• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Dritëhijet e politikës shqiptare, në “Ditën e Europës”!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Dritëhijet e politikës shqiptare, në “Ditën e Europës”!

9 May, 2019 Redaktor1 OP-ED

Ka qenë një 9 maj që i kapërthen brenda saj, të gjitha penelatat dhe motivet shqiptare, kjo “Ditë Europiane” në Tiranë. Ndjesia të krijohet jo vetëm nga aktivitetet në përkujtim të ditës kur u mbajt deklarata e vitit 1950, nga Robert Shuman drejtuar Francës, Gjermanisë e vendeve të tjera Europiane, për të bashkuar prodhimin e çelikut e qymyrit. Por mbi të gjitha, tek ato zhvillime politike të brendshme, që e ekspozojnë pa “make up”, realitetin tonë në raport me Europën që kemi 30 vjet që duam ta ndërtojmë në shtëpi.

Kanë rrjedhur afër 70 vjet nga hedhja e hapit të parë drejt Bashkimit Europian të sotëm dhe duket sikur ne shqiptarët jemi ende ndër të fundit shtete, kombe e popuj të kontintetin, që jemi bllokuar në atë kryqëzim të historisë, që ndan rrugët e së djeshmes sonë, me ato të së ardhmes. Duke krijuar edhe në këtë rast, mes dëshirës qytetare dhe realitetit të procesit, “shqiponjën me dy krena”.

Shqiptarët në mbi 90% të tyre, e duan një minutë e më parë ta shohin veten, pjesë të Europës së Bashkuar. Kanë paguar dhe janë gati të paguajnë edhe çmimin për këtë. Por, një pjesë e elitës sonë politike, e kanë dashur dhe e duan Shqipërinë, vetëm për vete. E duke qenë se mëkatet e tyre e kanë tejkaluar nivelin e zullumit të amnistueshëm, për ti shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë së re që ka trokitur, janë gati të djegin edhe ëndrrat e qyetarëve tanë me BE, edhe shansin e Shqipërisë europiane. Ku duket kjo sot?

Së pari, Tirana mirpriti Samitin e BRDO-Brijunit, me Presidentët e vendeve të Ballkanit Perendimor, në prani të shefes së politikës së Jashtme, Federika Mogerini. Interesante të shihje nëpërmjet shenjave, xhestikulacioneve, gjuhës së trupit dhe imazheve jo vetëm miqësitë dhe armiqësitë e popujve e shteteve të Ballkanit, të sendërzuara në veprimet e Presidentëve të tyre. Sikundër mund të dalloje qasjen ose jo europiane të tyre. Presidenti i një vendi lider në rajon si Sllovenia, postoi foton e tij duke vrapuar në mëngjes në kodrat e liqenit të Tiranës. Ndërsa Presidenti i serbëve të Bosnjes,- vendi i fundit në proceset e integrimit,- Milorad Dodik postoi foton e tij me shefin e “shtetit amë”, Aleksandër Vuçiç.

Së dyti, në aeroportin e Rinas, mbërrit trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanaj, që humbi jetën në një mision të trupave tona, në kuadër të NATO-s, në Letoni. Shqiptarët nuk presin të bien nga qielli blu me yje të verdhë i Unionit, vetëm dhurata. Por, janë gati të paguajnë çmimin e sakrificës së tyre deri edhe sublime, për të qenë pjesë e kontributeve të përbashkëta me popujt e tjerë të kontinetit.

Së treti, në Gjykatën e Tiranës u zhvillua séanca e vlerësimit të masës së arrestit, për ish deputetin e PD, Klevis Balliu dhe disa banorë të Unazës së Re, nën akuzën e sulmeve mbi punonjësit e policisë së shtetit, bllokimit të rrugëve e prishjes së rendit e qetësisë publike. Bllokim rrugësh janë organizuar edhe në shumë qytete të tjera nga opozita. Protesta bëhen kudo në botën e qytetëruar dhe ato janë një e drejtë e patjetërsueshme edhe në Shqipëri. Por nuk ndodh që ato të bëhen pa leje dhe vetëm për motive politike në funksion të qëllimeve të ditës nga opozita.

Së katërti, mazhoranca e Kryeministrit Edi Rama ka mbledhur strukturat drejtuese të PS dhe është duke i dhënë dorën e fundit, listës zyrtare të kandidatëve për zgjedjet në 61 bashkitë e Shqipërisë. Kryesia e PS do zyrtarizojë listën dhe sipas afatit ligjor, e dorëzon në KQZ, për zgjedhjet e 30 qershorit. Udhëheqësit e BE dhe SHBA, kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive, në këtë proces.

Së fundi, opozita jashtparlamentare jo vetëm që nuk ia kanë vënë veshin aleatëve tanë strategjikë euroatlantikë për të qenë pjesë e procesit demokratik zgjedhor, por kanë dalë nga sistemi politik i vendit, duke ndjekur një rrugë që as e këshillon, as e pranon por as nuk e ka ndjekur askush më parë nga partitë, koalicionet dhe opozitat e demokracive europiane.

Arësyeja? Duke qenë se i frikësohen drejtësisë së re për mëkatet e tyre politike, duan që të iki Edi Rama sa më parë nga pushteti, që të rikthehen ata. Për ta zhbërë siç kanë thënë, sistemin e ri të drejtësisë që po ndërtohet. E meqenëse nuk e marin dot pushtetin me votë, sepse janë minorancë, e duan atë në tavolinë. Përndryshe, kanë kërcënuar se do shuhen fare. Kaq mjafton, për të kuptuar e parë të gjitha nuancat e motiveve shqiptare në “Ditën Europiane”!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI BËRI DY GISHTA/ Ish deputeti i PD, Klevis Balliu fiton lirinë
Previous article TREGON HERËN E PARË ME GRUAN/ Basha: Lidhjen e pagëzova tek hoteli... (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT