• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Adem Demaçi, ose keqkuptimi i madh me simbolet!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Adem Demaçi, ose keqkuptimi i madh me simbolet!

26 July, 2018 Redaktor1 OP-ED

Vdekja e Adem Demaçit ka bërë bashkë në vlerësimin për të, si rrallëherë, gjithë aktorët dhe faktorët shqiptarë në Ballkan. Edhe mediat shqipfolëse, u bënë shpejt pjesë e një gare të pashpallur, se cila do të botojë apo transmetojë më shumë lajme, komente e deklarata rreth ikjes nga jeta në moshën 82 vjeçare, të atij që konsiderohet njëzëri si simboli i rezistencën sonë kombëtare.

Adem Demaçi për 28 vitet e kaluara në tri periudha të ndryshme nëpër burgje, atëherë kur shqiptarëve i mohohej çdo e drejtë për vetëvendosje në Jugosllavinë e Titos e më pas në atë të Milosheviçit, krahasohet në Shqipëri me rezistencën antikomuniste të ish Kryeparlamentarit Pjetër Arbnori dhe në botë, me simbolin e luftës kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, Nelson Mandela.

Pas Murit të Berlinit, me rënien e diktaturave ideologjike në Europën Lindore, Adem Demaçi rifitoi lirinë atëherë kur në Shqipëri u rrëzua komunizmi dhe kur nisi shpërbërja e përgjakshme e ish- Jugosllavisë. Do të kalonte edhe gati një dekadë derisa Kosova të çlirohej nga Serbia, për të nisur pas kësaj, sfida e madhe e ndërtimit të paqes në liri, e krijimit të shtetit të ri, institucioneve pluraliste dhe bashkëjetesës së vështirë demokratike.

Çfarëdo që do të bënte në liri, Adem Demaçi nuk do të arrinte dot kurrë, që të ngrihej e aq më pak ta tejkalonte, lartësinë e simbolit të madh e të papërsëritshëm, që ai vetë krijoi dhe përfaqësoi për shqiptarët gjatë kohës që ishte në burg. E për këtë, nuk ishte as faji i tij dhe as faji i shumicës prej nesh, që kërkonte të pamundurën. Ne donim prej tij, vijimin në kushte krejt të tjera, të rritjes me të njejtën shpejtësi e lartësi si dikur në robëri, të mitit të Adem Demaçit.

Ajo që kërkoi Adem Demaçi të bënte në hapësirat e pamata të lirisë dhe ajo që ne pritëm më kot prej tij, është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha që shoqëria njerëzore ka me simbolet e saj. Ti kërkoje simbolit të rezistencës sonë kombëtare, që të ishte i tillë edhe në liri, me sa duket është edhe rruga më e shkurtër drejt asgjesimit të asaj çfarë e ka bërë atë që të jetë Adem Demaçi që u shua sot.

Ndaj, ti kërkoje Adem Demaçit që të ishte simbol edhe në luftë, edhe në paqe; edhe në robëri, edhe në liri; edhe në diktaturë, edhe në demokraci; edhe në burgjet e Jugosllavisë, edhe në Kosovën e lirë; edhe në qeli, edhe në shtëpi, është si ti kërkoje Naim Frashërit, të bëhej poet kombëtar kur ishte nëpunës në Berat, ose të ngjitej në lartësinë e të bërit të njërit prej etërve të Rilindjes sonë Kombëtare, atëherë kur punonte si doganier në Sarandë.

Adem Demaçi u ngjit në lartësinë e pakonkureshme të të qenit simbol në gjallje, atëherë kur shqiptarët kishin si kryenevojë ekzistenciale, shikimin tek ai të dritës së shpresës, në fundin e tynelit të errët të mbijetesës historike. Kaq duhet të na mjaftojë të gjithëve, për ta vendosur emrin dhe veprën e tij sfiduese, në kapelën e Panteonit tonë Kombëtar. E kjo nuk është pak, as për të, e as për të gjithë ne.

Ndaj, mos të kërkojmë më kot, të pamundurën që edhe ai vetë donte tia vishte në gjallje Adem Demaçit të lirisë. Duhet të na mjaftojë se ishim aq fatlum, që u bëmë dëshmitarë të një epoke historike, kur edhe në sajë të Tij, e pamë ëndrrën tonë kombëtare që të realizohej. Madje, edhe përtej imagjinatës më të ndezur të Bacës Adem, në qelitë e errëta të robërisë atëherë kur pa e kuptuar as edhe ai vetë, u shndërrua në simbolin që po e respektojmë sot të gjithë, si rrallëkënd në këtë epokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjendja që arriti 35-vjeçarja pas NJË dite i kushtoi shumë (FOTO)
Previous article TRAGJEDIA E ZJARREVE/ Apokalipsi grek, Ministri i Mbrojtjes: Zjarret të qëllimshme, autorët...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT