• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT/ Thirrje deputetëve: Sido që të votoni sot…
Home
Sociale

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT/ Thirrje deputetëve: Sido që të votoni sot…

25 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Sociale

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbledhur ne nje tubim para Kryesise se Kuvendit, u eshte drejtuar deputeteve me thirrje te mos miratojne “grabitjen e tokës publike e private ne mes të Kryeqytetit për t’ia dhuruar klientëve të Kryeministrit në një kohë kur Gjykata Kushtetuese nuk funksionon”.

“Sido që të votojnë sot deputetët, rruga jonë është e qartë. Me apo pa deputetët, Teatri nuk do shembet!!! Sot janë deputetët që duhet të vendosin në cilën anë të historisë qëndrojnë. Mos u bëni palë me vjedhjen! Mos u bëni palë me shkeljen e Kushtetutës!”- thuhet ne deklarate.

Deklarata e plote 

Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,
Ju jeni mbledhur sot për të rishqyrtuar një dekret të Presidentit në lidhje me ‘ligjin special’ për prishjen e Teatrit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka një kërkesë të thjeshtë ndaj jush: pranoni dekretin dhe rrëzojeni njëherë e mirë këtë çmenduri anti-kushtetuese!

E gjithë nisma e Qeverisë për prishjen e Teatrit është një nga shkeljet më të qarta të Kushtetutës së vendit tonë. Ajo synon të grabisë tokë publike e private ne mes të Kryeqytetit për t’ia dhuruar klientëve të Kryeministrit në një kohë kur Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. Nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë asnjë qëllim përveç këtij.

Kjo situatë është shpjeguar në mënyrë të vazhdueshme e të qartë jo vetëm nga Aleanca, shkrimet e panumërta të shumë intelektualëve publik vendas e të huaj, por edhe nga dy dekrete të detajuara të Presidentit. Sot, nuk ka asnjë deputet që mund të shfajësohet duke thënë se nuk ishte i informuar për atë që po ndodhte teksa po votoni për herë të tretë për këtë problem.
Si rrjedhojë, kushdo që voton për miratimin e atij ligji famëkeq sot po bëhet haptazi palë në vjedhje kundra interesit publik dhe në shkelje të Kushtetutës. Çfarëdo që të bëni në pjesën e mbetur të jetës tuaj, kudo që të shkoni, me cilindo të takoheni, kjo votë do ju ndjekë nga pas! Do konsideroheni përherë si deputetët që votuat për të vjedhur popullin tuaj!

Votimi i sotshëm është i rëndësishëm për ju. Jeni ju ata që duhet të vendosni se me çfarë reputacioni dhe imazhi do perceptoheni në publik nga sot e tutje.

Për ne, votimi i sotshëm është thjesht konfirmimi i radhës se kemi të bëjmë me një qeveri të paskrupullt, jo thjesht të korruptuar, por qartazi kriminale, e cila nuk ndalet para asgjëje me qëllim kryerjen e grabitjes se planifikuar. Aleanca ka shprehur haptazi qëndrimin e saj se Teatrin do e mbrojmë deri në fund, edhe me trupat tanë po të jetë e nevojshme. Sido që të votojnë sot deputetët, rruga jonë është e qartë. Me apo pa deputetët, Teatri nuk do shembet!!!

Sot janë deputetët që duhet të vendosin në cilën anë të historisë qëndrojnë.
Mos u bëni palë me vjedhjen!
Mos u bëni palë me shkeljen e Kushtetutës!
Brezat që vijnë nuk do ua falin aq kollaj sa mund të mendoni ju.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Benzema e pranon se duhet të përmirësohet: Pa Ronaldon është ndryshe
Previous article "FOTO PLOT ME LESH"/ Aktori shqiptar bën urimin EPIK në ditëlindjen e bashkëshortes

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT