• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Hetimi, jo për Ilir Metën por për Presidentin e Shqipërisë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Hetimi, jo për Ilir Metën por për Presidentin e Shqipërisë!

8 September, 2019 Redaktor1 OP-ED

Për herë të parë në historinë tonë 107 vjeçare, del përpara një Komisioni Hetimor Parlamentar, Kreu i Shtetit. Ky hetim nuk është drejtuar kundër Ilir Metës, por ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ky hetim nuk është drejtuar ndaj një individi, por ndaj kreut të njërit prej institucioneve më të rëndësishme kushtetuese të vendit. Pra, nën hetim parlamentar nuk është sot qytetari Ilir Meta, por përfaqësuesi i unitetit të popullit shqiptar.

Në këto kushte Ilir Meta nuk duhet trajtuar sipas përcaktimit të Aristotelit si “njeriu, kafshë politike”. Pra, thjeshtë si një ndër individët e kësaj shoqërire. Një qenie si gjithë të tjerët, që vepron nën ndikimin e instikteve që burojnë nga e drejta e tij natyrore politike.

Ai është sot një subjekt i së drejtës. Një person që presupozohet se ka patur kapacitetin e duhur që të realizojë detyrimet ligjore e Kushtetutese dhe se ka qenë i vetëdijshëm për obligimet e tij në pozicionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ndaj shtetit të së drejtës.

Kjo është edhe arësyeja se përse ai sot nuk po hetohet thjeshtë si Ilir Meta, njëri ndër ne qytetarët e tjerë të këtij vendit. Por, si President i Republikës. Si Kryetar i Shtetit të një republike parlamentare, ku qeverisja sipas Nenit 1 të Kushtetutës, bazohet “në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme dhe periodike”.

Qoftë kjo, por edhe nene kushtetuese e ligje të tjera, u shkelën me koshiencë nga Presidenti ynë në detyrë, për shkak të hallit personal të qytetarit Ilir Meta. Ai shfrytëzoi pozitat e tij si Kryetar i Shtetit, që ti mohonte të drejtën themelore kushtetuese qytetarëve të tjerë të kësaj Republike, për të zgjedhur e për tu zgjedhur.

Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha e Lulzim Basha për shkak të halleve personale me drejtësinë e re që nuk e komandojnë dot më si sistemin e 30 viteve të shkuara, nëpërmjet dekretit të Presidentit të Republikës për anullimin e 30 Qershorit, kërkuan që ta çonin vendin drejt kaosit.

Ata besuan se kështu do ta detyronin Kryeministrin Edi Rama që të arrinte me ta një marrëveshje politike. Një pazar që në të tilla raste, shoqërohet gjithmonë me amnisti për krimet dhe korrupsionin e elitës politike. Kjo do të çonte më pas, tek bllokimi dhe zhbërja e reformës së madhe në drejtësi.

Ndaj sot hetimi i mazhorancës parlamentare socialiste, nuk po bëhet thjeshtë dhe vetëm për qytetarin Ilir Meta. Por, mbi të gjitha për Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Nisma për shkarkimin e tij për shkeljet e rënda kushtetuese, nuk po bëhet as si një akt personal, as thjeshtë për ti dhënë një mësim apo për të ndëshkuar qytetarin Ilir Meta.

Nisma për këtë hetim Parlamentar, është shumë më serioze se kaq. Ajo është ndërmarë për ti dhënë historisë së shtetformimit tonë modern, një kazus që do të ndajë njëherë e përgjithmonë hallet personale të individëve si “kafshë politike”, nga detyrimet e tyre ligjore dhe kushtetuese kur marin përsipër detyra kaq të larta qeverisëse dhe shtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANUEL NEUER I KA ZËNË VENDIN TEK GJERMANIA/ Flet Ter Stegen: Kjo situatë po më çmend...
Previous article ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Djali i Adem Demaçit pjesë e listës së kandidatëve për deputet të PDK-së

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT