të saj.

Arësyet praktike

Për aq kohë sa asnjëra nga premisat teorike, nuk është sot një arësye praktike për të lënë mandatet e deputetëve, atëherë opozita nuk duket të ketë shkaqe të qenësishme për ta bërë këtë. Ndaj artikulimi i kësaj teze publikisht, përveçse për qëllime pragmatiste që ngushëllojnë për pak kohë një grup mbështetësish të irrituar e të dëshpëruar, është thjeshtë një iluzion i panevojshëm për popullin opozitar.

Përsa i përket LSI, përgjigja është shumë më e thjeshtë. Mjafton që për këtë të rikthejmë në kujtesë deklaratat e kryetares së kësaj partie Monika Kryemadhi se mandatet e sotme që ka grupi parlamentar i kësaj partie, i kanë fituar me gjak e sakrifica, për të kuptuar se artikulimi i saj i fundit, ishte thjeshtë një retorikë për konsum dite.

Përsa i përket PD, ndoshta përgjigja është edhe më e thjeshtë akoma. Sepse në këtë parti ka aq shumë përvoja, sa dikush duhet të kujtohet të artikulojë edhe këtë radhë, një aksiomë shumë të njohur politike: Për një parti dhe një lider, nuk ka rëndësi se sa mandate ka. E rëndësishme është, se çfarë arrijnë që të bëjnë me to!

Kjo është çështja e vetme që ka opozita jonë me sa duket me mandatet e saj në Parlament. Për aq kohë sa ajo akoma nuk e di se si ti fusi ato në punë, faji nuk është as i atyre që i votuan, e aq më pak i mazhorancës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI I POLICISË NË MEMALIAJ/ 3 parcela me KANABIS nën mbikqyrjen e kryeplakut të fshatit. Ishte në...
Previous article E zhveshur nga vaska, Dafina Zeqiri shfaqet më përvëluese se kurrë (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT