Lulin e paskan kapur keq dhimbjet e pushtetit. E dëgjuat se çfarë tha?
“Kështu nuk mund të vazhdohet më, kjo situatë është e padurueshme.”
Duro Luli, duro!
Ke kohë deri në qershor 2021 për zgjedhjet e radhës. Deri atëherë ke punë me opozitarët që u premtove se do i sillje në pushtet, brenda pak orësh e ditësh.
Kaluan muaj e po mbushet një vit dhe sot i ke lënë të gjithë, jo vetëm pa pushtet, por edhe pa punë.
Ndaj dikush duhet ti kujtojë Lulit vargjet nga “Balada” e Lasgush Poradecit nga vëllimi “Vallja e yjeve”:
“Fryn veriu në Mal të Thatë,
Thotë vasha lele ngriva.
Duro, vashë, të durojmë
Si duron mali dëborën.
Në të shtënça, moj, në dorë,
Do të ngroh si top dëborë…”


