• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Çfarë e prishi paktin 30 vjeçar të politikës shqiptare për integrimin!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Çfarë e prishi paktin 30 vjeçar të politikës shqiptare për integrimin!

30 May, 2019 Redaktor1 OP-ED

Politika shqiptare përgjatë këtyre tri dekadave të post komunizmit, ka qenë dhe vazhdon të mbetet skajshmërisht e politizuar, e me të njëjtët aktorë protagonistë në lojë. Dy nga 4-5 lojtarët kryesorët të sotëm, janë në skenën e madhe politike, që nga dhjetori 1990. Sali Berisha si atëherë, është lideri “de facto” edhe i opozitës së sotme. Ndërsa Ilir Meta, nga student përballë Ramiz Alisë për të kërkuar lejimin e pluralizmit politik, sot ndodhet në zyrën e tij si President i Republikës.

Vendet e Europës Lindore, sa më lehtë e realizuan tranzicionin nga komunizmi drejt demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës, aq më shpejt u bënë anëtare të BE. Sllovenia më 2004, Rumania e Bullgaria më 2007 dhe Kroacia më 2013 janë shtetet e Ballkanit që i janë bashkuar familjes Europiane. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sapo morën rekomandimin pozitiv nga Këshilli Europian për çeljen e negociatave tani dhe pa kushte. Ky vendim që pritej ta bashkonte politikën tonë, shërbeu si një moment për ndarjen e saj të thellë, si kurrë më parë deri më sot.

Marrëveshjet e hapura apo të fshehta mes liderëve tanë politikë, herë janë mbajtur e herë janë shkelur sipas konjukturave dhe interesave të tyre personale apo partive. Ndërkohë ka ekzistuar edhe një pakt i madh kombëtar, për të cilin as nuk janë bërë takime e as janë firmosur marrëveshje, i cili ishte pranuar në heshtje dhe është zbatuar deri dje, nga të gjithë liderët politikë të Shqipërisë.

Ky pakt ka buruar nga kosheinca për tu bërë bashkë për çështjet strategjike me rëndësi kombëtare, duke e vënë Shqipërinë e shqiptarinë, mbi interesin personal dhe partinë. “Aspirata shekullore e popullit shqiptar për identitet (euroatlantik) e bashkim kombëtar” është e gdhendur edhe në preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë.

Lufta e UÇK-së; marrëveshja e Rambujesë; bombardimet e NATO-s; kriza e refugjatëve; pritja e të shpërngulurve nga ushtria serbe dhe mbështetja e pakursyer e Shqipërisë nga çlirimi, tek pavarësia dhe deri më sot tek proceset e integrimit, janë pjesë e kësaj tradite. Liderët tanë politikë kanë qenë bashkë, edhe në të gjitha etapat e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

PS, PD e LSI kanë qenë bashkë edhe më 2000 kur u njohëm nga BE si “shtet kandidat potencial”. Edhe më 2003, kur filluan bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Edhe më 12 qershor 2006, kur ajo u firmos në Luksemburg, duke hedhur hapin e parë të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Kemi qenë bashkë edhe kur aplikuam për anëtarësim më 28 prill 2009. Kemi qenë bashkë edhe në 2009 për anëtarësimin në NATO, pak ditë pas tragjedisë së Gërdecit ku u vranë 26 vetë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë!

Po çfarë ndodhi që politika u nda këtë radhë në pro e kundër për integrimin, si kurrë më parë? Pas publikimit të Progres- Raportit nga Komisioneri Hahn, për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, as Kryetari i PD Basha, as Kryetarja e LSI Kryemadhi e as Presidenti Meta, nuk e përshëndetën vendimin.

Arësyeja? Opozita jonë jashtparlamentare ka deklaruar se reforma në drejtësi është e dështuar dhe se për shkak të saj vendi nuk ka gjykatë Kushtetuese. PS thotë se frika nga krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë, (SPAK, BKH, etj) dhe hapja prej tyre e dosjeve të 30 viteve të shkuara për liderët e korruptuar e të kriminalizuar, është arësyeja përse opozita dogji mandatet e nuk futet në zgjedhjet e 30 qershorit. E para se nuk i fiton dot. E dyta, se kërkon ta detyrojë mazhorancës, tia dorëzojë pushtetin në tavolonë.

Kush ka të drejtë? Ambasadori i BE në Shqipëri, Soreca deklaroi se “reforma në drejtësi dhe rezultatet e saj, janë arësyeja kryesore e rekomandimit pozitiv dhe pa kushte të Komisionit Europian për Shqipërinë”. Pikërisht këtu fshihet edhe arësyeja se përse u prish për herë të parë pas 30 vjetësh, pakti i pashkruar por i vetmi i zbatuar deri dje, i politikës shqiptare për integrimin!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMENDURA VJEN NGA BOTËRORI U-20/ Një lojtar shënon 9 gola për Norvegjinë
Previous article TITULLI KAMPION I PARTIZANIT/ Presidenti i FIFA-s bën urimin: Krenarë për këtë arritje të madhe që...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT