• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Ilir Meta, ose ëndrrat e një nate vere për 13 tetorin!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Ilir Meta, ose ëndrrat e një nate vere për 13 tetorin!

17 July, 2019 Redaktor1 OP-ED

“Ëndrra e një nate vere” është një nga komeditë më të njohura, të Shekspirit, e ajo nuk ka asnjë lidhje me ato që ka nisur të shohë Ilir Meta, duke na i treguar në mëngjes në facebook, ose në konferencat e shtypit, LIVE.

Edhe fjalimi i famshëm i Martin Luter Kingut; “Unë kam një ëndërr”, po në një ditë vere është mbajtur. Këtu e 56 vite më parë, më 28 gusht 1963 në Uashington.

Ndryshe nga “ëndrrat” më të famshme të njerëzimit, këto të Ilir Metës tregohen në një mënyrë aq intersante, sa kanë filluar që të gajasin gjithë shqiptarët.

Ëndrra më e fundit që Ilir Meta kishte parë mbrëmë dhe që na e tregoi sot në mëngjes, ishte:

“…t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.”

Ose e thënë ndryshe, Ilir Meta ka parë një ëndërr vere, që më 13 tetor të zhvillohen njëkohësisht edhe zgjedhjet lokale, edhe zgjedhjet parlamentare, edhe zgjedhjet për Presidentin e Republikës!

Kur të zgjohet nga gjumi, dikush duhet ti thotë Ilir Metës se:

Zgjedhjet e përgjithshme lokale u zhvilluan më 30 Qershor.

Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në qershorin e 2021.

Ndërsa Presidenti i një Republike Parlamentare siç është Shqipëria zgjidhet me votën e shumicës së deputetëve të Kuvendit, sipas procedurave të përcaktuara nga nenet 87 dhe 88 të Kushtetutës. Pra, jo me votim popullor.

Ose ka një rrugë për ta realizuar këtë:

“Ilir Meta të iki nga zyra e Kreut të Shtetit, të rikthehet në krye të LSI. Të rifutet në sistemin politik të vendit. Të garojë në zgjedhjet e reja parlamentare. Të fitojë dhe të ndryshojë Kushtetutën…”

Ik kali… Ik kali, ik, ik…

Çohu Like! Çohu nga gjumi se u ngrit dielli tre hostenë në kupë të qeillit… Pas 30 vjetësh të gjithë shqiptarët janë çuar nga gjumi e të japin ujë në bisht të lugës. Ndaj, askush nuk u beson më, komedive të reja me përralla të një nate vere!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI DHE VIPAT/ Eno Popi një "BINJAK" karizmatik që nuk di të ndalet (FOTO)
Previous article TEK SHTËPIA E VJETËR/ Blendi Fevziu publikon foton e veçantë me vajzën dhe babain

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT