• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ E megjithatë…, Teatri do të ndërtohet!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ E megjithatë…, Teatri do të ndërtohet!

2 July, 2021 Redaktor1 OP-ED

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, ka një ngazëllim të papërmbajtur nga opozitarët, të cilët paskërkëshin qenë kaq shumë të dëshiruar për një çfarëdolloj fitoreje sado të pjesëshme në këto kohëra humbjesh të pafundme për ta.

Por, për të gjithë ata që po dëgjojnë palët dhe në fund po bëhen edhe më konfuzë sesa ishin në fillim, mjafton tu themi fare thjeshtë konkluzionin e këtij vendimi: Godina e re dhe moderne e Teatrit Kombëtar, do të ndërtohet. Po në të njëjtin vend. Po në të njëjtën hapësirë. Po aty ku ka qenë historikisht edhe godina e vjetër. Mu në qendër të Tiranës.

Për qytetarët shqiptarë, të lodhur nga loja e pafundme e kongulleshkave politike në lidhje me këtë çështje, vetëm kjo ka rëndësi. Të gjitha debatet e tjera shterpë që po e shoqërojnë vendimin e Kushtetueses, kanë pak ose aspak rëndësi për ta, për aq kohë sa godina e re do të mbetet dhe fjalët për të vjetrën do ti mari era.

Për ta kuptuar më qartë sesi do të shkohet drejt përfundimit të veprës, derisa qytetarët të shkojnë që ti shijojnë shfaqjet e teatrit në ambjentet e saj të denja për shekullin e 21, sot mjafton të themi në mënyrë telegrafike disa të vërteta të thjeshta në lidhje me vendimin e sotëm:

Së pari, Gjykata Kushtetuese e ka miratuar shembjen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar, kauza e së cilës, dominoi për gati dy vjet me radhë mjedisin opozitar në Tiranë.

Së dyti, ndërtimi i godinës së re të Teatrit, është konsideruar: KUSHTETUES!

Së treti, pronësia mbi truallin e Teatrit, nga Bashkia i kalon Ministrisë së Kulturës duke i dhënë Qeverisë edhe të drejtën për ta ndërtuar godinën e re. Deri atëherë, fillimi i punimeve pezullohet, derisa të futet në fuqi vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese.

Këtu përfundon çdo lloj diskutimi e debati shterpë, që po rreket të krijojë një gërmadhë të re propogandistike, pikërisht për mënyrën e menaxhimit të sheshit të godinës së shembur.

Për qytetarët në fund të fundit ka rëndësi vetëm një gjë: A do të ndërtohet apo jo godina e re në qendër të Tiranës. I vetmi që nuk ka kuptuar asgjë nga e gjitha kjo që ndodhi sot, është si gjithmonë ai që edhe nuk të zhgënjen kurrë në të tilla raste: Lulzim Basha. I cili shkroi se, godina e Teatrit Kombëtar do të ndërtohet jo vetëm aty ku ishte, por edhe ashtu siç ishte!

Përtej humorit që të shkakton qasja e Kryetarit të PD, përtej ekzaltimit të opozitarëve virtualë në rrjetet sociale dhe përtej gjithçkaje tjetër, më e rëndësishme se zhurma është pasoja reale që do sjelli vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

E gjitha të kujton një histori të vjetër, mjaft e famshme për historinë e njerëzimit, e cila në kontekstin e debatit të sotëm në Shqipëri përkthehet: E megjithatë…, godina e re dhe moderne e Teatrit Kombëtar në Tiranë, do të ndërtohet! Kaq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMET PËR TRAFIKUN E DROGËS/ Flet ish-shoqëruesi i Tahirit: Do të dorëzohem! Punoj në ndërtim...
Previous article "EURO 2020"/ E pabesueshme, mesfushori Barella ndëshkon Belgjikën me një "PERLË" (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT