• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Aleancë PD-LSI? Flet Andi Bushati: Shkatërrim për demokratët, ja pse jam kundër Bashës
Home
Shqipëri

Aleancë PD-LSI? Flet Andi Bushati: Shkatërrim për demokratët, ja pse jam kundër Bashës

27 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Andi Bushati thotë se është kundër vendimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për vazhdimin e protestave ku gjykon se çdo gjë që do jetë poshtë nivelit të çadrës do sjellë dështimin e rradhës për opozitën.

Ai argumenton se mbështet më shumë Berishën i cili ka sugjeruar djegie mandatesh.

Gazetari foli edhe për përpjekjet e një poli të tretë (Blushi, Topi, Duka, Ndoka, Dule) për të pasur ndikim në ligjin elektoral.

Sa i përket një aleance mes PD-së dhe LSI-së ai mendon se do ishte absurde dhe shkatërrim për demokratët.

“Do dukej absurde pavaërsisht se si do justifikoheshin ata. Në verbin e tyre politik nuk kanë asgjë të përbashkët. Bashkëqeverisje do bënin për të ndarë karriget e pushtetit. Do ishte shkatërrim për PD,” shprehet ai i ftuar në News 24.

“Përballë Bashës, Berisha ka hedhur idenë e djegies së mandateve, mua personalisht nuk më pëlqejnë protestat. Çdo gjë që është poshtë nivelit të çadrës, do të jetë dështim i radhës për PD.

Lulzim Basha nuk është se ka thënë kategorikisht Jo, e ka lënë mendimin e Berishës si opsion të hapur. Një politikë radikale si kjo që e fut parlamentin në krizë, duhet parë në raport me interesat e vendit. Unë mendoj dhe i parë në këtë këndvështrim do kishte interes një veprim i tillë radikal.

Opozitës mund t’i hynte në punë kjo, sepse opozita është e përçarë sot edhe prej zgjedhjeve të bëra nga Basha. Kjo do ishte ftesë për ribashkim, dhe Basha do ndreqte gabimet që bëri me të vjetërit, që udhëhoqën bashkë me Berishën.

Kjo është në interes vetëm të interes të Partisë Demokratike. LSI nuk ka problem për pjesëmarrjen në protestë, por më shumë për kredibilitetin e mënyrës si proteston. Demokratët protestojnë si protestojnë por kanë 5 vite që i bien Ramës, kurse LSI vetëm muajt e fundit.

Është shumë e vështirë që nëse LSI nuk bën një vetëpastrim të vetes, të ketë besueshmëri te publiku. Që ta besojmë se akuzat e LSI ndaj Ramës janë të hapura.

Kryemadhi e ka refuzuar kategorikisht djegien e mandateve, se i dhembin mandatet e veta që i ka marrë me mundim, se sa një interes më i madh, që të tregojë se pavarësisht pasqyrave që na tregon Rilindja, Shqipëria nuk është një vend normal.

Nëse grumbullimi është për efekt taktik, për të ndikuar që të kenë peshë në ligjin elektoral, nuk më duket mëkat, është thjeshtë politikë.

Por t’i shoh si grupim për gjëra të mëdha, më duken larg Ben Blushi dhe Bamir Topi apo Nard Ndoka, nuk i shoh dot bashkë. Këto janë parti që janë aq larg në shumë pikëpamje sa që asgjë nuk mund t’i koalicionojë,” thotë Bushati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOGRAFI I VIPAVE/ Endrit Mërtiri rrëfehet tek Rudina, tregon planet për të ardhmen
Previous article Wenger-Mourinhos: Mjaft me ankesa, fito me lojtarët që ke!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT