• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Adriatik Llalla dhe përralla e mizës me kalin
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Adriatik Llalla dhe përralla e mizës me kalin

15 February, 2018 Redaktor1 OP-ED

Kur Falkone dhe Borselino i kërkuan të penduarit të parë të madh të mafias Tommaso Buscetta, që ti tregonte se çishte mafia, ai fillimisht iu përgjigj se ky term, ishte thjeshtë një trillim letrar. Por kur pa këmbënguljen e tyre, ai iu drejtua:

Për postin e Prokurorit të Republikës ka tri kandidatura:

I pari, është një person që është shumë i përgatitur profesionalisht dhe ka një mbështetje të gjerë politike.

Ai nuk bëhet.

I dyti, është shumë i aftë profesionalisht, por nuk ka mbështetje politike.

As ai nuk zgjidhet.

I treti, jo vetëm që është i paaftë profesionalisht, por nuk ka asnjë mbështetje politike.

Ai zgjidhet. Kjo është mafia,- përfundoi Buscetta.

Edhe nëse e gjithë kjo skenë e rrëfyer nëpër libra e filma nuk është e vërtetë, kemi të bëjmë me një përkufizim shumë interesant, që të nxit të kuptosh më mirë e të shohësh më qartë, se si funksionon mekanizmi i pamëshirshëm i atyre që kanë në dorë fatet njerëzore por edhe të institucioneve në një vend, si Italia e dikushme në këtë rast…

Nuk di të them nëse ky është edhe rasti i zgjedhjes së Adriatik Llallës si Kryeprokuror i kësaj Republike. Por kushdo, mund ta japi përgjigjen, sipas asaj që mendon dhe beson vetë.

E sigurtë është se karriera dhe jeta e Adriatik Llallës në harkun e pesë viteve, pësoi një nga metamorfozat më të çuditshme që mund të të ofrojë fati njerëzor. Kur nga maja, ka rënë në humnerë. Duke kaluar nga normaliteti i një jete reale përpara se të zgjidhej, në parajsë kur ishte në detyrë, e tani me shpejtësi skëterrë, për të rënë drejt e në zemër të ferrit.

Ai e ka shënuar emrin e tij në historinë e këtij vendi, si i pari zyrtar shqiptar, për të cilin sekretari Amerikan i Shtetit, ka firmosur me dorën e tij ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara.

Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit, siç u raportua fillimisht nga “Zëri i Amerikës”.- “për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni. Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.”

Njoftimi përfundon duket saktësuar se “përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.” Përfshirja në listën e zezë të Nr. 1 të diplomacisë amerikane, jo vetëm të ish Kryeprokurorit por edhe të pjesëtarëvee të familjes së tij, e bën edhe më të plotë tablonë e zezë të kësaj mase “in extremis”.

Menjëherë pas kësaj, të gjithë kanë folur për këtë vendim. E kanë komentuar, kanë mbajtur qëndrim. Përveç atyre, që “e përzgjodhën Adriatik Llallën, mes tri kandidaturave për Prokuror të Republikës”. Ajo që është e sigurtë tani, lidhet me faktin se fati i Llallës është i parashkruar. Ashtu siç është e sigurtë, se ata që e zgjodhën dhe nuk e donin me çdo çmim largimin e tij, nuk kanë për të folur publikisht.

Adriatik Llalla është sot më i vetmuar se kurrë. Jo thjeshtë dhe vetëm në aspektin njerëzor. Ky është një rregull absolut, për të gjithë ata që i “rrëshket këmba” në këtë vend. Ndaj me siguri është duke u munduar të kuptojë se çfarë ndodhi. Sepse ai ishte atje në majë. I kishte të gjitha. Mjafton që ta dëshironte. Të hapte gojën. Të kërkonte.

Por as kjo nuk është më e keqja. Më e keqja fare është se nuk i ka mbetur më askush, që ti tregojë atë përrallën e mizës. E cila duke qenë së qëndronte tek koka e kalit, përgjatë vrapimit me revan, erdhi një moment e iu mbush mendja, që ne fakt e gjitha ndodhte, sepse ishte ajo që vraponte…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E premte 16 shkurt 2018: I ftohtë siberian! Ja me çfarë temperaturash do të përballemi në... (FOTO)
Previous article Vendosni një copë akulli në qafën tuaj dhe shikoni çka ndodhë

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT