• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ “Babalja”, ose si kauza shndërrohet në kazus!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ “Babalja”, ose si kauza shndërrohet në kazus!

27 May, 2018 Redaktor1 OP-ED

Protesta e 26 majit e opozitës mbaroi dhe lidershipi i saj ka nisur në heshtje që të “lëpijë” plagët e një dështimi të paralajmëruar. Një dështim që duhet ta bëjë çdo politikan, çdo parti, çdo grupim politik apo koalicion partish, që të nxjerrin disa mësime të thjeshta në mënyrë që të mos gabojnë kësisoj, në të ardhmen.

Ai bulevard i boshatisur e i braktisur nga populli opozitar, ishte i vetmi produkt final i megabetejës disa javore publike, politike dhe mediatike të prodhuar nga opozita jonë, e cila synonte të ngrinte një valë zemërimi popullor, që do ta presiononte qeverinë deri në atë masë sa të detyrohej që të shkarkonte ministrin e Brendshëm. Sepse gjithkush e kuptoi se kishin të bënin me një produkt politik skarco, që u tentua të ambalazhohej më bukur se kurrë më parë, nëpërmjet një “audiopërgjim”-i të Babales së Vlorës.

Ky pësim, ky dështim dhe ky turpërim politik përpara opinionit publik, duhet të shndërrohet të paktën në një mësim të madh për lidershipin e opozitës dhe për këdo tjetër, për të mos dështuar kësisoj në të ardhmen.

Mësimi i parë besoj që del nga gjithë kjo histori, është se “budallenj janë ata që mendojnë se njerëzit që ata tentojnë ti manipulojnë, apo ti gënjejnë edhe në epokën dixhitale të rrjeteve sociale, janë budallenj”.

Mësimi i dytë besoj që del është se për opozitën do të ishte shumë më produktive që të mos e bënte fare një protestë si ajo e të shtunës. Sepse siç thoshte me të drejtë një kolegu ynë gazetar, “një protestë e munguar, është gjithmonë me mirë sesa një protestë e dështuar”.

Mësimi i tretë që besoj se duhet nxjerrë nga prosteta, është se do ishte shumë më efektive për një opozitë që synon të vijë në pushtet, të fokusohet tek kauzat parimore sesa tek goditja si qëllim në vetëvete, e individëve. Tek kauzat që ofrojnë alternativa më të mira qeverisëse, sesa tek ato që duken si kryqëzata apo fushata gjuetie shtrigash mbi përfaqësues të veçantë të qeverisë. Tek kauzat që ofrojnë progame dhe modele ndryshe, sesa tek fushata që në fund nuk i mbrojnë dot dhe nuk i dalin për zot, as ata që i nisin ato me aq bujë e pompozitet në fillim.

Mësimi i katërt pas protestës së opozitës, vjen nga urtësia popullore, e cila thotë: “Më mirë djepi bosh, se shejtani në të”. Një fjalë e urtë që në këtë rast, mund të përkthehej: Më mirë asnjë aksion, asnjë kauzë, protestë, konferenca shtypi, debate parlamentare e mediatike, sesa të gjitha këto, duke u bazuar tek “shejtanët” e llojit Babale.

Mund të ketë të tjera mësime, më të mëdha apo më të vogla për të nxjerrë, pas dështimit të mitingut të 26 majit. Por më e rëndësishmja prej tyre pas kësaj, besoj se lidhet me kryemësimin që besoj se e mori opozita jonë: Kurrë më, një tjetër “Babale”, pas kësaj. Sepse e gjitha ajo që u nis për tu bërë një kauzë e madhe politike, e përfundoi misionin duke u shndërruar thjeshtë një një kazus më shumë në tekstet e teorive tona politike. Një kazus për ti treguar studentëve të shkencave politike nesër, modelin ideal që të ofron me garanci absolute, dështimin jo vetëm të një proteste, por edhe të besueshmërisë së opozitës në tërësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Daja nuk është i vetmi, edhe një trajner tjetër ka fituar dopietën në një sezon
Previous article Mancini: Portieri është e vetmja siguri e Italisë...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT