• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Axhenda politike e dhjetorit dhe ajo e drejtësisë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Axhenda politike e dhjetorit dhe ajo e drejtësisë!

27 November, 2018 Redaktor1 OP-ED

Ka një përputhje gati gati të “çuditshme”, mes axhendës së opozitës “për ta rrëzuar” me çdo kusht Edi Ramën, me atë të të ndërkombëtarëve për ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Mund të jetë edhe rastësi, ashtu siç mund të jetë një përkim krejt i pafashëm. Por e vërteta është se ato po rrugëtojnë, po vrapojnë, po ecin paralel e në një mënyrë pabesueshmërisht “harmonike”  e të sinkronizuar, si të ishin dy shinat e së njëjtës lokomotivë, që dikton edhe axhendën e zhvillimeve kryesore politike në vend.

Për shkak të një kalendari shpeshherë të hartuar me sforcim, nga rrethana të paparashikueshme për një reformë kaq të thellë e komplekse sa ajo që është ndërmarë, procesi i vettingut për filtrimin e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të stemit të vjetër, ka krijuar nga njëra anë një bllokim të përkohshëm të punës në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Kjo pasi një pjesë e anëtarëve të këtyre dy institucioneve nuk e kaluan vettingun dhe ato që janë konfirmuar, nuk kanë për momentin, korumin e nevojshëm për të marë vendime.

Nga ana tjetër, vettingu po e çon përpara këtë proces, me konfirmimin e kandidatëve që rezultuan të pastër e që do të jenë pas kësaj, pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Pas shumë muajsh, lajmi është se është hapur më në fund drita jeshile, për të nisur procedurat praktike që do të çojnë në ngritjen e dy institcioneve më kyçe të reformës: Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Brenda tri ditësh, Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit (KPK) ose shkalla e parë e procesit të vettingut, ka detyrimin që ti përcjellë listat me kandidatët që e kaluan këtë proces. Lista me prokurorët që rezultuan të pastër dhe që kanë kandiduar për të qenë anëtarë të KLP, iu dorëzua Prokurorit të Përgjithshëm. Ndërsa lista me emrat e gjyqtarëve të pastër që kanë kandiduar për të qenë anëtarë të KLGJ, i është dorëzuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Menjëherë sapo ka marë njoftimin nga KPK, Kryeprokurorja Arta Marku fiksoi datën 11 dhjetor për të thirrur mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve, nga ku pritet të konkludohet sipas procedurës ligjore, me kostituimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ngritja e KLP dhe e KLGJ janë shumë të rëndësishme, për arësyen e thjeshtë se me fillimin e funksionimit të tyre, vihet në levizje i gjithë mekanizmi gjigand për krijimin e organeve të reja që parashkin reforma në drejtësi, në mënyrë që sistemi të plotësohet dhe të funksionojnë si një i tërë, në të gjitha hallkat e tij.

Cilat janë hapat e parë që do të hidhen pas konstituimit të KLP dhe KLGJ?

Së pari, ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë i hap rrugë zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm të Përhershëm. E bashkë me këtë, bëhet ngritja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Nga ky organ kyç, do të varet më pas dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Këto dy organe, do të meren direkt me hetimin dhe ngritjen e akuzave për krimin e zyrtarëve më të lartë dhe mafian. Ato janë edhe dy organet që priten më me padurim nga SHBA dhe BE, por mbi të gjitha nga opinioni publik shqiptar.

SPAK dhe BKH besohet se më në fund, do të shënojnë kthesën e madhe dhe vendimtare, në luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta të politikës dhe kundër krimit të organizuar e të sofistikuar shqiptar. Ngritja dhe funksionimi normal i këtyre institucione, besohet se është frika dhe makthi më i madh i gjithë atyre që kanë kryer krime në këto 28 vjet në Shqipëri dhe që nuk u hetuan e ndëshkuan kurrë, për shkak të kulturës së pandëshkueshmërisë së ngritur prej tyre, në sistem.

Së dyti, ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të zëvendësojë rolin e funksionet që ka luajtur dhe ushtruar deri më tani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD). Detyra numër një e tij, është rikthimi sa më parë në normalitet, i funksionimit të gjyqësorit.

Sipas logjikës proceduriale që përcakton ligji, KLP dhe KLGJ do të duhet të ngrihen brenda 15 dhjetorit të këtij viti, e më pas edhe institucionet e tjera. Deri në pranverë të 2019, sistemi i ri i drejtësisë sëbashku me institucionet e saj, nisin një udhë të re me shpresën se më në fund edhe në këtë vend, do të mund të bëhet një drejtësi e drejtë. Për të rikthyer shpresën jo vetëm tek sistemi, por mbi të gjitha, tek Shqipëria. Shpresën edhe tek skeptikët jo të paktë, se edhe ky vend mund të bëhet një ditë siç e duan të gjithë. Kuptohet: Përveç atyre që i frikësohen aq shumë, drejtësisë së re!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ RONALDO katastrofë, nderin e Juves e ruan Shezni. Ja rezultatet e pjesëve të para (VIDEO)
Previous article ÇFARË SKUADRE/ Harroni Juventusin, “BUNKERI” i Italisë është ekipi i BARIT

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT