• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Ilir Meta në kurthin e një Presidenti jo normal  
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Ilir Meta në kurthin e një Presidenti jo normal  

31 October, 2020 Redaktor1 OP-ED

Në mungesë të karizmës së Lulzim Bashës, nga dëshira për ti vendosur Edi Ramës përballë një profil lideri të fortë, propaganda opozitare nxiti tek Ilir Meta qënien e një Presidenti Republike jo normal. Derisa sot kemi një Kryetar Shteti të ndryshëm jo vetëm nga përcaktimi i gërmës e frymës së Kushtetutës. Por, edhe nga tradita 30 vjeçare post komuniste e atij institucioni dhe trashëgimia e krijuar nga paraardhësit e tij, në atë post.

Me pretekstin se Presidenca është institucioni i vetëm i pakapur nga Edi Rama, ajo iu fal pa privatizim nga opozitarët, Ilir Metës. Kjo e bën të duket krejt normale, që Ilir Meta të jetë President politik, palë me minorancën dhe në garë me Lulzim Bashën, për lidershipin e opozitës. Propoganda opozitare duhet të ndjehet e realizuar, që ia doli të formësojë tek Ilir Meta, këtë profil publik. E tani që ia arritën, askush nuk mer përsipër që ta promovojë atë më tej, si një President Republike normal. Sepse sot krahas Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit kemi një lider të ri opozite, por jo një Kryetar Shteti.

Vetë Ilir Meta me të gjitha daljet e tij mediatike dhe publike, ka qenë në harmoni me këtë dëshirë të pritshmërive opozitare, duke mos patur shteg për tu kthyer mbrapsht. Ironi është se sa më shumë që Ilir Meta bëhet ai që do, në vend të qetësohet se ia doli që të harmonizohet me projeksionin e ri të opozitarëve, aq më shumë shfaqet i nervozuar. Kërcënues. Sfidues. Ofendues. Sharës. Me një gjuhë verbale “in extremis”. E me një diskurs publik që kapërcen çdo kufi të etikës dhe kodeve të komunikimit normal politik.

E gjithë kjo kontradiktë kaq e thellë, e ka një shpjegim shumë të thjeshtë. Sa më shumë Ilir Meta bën liderin opozitar, aq më pak ia del të jetë President normal. Sa më shumë që kjo qasje e bën të duket Kryetari “de jure” LSI, në shërbim të nevojave të saj për zgjedhjet e reja, aq më pak Ilir Meta shihet si Kryetari “de facto” i Shtetit. Kjo bën që rënia e kuotave të tij Presidenciale, të jetë në sinkron me rënien e mbështetjes publike dhe elektorale për partinë e tij. Duke dëshmuar se loja e tij, nuk po i shërben as institucionit të Presidencës dhe as synimeve të LSI.

Ilir Meta nuk ka më kohë që të mund të rikuperojë diçka nga e gjitha kjo, të paktën deri më 25 prill. Sepse për ta bërë këtë diferencë sot, Presidenti i Republikës do të duhej që ta kishte nisur punën, shumë kohë më parë.

Nëse Ilir Meta do të ishte sot një President normal, ai do ta kishte fituar edhe pa e shpallur, garën e lidershipit opozitar me Kryetarin e Partisë Demokratike.

Nëse Ilir Meta do të ishte sot një Kryetar Shteti mbi palët politike në Shqipëri, ai do të ishte në pozita krejt të tjera publike sot, përballë Edi Ramës.

Nëse Ilir Meta do të ishte sot simboli i unitetit të popullit shqiptar dhe jo vetëm simboli i unitetit të popullit opozitar, edhe vetë LSI e tij do të kishte të tjera kuota politike përballë PS.

Nëse Ilir Meta nuk do ti kishte çdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, partia që ai themeloi më 2004, do të kishte shanse të tjera elektorale, në zgjedhjet e reja të 2021.

Nëse Ilir Meta nuk do ta kishte shndërruar selinë e Presidencës, në një pol të ri opozitar, mazhoranca do ta kishte më të vështirë arritjen e objektivit të saj, për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

Ndaj duke u investuar për të qenë një President Republike jo normal, në kuptimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i humbi të gjitha shanset e tij politike për tu parë sot nga qytetarët, ashtu siç ai dëshiron aq shumë: Një lider i fortë dhe i gjithëmbështetur. Sepse shqiptarët nuk mund të të pranojnë si të paanshëm, pasi ke bërë gjithçka për të qenë palë. Nuk mund të të votojnë nesër për kryetar partie, ndërkohë që je sot Kryetar Shteti. Nuk mund të të mbështesin në ambicien për të qenë lider i së djathtës, kur je në postin më të lartë të shtetit, me votat e së majtës.

Nëse Ilir Meta do të ishte një President Republike i paanshëm, në lartësinë e obligimeve që burojnë prej tij, atëherë e gjithë loja politike për zgjedhjet e 2021 do të ishte krejt e ndryshme nga ajo e sotmja. Sepse historia e këtyre 30 viteve të fundit, ka treguar se shqiptarët mund ti falin një lideri politik gjithçka, por kurrë që të votohesh për diçka tjetër dhe të punosh për një qëllim krejt tjetër, nga ai që të është ofruar me aq shumë bujari!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI VUAJTUR PËR SA I TAKON REZULTATIT"/ Conte: Duhet të marrim shembull nga Parma…
Previous article PAS BARAZIMIT NDAJ PARMAS/ Marotta fajëson rregulloren e VAR: Ose arbitri duhet të jetë më i vëmendshëm, ose...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT