• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ 30 Qershori, si “Trekëndëshi i Bermudës” shqiptare!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ 30 Qershori, si “Trekëndëshi i Bermudës” shqiptare!

18 June, 2019 Redaktor1 OP-ED

E hëna e kësaj jave, 17 Qershor 2019, nuk ishte një ditë si gjithë të tjerat për politikën shqiptare.

Ajo duhet të shënohet diku në ditarët e zhvillimeve politike të postkomunizmit në Shqipëri, si kulmimi i një përplasje të 30 viteve të fundit, në luftën finale për dominimin e skenës së madhe të vendit, pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Ishte dita ku u përplasën si kurrë më parë jashtë një gare elektorale, tre liderët, që përfaqësojnë tri polet kryesore politike dhe të pushtetit në Shqipëri.

Edi Rama u vu përballë provës së legjitimitetit të qeverisjes, në njërën nga lojërat më të pista të propogandës, së realizuar më parë nga kundërshtarët e tij të egër. Gazeta gjermane “Bild”, botoi përgjime të ofruara nga PD prej asaj që njihet si dosja 184 e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Dibrës. Synimi është që PS të bëhet pis me çdo çmim për maipulim zgjedhjesh e blerje votash. Opozita vetëm tani po e ngre këtë pretendim, ndërkohë që SHBA e BE kanë deklaruar se Parlamenti ka dalë nga zgjedhjet e lira dhe qeveria e Edi Ramës, është legjitime. Eshtë hera e parë që një kryeministri shqiptar, i publikohet përgjimi i telefonit.

Lulzim Basha refuzoi që të paraqitej në Prokurori, ku ishte ftuar për ti komunikuar marrjen të pandehur për një çështje të hetuar edhe nga FBI, për lobimin në emër të PD në SHBA, me para me prejardhje ruse. Eshtë hera e parë për një lider opozite në Shqipëri, meret i pandehur për një akuzë të tillë, në vendin më pro amerikan të Europës.

Ilir Meta, në një takim me përfaqësuesit e trupit diplomatik të BE në Tiranë, citohet të ketë thënë se nëse nuk zbatohet dekreti i tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, do urdhërojë ushtrinë që të dalë në rrugë për të ndaluar popullin të votojë. PS depozitoi në Parlament kërkesën me firmat e deputetëve për nisjen zyrtare të procedurës së shkarkimit të tij për shkelje të rënda kushtetutese. Eshtë hera e parë që një President Republike i nënshtrohet një procedure të tillë në Shqipëri.

Kemi hyrë në këtë mënyrë në zonën e “Trekëndëshit të Bermudës” së politikë shqiptare. Ajo njihet ndryshe edhe si “Trekëndëshi i Djallit” apo “Trekëndëshi i Mallkuar”. Një udhëtim politik që do të zgjasi deri më 30 Qershor. 

E sigurtë është se më 1 korrik e tutje, nuk duket që të ketë asnjë shans që të vijojnë rrugëtimin e tyre politik të tre bashkë. Ose Edi Rama nga njëra anë, ose Lulzim Basha (Sali Berisha), Ilir Meta (Monika Kryemadhi) do të triumfojë. 

Loja ka filluar. Jemi në finalen e numërimit nga poshtë. Këto 12 ditët në vijim deri atëherë, nuk janë asgjë për jetën e gjithkujt prej nesh. E sigurtë është që ato do të jenë gjithçka, për të ardhmen e Shqipërisë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAVOLINA QË NUK DO TË ULESHIT? Përgjigja zbulon diçka interesante për personalitetin
Previous article E BUJSHME NGA KOSOVA/ Klubi shqiptar fton Milanin për një miqësore

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT