• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ “Fundi i pandëshkueshmërisë”, nga Saimir Tahiri tek Adriatik Llalla
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ “Fundi i pandëshkueshmërisë”, nga Saimir Tahiri tek Adriatik Llalla

12 May, 2018 Redaktor1 OP-ED

Ka patur ndoshta një pritshmëri më të lartë se herët e tjera, për qëndrimin e ambasadës së SHBA, pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që firmosi arrestin shtëpiak për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai vetë e priti me qetësi, si edhe e majta që ai ka përfaqësuar deri dje në politikë, e cila me gojën e Kryeministrit tha se ky vendim nuk mund të komentohet, thjeshtë respektohet.

Ndërsa opozita, një minutë përpara bërjes publike të vendimit, u shpreh shumë e sigurtë se Saimir Tahiri nuk do të arrestohej kurrë, sepse sipas saj drejtësia është kapur nga Kryeministri dhe qeveria. E një minutë pas kësaj, u shpreh jo vetëm e pakënaqur por edhe e indinjuar me masën arrestit, siç do të shprehej ndoshta, edhe nëse do e shihnin Tahirin të shkonte atë çast në gijotinë.

Ndërsa ambasada e SHBA the se “vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie, është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni, do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata.” Duke mirëpritur bashkë me këtë, edhe “vendimet për arrestimin e Met Kananit në Turqi dhe 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale në Shqipëri”, të cilat i sheh si një “shenjë serioziteti të policisë dhe prokurorëve për të vënë në shënjestër krimin e organizuar”.

Ambasada nuk la pa përmendur as rastin e “arrestimit të trafikantit të dyshuar të kokainës Arbër Çekaj në Gjermani dhe kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri, është shenjë se pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend”. Ambasada e SHBA e ka mirëpritur të gjithën këtë si një përparim të bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Deri këtu deklarata është shumë e qartë dhe me siguri që gjithkush nga palët e interesuara dhe opinioni publik, e kuptojnë më mirë jo vetëm domethënien e vendimit të fundit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, por edhe mënyrën sesi e sheh këtë moment në kontekstin e të gjitha pritshmërive dhe zhvillimeve që po sjell reforma e drejtësisë në Shqipëri, mbështetësi i saj më i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kultura e mosndëshkueshmërisë prej vitesh ka qenë kryefjala e të gjitha raporteve më të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe e qëndrimeve të organizata dhe institucioneve që kanë raportuar për drejtësinë në Shqipëri. Kjo gangrenë shumëvjeçare, u injektua në trupin e kësaj shoqërie, u rrit dhe u bë aq e madhe sa e infektoi e më pas e bllokoi sistemin. Duke e vendosur atë, totalisht në shërbim të krimit të organizuar dhe kokave të biznesit të errët dhe gri. Gjithçka u bë me lejen e një elite shumë të ngushtë politike, që e komandonte drejtësinë nëpërmjet emërimeve, për ta përdorur më pas atë, për interesat e veta dhe për gjueti shtrigash ndaj kundërshtarëve.

Në krye të institucionit të akuzës, që kishte për detyrë që ta ndëshkonte krimin dhe kriminelët, por që vetëm atë nuk e bëri asnjëherë, në 5 vitet e fundit ka qenë Adriatik Llalla. Njeriu që e futi emrin e tij në librin e zi të historisë, si i pari qytetar i botës të cilit iu ndalua sëbashku me familjen hyrja në SHBA për përfshirje në raste galopante korrupsioni gjatë detyrës, është zyrtarisht nën hetim për katër akuza të rënda. Nëse ka sot një njeri, që është simboli i kultivimit dhe ngritjes në sistem të kulturës së mosndëshkueshmërisë në këtë vend, ai është Adriatik Llalla.

Ndaj, pa arrestimin e ish Prokurorit të Përgjithshëm dhe më pas gjithë pjesëtarët e grupit të ndihmësve të tij të ngushtë, që siç deklaronte pak kohë më parë një media “funksiononin si një grup i strukturuar kriminal, me bekim politik”, nuk ka as drejtësi të re dhe as çmontim të kulturës së pandëshkueshmërisë në këtë vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E diel 13 Maj 2018: Mos harroni ÇADRAT! Përveç reshjeve priten edhe... (HARTA)
Previous article Ermal Meta performon në EUROVIZION, shihni detajin shqiptar që i emocionoi të gjithë (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT