• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ 12 miljet detare të Greqisë dhe tallja e opozitës me shqiptarët
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ 12 miljet detare të Greqisë dhe tallja e opozitës me shqiptarët

27 December, 2020 Redaktor1 OP-ED

Në mungesë të mbështetjes popullore për shkak të humbjes së besueshmërisë publike, opozita shqiptare prej mbi 7 vjetësh i është falur miteve të rreme, si e vetmja mundësi për ti rikthyer në pushtet. Më e fundit, është ajo që lidhet me historinë e zgjerimit të gjerësisë së detit territorial të Greqisë, me 12 milje detare. Bëhet fjalë për hapësira ujore përgjatë brigjeve greke, për të cilat nuk ka pretendime, por edhe nëse ka kushdo mund të ankohet në çdo kohë!

Që kjo është një e drejtë e shtetit grek, ashtu siç ka qenë edhe e drejta e Shqipërisë që të bëjë të njëjtën gjë 10 herë me radhë që nga viti 1946 e deri më sot, pranohet edhe nga opozitarët tanë. Por ajo që po tentohet të manipulohet me opinionin publik prej tyre, për arsye të përfitimeve elektorale, është se këtë duan ta shesin si një vendim që është marë pa na pyetur ne. A thua se Sali Berisha ka pyetur Athinën, kur miratoi ligjin me Nr. 60, për 12 miljet shqiptare në detet Adriatik e Jon në vitin 2012?!

Këtë “ngatërresë” po e bëjnë me koshiencë duke përdorur një mit të rremë, që të fshehin prapa saj, diçka reale. Duan të fshehin një vendim tjetër që e kanë bërë vetë. Duke dashur të fajësojnë këtë radhë Edi Ramën, besojnë se kështu do të vendosin shenjën e barazimit mes marrëveshjes së 2009 të Sali Berishës, Lulzim Bashës e Ilir Metës që rrëzoi Gjykata Kushtetuese, me këtë të sotmin.

Por nuk u ecën, sepse për të gjithë ata që kanë dy pare mend, e vërteta është fare e thjeshtë: Ajo marrëveshje e atëhershme e pambyllur ende mes Tiranës e Athinës, nuk është shqyrtuar ende, sepse i ka kaluar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Kaq. Ndaj është e kotë që të shesësh si “tradhëti të madhe kombëtare” apo si “marrëveshje të fshehtë”, një dokument që as ka dhe as ska përse të ketë, ndonjë firmë liderësh shqiptarë.

Por pse e bëjnë liderët e opozitës sonë këtë “ngatërresë”, e për rrjedhojë propaganda e saj e mediat pranë tyre? Për një arsye fare të thjeshtë: Është në natyrën e atyre që nuk arrijnë të fitojnë dot përmes të drejtës, përmes provave dhe fakteve, përmes forcës së moralit, përmes të vërtetave të shkruara e zeza mbi të bardhë, që ti falen teorive konspirative. Fake news-eve. Miteve të rreme. Gënjeshtrave dhe banaliteteve kësisoj.

Mbi të gjitha opozitarët tanë i janë falur sistematikisht pas 2013 miteve të rreme. Për arsye se aty ndihen më familjarë dhe notojnë më të sigurtë, me shpresën se do arrijnë që të dalin një ditë pa lagur, në bregun e pushtetit të shumëndërruar. Mitet e rreme janë bindje ose besime kolektive që nuk bazohen mbi fakte. Përdorimi i tyre shoqërohet me legjendën, me fantazinë, foklorin, të dhënat konfuze, dëshirat personale dhe legjendat urbane.

Duke i veshur mitet e tyre të rreme me ambalazh me shkelqim kallp, opozitarët besojnë se shqiptarët janë aq budallenj sa ta hajnë sapunin e tyre për djathë.  Është kjo edhe arsyeja se përse po përdorin të njëjtën teknologji mashtrimi publik edhe këtë radhë, me vendimin e fundit të Greqisë për zgjerimin e gjerësisë së detit në territorin e saj, me 12 milje detare. Bëjnë sikur harrojnë, që edhe Republika e Shqipërisë po kaq e ka po 12 milje, që e caktoi Sali Berisha një vit para se të ikte nga pushteti.

Kjo është e vërteta e thjeshtë. Një e vërtetë nga e cila opozitarët tanë do të fitonin shumë herë më tepër pike publike, politike dhe elektorale nëse do ua thonin qytetarëve ashtu siç është. Vetëm kështu do të gëzonin më shumë simpati, sepse do të tregonin bashkë me të vërtetën e thjeshtë; edhe realizëm, edhe seriozitet, edhe përgjegjësi publike edhe nacionalizëm modern, nëse u duhet edhe kjo.

Kjo historia e miteve të rreme me shitje ujërash detarë, me shitje kufijsh, me harta imagjinare për ndarje, shitje e falje territoresh shqiptare në Ballkan, as u ka ecur e as ka për tu ecur. Për një arsye të thjeshtë: Mos prisni që të fajësoni për gjëra të tilla, një forcë politike si PS, që çoi në gjykatë ku u shpall antikushtetuese, një marrëveshje që liderët tanë opozitarë e bënë vetë, e firmosën vetë dhe vazhdojnë që ta mbrojnë po vetë.

Berisha, Basha dhe Meta nuk janë distancuar ende nga kjo marrëveshje antikueshtuese. Nuk kanë kërkuar falje e as nuk e pranojnë që kanë gabuar. Çka tregon se nesër, nëse do jenë sërisht në pushtet, janë gati ta bëjnë atë sërisht. E sërisht. E sërisht. Ndaj është e kotë sot në opozitë pa asnjë provë e fakt, që të akuzojnë për diçka që e ke bërë vetë me firmën e tyre, kundërshtarin politik në mazhorancë.

Nëse e kanë seriozisht, këtë furtunën e radhës në gotë, e kanë tashmë shumë të thjeshtë: Le ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, siç bëri Edi Rama dhe PS me marrëveshjen e tyre të 2009 me Greqinë dhe ta rrëzojnë. Kështu po që mund të barazohen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Shkarkuan trajnerin për vetëm një javë punë, klubi i Bundesligës emëron në stol teknikun e njohur
Previous article NJË "XHEVAHIR" NGA BRAZILI/ Talenti luan me klubin historik dhe 4 skuadra e duan në Europë

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT