• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Fryma opozitare është një “mall” që nuk importohet!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Fryma opozitare është një “mall” që nuk importohet!

17 December, 2018 Redaktor1 OP-ED

Me gjithë sforcimin e jashtëzakonshëm të PD dhe sidomos LSI, për të krijuar idenë e një frymë pakënaqësie përtej studentore, mitingu i paralajmëruar i së hënës tregoi bash të kundërtën. Tregoi atë që është mësimi numër një i demokracisë: Fryma krijohet atëherë kur një mase e caktuar e shoqërisë, bëhet bartëse e së resë, për shkak të nevojës së saj të brendshme për ndryshim.

Fryma nëse nuk ekziston realisht, ajo nuk mund të klonohet artificialisht. As me imponim. E aq më pak me urdhëra partie. As me skenare, e as me të “vërteta” hileqare.

Tri gjëra u dalluan qartë në raport me opozitën, nga protesta e së hënës:

Së pari, sado e zonja, e sofistikuar dhe e kalkuluar që të jetë nga pikëpamja e organizimit politik në terren, një apo disa forca politike, ato kurrë nuk do mund ta shesin për një kohë kaq të gjatë “sapunin për djathë”, në epokën e internetit. Që do të thotë se ato nuk mund tia shesin dot qytetarëve, hallin e vet, për të studentëve!

Së dyti, ajo që ka thënë Salianji gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD se armiku më i madh i opozitës së sotme është “paqartësia”, pavarësisht se përse u tha, duket të jetë një përcaktim “i sinqertë”. Me një ndryshim të vockël: “Paqartësia” nuk është armiku i dytë më i madh i saj.

E vërteta është se “paqartësia”, është e para dhe i vetmi armik real që opozita jonë ka sot kundër. Për rrjedhojë, një opozitë e paqartë për vete, nuk ka se si të qartësojë e aq më pak, të frymëzojë qytetarët e vendit të vet. E aq më pak akoma, studentët e vërtetë me hallet dhe kërkesat e tyre të vërteta, që janë shumë më të qartë se gjithkush, në atë që duan dhe po kërkojnë në ato 8 pika të paraqitura.

Së treti, e vetmja e vërtetë që ishte thënë më parë dhe u konfirmua plotësisht në protestën e së hënës, ishte fakti se ajo zyrtarizoi jo vetëm pengmarrjen publike të saj nga ana e opozitës, por edhe diçka më tepër: Në ndryshim nga të gjitha rastet e tjera të kauzave qytetare që PD dhe LSI kanë vrapuar tia rrëmbejnë, këtë radhë nuk u tentua përplasja direkte me policinë. Por, diçka tjetër.

Në përpjekje për të bllokuar kryqëzime e rrethrrotullime, me besimin se do tërhiqnin edhe popullin me vete në protestën e grabitur, opozita nuk bëri gjë tjetër veçse e acaroi atë. Duke i hequr në këtë mënyrë përfundimisht, edhe shijen e simpatisë kolektive që studentët e vërtetë fituan, në ditët e para të protestës në Rrugën e “Durrësit”.

Atje ku qëndruan derisa i hoqën përdhunshëm nga aty, në kërkim jo të zgjidhjes së porblemeve të tyre, por të kokës së Edi Ramës. Derisa e katandisën këtë të hënë me sukses të plotë, protestën me militantët e tyre, në një pulë me kokë të prerë, që nuk dinte se ku shkonte më parë e hallakatur, duke kakarisur lart e poshtë nëpër qytet.

Të gjitha këto por edhe të tjera, tregojnë më së miri, se fryma opozitare nuk është një mall që importohet. Aq më pak, që të grabitet ditën për diell a për shi, përpara studentëve të vërtetë në hallin e tyre real, përpara kamerave dhe rrjeteve sociale. Ndryshe shndërrohesh si këtë të hënë. Jo vetëm në një opozitë “të paqartë” por edhe të pabesueshme!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E PAZAKONTË/ U njoh 8 vite më parë në Facebook, çifti ndahet në arrati
Previous article REXHEP QOSJA/ Për studentët e Tiranës!

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT