• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Dështimi spektakolar i Ilir Metës për të marë peng drejtësinë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Dështimi spektakolar i Ilir Metës për të marë peng drejtësinë!

22 May, 2020 Redaktor1 OP-ED

Ajo që ndodhi në 24 orët e fundit në skenën politike të Tiranës, është e denjë për skenarin e një filim të Hollywood-it, me temë kulisat e politikës së madhe. Është një nga ato ditët kur rolet përmbysen, dilemat bien dhe gjithçka qartësohet për ta rifilluar lojën, atje ku ajo ishte ndërprerë. Personazhi kryesor i kësaj loje, me sa duket ishte Ilir Meta i cili në fund, rezulton që të jetë edhe humbësi i saj më i madh.

Gjithçka kishte nisur në kulmin e pandemisë globale, kur më 8 prill Presidenti i Republikës i ka paraqitur Ambasadores së SHBA në Tiranë, atë që ai e quan Platforma për Integrimin Europian. Vetëm tani që u bënë publike 14 pikat e saj, u kuptua se prapa ambalazhit të integrimit, fshihej qëllimi për të marë peng reformën në drejtësi, në këmbim të reformës elektorale dhe krijimit të sistemit paralel të vendimarrjes politike, jashtë institucioneve demokratike të vendit.

Ndërkohë në ambjentet politiko- mediatike të Tiranës, gjatë kësaj periudhe u bë gjithçka për të krijuar idenë se Edi Rama dhe Ilir Meta ishin duke negociuar në fshehtësi një pazar politik, që shkonte përtej zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të vitit të ardhshëm. Por, shembja e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, duket se e dogji skenarin e përdorimit të kauzës së saj, si një sigursë për ta mbajtur të ndezur të gjithën këtë lojë.

Ishte ky edhe momenti që me sa duket diktoi përshpejtimin e planeve të Ilir Metës. Ai mblodhi të enjten paradite në vilën Nr. 4, kryetarët e partive të “Opozitës së Bashkuar”, për tu folur aty si lideri i tyre real. Lulzim Basha për herë të parë u duk se i hapi krahun dhe u pa që të dilte në hije. Pas kësaj, Presidenti mblodhi edhe ambasadorët e vendeve të BE, ku i njohu edhe ata me 14 pikat e platformës së tij.

Mënyra sesi duhet të jetë zhvilluar diskutimi, bashkë me lëvizjet e tjera jo publike në këtë linjë, alarmuan ambasadoren e SHBA e cila shkroi në twitter: “Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”. Kryeministri Rama iu përgjigj menjëherë me një thenie të Shekspirit: “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu!”

Në mbrëmje po konkuronin për audiencën televizive Rama, Meta, Berisha dhe Kryemadhin. Basha mungonte. Kjo bëri që ai të dukej edhe më i spostuar, nga qenia lideri real i opozitës shqiptare. Mes dëshirës se gjithçka do shkonte sipas planit dhe pasigurisë se loja kishte nisur që të mbante erë publikisht, Ilir Meta ka dalë në konferencë shtypi. Ai tha se për Platformën e tij, kishte njoftuar edhe shefin e mazhorancës. Por Kryeministri e përgënjeshtroi këtë menjeherë. Presidenti u detyrua ta pranojë indirekt, se nuk e kishte njoftuar atë personalisht, por ambasadoren e SHBA.

Kaq mjaftoi që ti bënte të gjitha palët ta kuptonin lojën e Kreut të Shtetit. Përveç ndërkombëtarëve në Tiranë, ishte Lulzim Basha ai që u qartësua përfundimisht, për fijet që kishin lëvizur rrotull tij ditët e fundit. Ky ishte edhe momenti kur ai ka vrapuar, për të konfirmuar vullnetin e Partisë Demokratike, për tu rikthyer në tryezën e reformës zgjedhore. Një vullnet që u pasua edhe nga ajo e kryetarëve të partive të tjera të opozitës, për tu përshëndetur, edhe nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Ambasadorët e SHBA, BE dhe vendeve të tjera partnere të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, u sqaruan përfundimisht. Ata përshëndetën e inkurajuan të gjitha palët, që të ulen sa më parë në tryezë për të arritur konsensusin e duhur, për ta çuar përpara sa më shpejt reformën elektorale, si një nga kushtet e rëndësishme të procesit të integrimit.

Është hera e dytë që tentohet përmes lojërash politike, të meret peng reforma në drejtësi, vetëm në dy vitet e fundit në Shqipëri. Qëllimi është devijimi, tjetërsimi dhe në fund zhbërja e saj pas marjes së kontrollit politik mbi të. Në këtë mënyrë elita e rrezikuar politike, kërkon që ti shpëtojë ndëshkimit të drejtësisë së re, për mëkatet e saj në 30 vitet e drejtimit të vendit.

Hera e parë ishte më 2019, përmes djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, çdekretimit dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Këtë radhë, përmes lojës me reformën elektorale, për ta këmbyer atë me reformën në drejtësi dhe sistemin paralel politik jashtë institucioneve. Në rastin e parë, e pësoi opozita e cila ka mbetur rrugëve dhe pa asnjë përfaqësim në Parlament dhe pushtetin lokal. Këtë radhë dështoi, Presidenti i Republikës. Fituesi dihet. Janë qyetarët shqiptarë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULET NUMRI I VIKTIMAVE NË ITALI/ Regjistrohen 2160 të shëruar dhe 130 vdekje në 24 orët e fundit
Previous article VENDOSI ÇADRA PA LEJE DHE HODHI MBETURINA NË BREGDET/ Vihet nën hetim pronari i një plazhi në Himarë

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT