• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ 10 anët më qesharake të telenovelës së përgjimeve!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ 10 anët më qesharake të telenovelës së përgjimeve!

20 June, 2019 Redaktor1 OP-ED

Janë të paktën 10 arësye që bëjnë të mos i marësh seriozisht, seritë e reja e të vjetra të telenovelës së gjermanes “Bild”, të përgjimeve.

Kuptohet, kjo është përtej qëndrimit të pandryshuar se Dosjet 339 dhe 184 duhen hetuar sa më shpejt e profesionalisht. Kushdo që ka përgjegjësi, të ndëshkohet nga gjykata, me maksimumin që parashikon ligji.

E para, për “Deutsche Welle”, “Bild” është një gazetë bulevardeske. Që për profesionistët në mos qesharake, do të thotë jo serioze dhe jo profesionale.

E dyta, sjellja publike e gazetarit gjerman të kësaj historie, është aq “perendimore” sa të shton respektin për disa nga gazetarët më militantë pranë opozitës sonë të rrugës.

E treta, dosja 184 u hap dhe përgjimet u nisën ndaj një grupi kriminal droge në Dibër. Sot, po shitet si heroizëm i prokurorëve politikë të opozitës, kundër qeverisë së Edi Ramës.

E katërta, si ka mundësi që mes “mullarit të kashtës” me 700 CD të mbushura me përgjime, pas 3 vjetësh është gjetur vetëm “gjilpëra” e mazhorancës?

E pesta, a janë përgjuar vërtetë Kryeministri, ministri i Brendshëm, ministra të tjerë, deputetë dhe Kryetar Komisionesh Parlamentare? Nëse po, a është zbatuar procedura standarde ligjore për këtë rast?

E gjashta, nëse gjithçka është ligjore dhe serioze, përse në vend të përgjegjësisë juridike nëse kishte për cilindo, ato përdoren sot vetëm për një luftë të pisët politike?

E shtata, prokurorët e kanë zvarritur çështjen për 3 vjet. Mirë që nuk kanë bërë veprime, po për mosveprime a do të mbajë kush përgjegjësi për këtë çështje?

E teta, nëse këto përgjime nuk janë dorëzuar tek opozita në shenjë hakmarrje nga prokurorët e prekur prej reformës ë drejtësi, përse duhet të dilnin tani, në kulmin e përplasjes së saj politike me Kryeministrin Rama?

E nënta, nëse opozita do ishte e interesuar për zbardhjen e krimeve elektorale, përse i hedh këto biseda sot në treg, vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve të 30 Qershorit?

E dhjeta, si është e mundur që në gjithë këtë batërdi përgjimesh, të mos ketë asnjë bisedë qoftë edhe krejt normale të përfaqësuesve të PD e LSI në fushatën elektorale për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës, por vetëm nga PS?

Të gjitha këto, e ndoshta dhe të tjera, jo vetëm e zhvlerësojnë, por e bëjnë gjithmonë e më qesharake të ashtëquajturën aferë përgjimesh, të servirur nga një media bulevardeske!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OFENDOI RËNDË KOSOVARËT/ Klubi i Tiranës kërkon ndjesë publike: Lojtari do dënohet...
Previous article "PARAJASA E FSHEHUR"/ Plazhi i Livadhit në Himarë "magnet" për turistët e huaj (PAMJET)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT