• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Basha dhe “Lulet e ftohta të janarit”!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Basha dhe “Lulet e ftohta të janarit”!

17 January, 2018 Redaktor1 OP-ED

Megjithë sforcimin si kurrë më parë që nga koha që është zgjedhur kryetar i PD, Lulzim Basha duket se nuk po ia del të krijojë frymë në lidhje me aksionin e tij të parë e më të madh politik e opozitar për 2018. Arësyet mund të jenë të shumta. Nëse kërkon që të justifikohesh, ato nisin që nga sinqeriteti dhe vërtetësia e asaj që paraqitet si “kauz” nga opozita, e deri tek zhvillimet e tjera brenda dhe rrotull Shqipërisë.

Pavarësisht të gjitha këtyre, ka disa arësye reale, që e kanë shndërruar 27 janarin jo një start të ri politik, por në finishin e një gare ku rezultati dihet ende pa filluar. Ato e bëjnë të gjithën këtë që dukej nga larg se mund të ishte një “start i ri”, në një garë me pengesa fundi i së cilës është sot, më i paparashikueshëm se kurrë më parë. Arsyeja është e thjeshtë. Sepse nuk dihet se si mund të ndikojë e gjitha kjo, jo vetëm tek forma e “atletëve” politikë në lojë por edhe tek “spektatorët”. Gjë që mund të lerë gjurmë për garat e tjera të një sezoni të gjatë 4 vjeçar të qëndrimit në opozitë.

Le ti marim me radhë pengesat që ka lideri i kësaj skuadre Lulzim Basha, për të kuptuar më qartë dhe më mirë, se përse nuk po ia del dot (të paktën deri tani) që të ndezë atmosferën e një aksioni që duhet ta vibronte atmosferën politike të vendit. Ndaj nuk i duhet vënë faj që e fshiu edhe nga muret e selisë së PD slloganin e “republikës së re” për ta zëvendësuar me atë të thirrjes së demokratëve për bashkim. Mirë bëri që e flaku bashkë me ujërat, foshnjen e lindur të vdekur në atë çadër, që demokratëve të vërtetë u duket si sjellësi i “fatkeqësive” të reja. Sepse tani dilema e tyre është, nëse më 27 janar Basha po shkon për të përçarë qeverinë, apo për të bashkuar partinë dhe opozitën.

Por le ti rendisim shpejt e shpejt, pengesat që ka përpara:

Së pari, të larguarit nga listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, nuk po rezultojnë një çudi politike e radhës që do të harrohej”brenda tri ditësh”. Përkundrazi. Duket sikur sot Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, etj. janë më prezentë dhe më influentë në media dhe në publik, sesa kur kishin në sallën e Kuvendit. Kjo është një gjyle që duket se i rri e lidhur me zinxhir pas këmbe Bashës, e cila sa vjen e po ia rëndon ecjen.

Së dyti, problemet si të mos mjaftonte vetëm me ata që ka jashtë, duket se ai i ka edhe brenda piramidës drejtuese të partisë, kur strukturat dhe drejtuesit e tyre gjatë turit të Bashës në bazë, duken apatike dhe jo sikur po shkojnë në një protestë që po i fton në të fundmen lojë, përpara triumfit final. E ndoshta nuk kanë faj. Sepse vetë kryetari i ri, u duket aq i vjetër tashmë, sa edhe citimi që ai i bën për John Lennon, brezit të Rita Orës, Dua Lipës dhe Bebe Rexhës.

Së treti, ka një dis’harmoni shurdhuese mes tonalitetit të liderit historik të së djathtës Sali Berisha, që duket si gjithnjë shumë më i qartë dhe konsisten në gjuhën që ai ka përdorur 27 vjet me radhë përpara një proteste si kjo dhe tonalitetit “të paqes” të Bashës, siç e cilësoi Patozi këngën e tij të luftës. Kjo bën që mesazhi tek opozitarët e vërtetë të shkojë aq i paqartë, sa rrezik të mos e dëgjojnë dot kolonën zanore të këtij aksioni.

Së katërti, problemi del edhe jashtë selisë së PD. Partitë e vogla tradicionalisht mbështetëse të PD janë dukshëm në një linjë të kundërt me Kryetarin Basha, për qëndrimin dhe raportin që duhet të ketë opozita me partine e dytë më të rëndësishme, që është njëkohësisht edhe e vetmja opozitë e re, LSI.

Së pesti, marëdhënia e Bashës me LSI dhe Monika Kryemadhin më shumë po mer trajtën dhe fizionominë e qartë të një raporti personal njerëzor, sesa të një raporti politik mes kryetarëve të dy forcave kryesore politike në minorancë, përballë Edi Ramës dhe PS që janë të vetme në qeverisje.

Dhe sëfundi, Lulzim Basha duket më në siklet se kurrë më parë deri më sot nga pozitat e Kreut të PD, në raport me ndërkomëbatët. SHBA dhe BE janë treguar më të qartë dhe të vendosur për refromën në drejtësi, strukturat e reja dhe drejtuesit e rinj që do ta implementojnë atë. Me siguri, ai e kupton se 27 janari, nga një protestë anti qeveritare, në këto kushte, rrezikon të duket si një protest antiperendimore. E para e këtij lloj që një faktor politik shqiptar, ka zhvilluar pas 1990 në Shqipëri.

Këto dhe disa pengesa e ngërçe të tjera jo publike, janë të gjitha ato që duket se e kanë krijuar këtë atmosferë rreth përgatitjes së protestës. Ndaj më shumë sesa si zjarri i një vullkani opozitar, ajo duket si perifrazim i titullit të një romani të njohur të Kadaresë: “Lulet e ftohta të janarit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E dini përse shërben gavra midis hundës dhe buzës së sipërme?
Previous article PSG e 'llahtarshme' në Francë, shpartallohet Dijoni

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT