• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Festimi i humbjes si fitore, një parathënie për zgjedhjet e 2021!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Festimi i humbjes si fitore, një parathënie për zgjedhjet e 2021!

9 June, 2020 Redaktor1 OP-ED

Është e njohur ndër popujt e Ballkanit, përpjekja për ta fshehur inferioritetin kombëtar, prapa kulturës së festimit të humbjeve si fitore! Deri dje e huaj për shqiptarët, kjo kulturë po kultivohet për të zënë rrënjë, edhe në realitetin tonë politik. Rasti më i fundi, është ai që po i serviret opinionit publik, nga selitë dhe mediat opozitare. Humbja katastrofike e rrugës së rrugës, si një alternativë opozitare për tu rikthyer në pushtet, po tentohet që të shitet si një fitore!

Me pak fjalë: Marrëveshja për reformën elektorale e arritur në tryezën e Këshillit Politik, i jep fund qëndrimit të opozitës jashtë institucioneve legjitime, duke i dhënë mundësi rikthimit të saj në sistemin demokratik të vendit përmes zgjedhjeve të vitit 2021. Çka do të thotë se, “revolucioni popullor” që nisi me djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, dështoi me sukses të plotë në misionin e saj “historik”, për ta detyruar qeverinë që tia dorëzonte pushtetin në tavolinë.

Çmimi që paguan opozitarët shqiptarë për këtë dështim qe tepër i lartë. Sepse mbetën pa përfaqësim në çdo lloj pushteti. Duke humbur muaj e vite kohë dhe energji nëpër beteja për një “revolucion” që kishte lindur i vdekur. Për një luftë që dihej që në fillim se ishte e humbur. Për një kauzë e cila ishte “fake”. Ishte e gënjeshtërt. E pavërtetë. Sepse ajo nuk kishte asnjë lidhje me nevojat reale që u predikoheshin opozitarëve, por vetëm me hallin personal të liderëve të tyre, për të bllokuar reformën në drejtësi.

Tani që kjo rrugë dështoi, sepse nuk i çoi dot tek pazari politik që ëndërruan dhe tek amnistia për bëmat e 30 viteve të pushtetit, u dorëzuan pa kushte. U detyruan të ulen në tryezë me përfaqësuesit e mazhorancës dhe të arrinin me shtysën e fortë të SHBA dhe BE, një marrëveshje për reformën zgjedhore, të cilin kishin tre vite që e refuzonin. Kishin që nga 2017 që herë i afroheshin e herë i largoheshin. Herë mernin pjesë, e herë e braktisnin. E bojkotonin. E harronin. E kërcënonin. E shumëzonin me zero.

Në vend të flamurit të bardhë të dorëzimit pas kapitullimit pa kushte, opozitarët tanë po mundohen që ta shesin “tymin e bardhë” të marrëveshjes, si fitoren e tyre ekskluzive. Rikthimin në të shkuarën e komisioneve politike, jo si dështimin e kauzave të tyre “fake” kundër mazhorancës qeverisëse, por si fitore historike. Duke e shndërruar në këtë mënyrë marrëveshjen për reformën zgjedhore, në një pasqyrë ku mund të shohim në versionin shqiptar, kulturën e festimit të humbjeve si fitore.

Nuk është hera e parë që e dëshmojnë këtë në 7 vitet e fundit pas ikjes nga pushteti. E festuan bojkotin e tryezës së reformës për ndarjen e re administrativo- territoriale të vendit, si fitore. E festuan humbjen e kauzës së “Çadrës së Republikës së Re”, si fitore. E festuan humbjen e zgjedhjeve të 2017, si fitore. E festuan djegien e mandateve të deputetëve në fillim të 2019, si fitore. E festuan daljen nga Parlamenti, si fitore. E festuan bojkotin e zgjedhjeve, si fitore. E festuan çdekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, si fitore. E festuan humbjen e 61 bashkive, si fitore.

Po e festojnë edhe humbjen e rrugës së rrugës, të “revolucionit popullor”, të motovëve, të ëndrrës së fitores së pushteti në tavolinë, si fitore. A thua se vërtetë i bënë realitet të gjitha çfarë u kishin premtuar opozitarëve: Se i rikthyen ata në pushtet. Se e rrëzuan Kryeministrin Edi Rama. Se e larguan PS nga qeveria. Se e bllokuan reformën në drejtësi dhe e zhbënë atë. Se kështu sapo i fituan si në kumar me të vetmen dorë, të gjitha pushtetet njëherësh!

Por asnjëra nuk ka ndodhur. Të gjitha premtimet, deklaratat, kërcënimet, përbetimet, parashikimet dhe përfundimet, janë përmbysur. Ndaj, e vetmja rrugë që u kishte mbetur, ishte të riktheheshin nga oxhaku i sistemit, pasi dolën triumfalisht prej portave të saj. E për këtë, në vend që tu kërkojnë falje opozitarëve dhe gjithë shqiptarëve. Në vend që të pendohen. Në vend që të ulen e ti analizojnë të gjitha shkaqet që çuan tek ky dështim spektakolar, në mënyrë që mos të përsëritet më në të ardhmen, po vrapojnë që të festojnë.

Provë e sigurtë, se asgjë nuk kanë mësuar nga historia dhe nga dështimet e tyre elektorale dhe politike. Shenjë e qartë, se ajo mund të përsëritet sërisht si edhe më parë, në zgjedhjet e 2021. Urojmë që ta ruajnë pak entuziazmin e tanishëm, për të festuar me zhurmën e merituar, edhe këtë humbje të radhës!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL VIDEO/ Sirianët vjedhin në mes të ditës dyqanin e parfumeve në Tiranë
Previous article ATENTATET ME SNAJPER NË SHQIPËRI/ Nga ekzekutimi brenda burgut 313, tek tentativa ndaj Çapjes

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT