• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Alda Bardhyli: Kur historitë na lidhin
Home
Kulturë

Alda Bardhyli: Kur historitë na lidhin

19 March, 2026 s.autor Kulturë

Kur historitë na lidhin” është tema që Panairi i Librit në Lajpcig ka zgjedhur si moto të edicionit të këtij viti, që hap siparin më 19 mars. Shqipëria do t’i bashkohet edhe këtë vit kësaj ngjarjeje të rëndësishme në fushën e librit, në hapësirën e përbashkët të Tradukit, së bashku me vendet e Europës Juglindore.

Në një kohë tensionesh globale, Astrid Böhmisch, drejtoresha e Panairit, zgjedh ta orientojë këtë hapësirë të madhe dialogu drejt historisë dhe kujtesës. Ajo beson se historia përbëhet nga një fije e padukshme që lidh përvojat e njerëzve përtej kufijve, ideologjive dhe kohëve.

Sot, kur bota përjeton një ankth të ri global të mbushur me konflikte, pasiguri politike dhe kriza identitare, rikthimi te historitë e së shkuarës merr një kuptim tjetër. Ato nuk janë vetëm rrëfime për atë që ka ndodhur, por struktura të gjalla që ndihmojnë të kuptojmë veten dhe njëri-tjetrin,

Në posterin që kemi zgjedhur për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë panair, shfaqet fotografia e dy vajzave partizane. Një fragment i vogël i së shkuarës sonë që rikthehet në një hapësirë ndërkombëtare libri, duke na kujtuar se lufta dhe rezistenca kanë prekur jetët e njerëzve në mënyrë të ngjashme në të gjithë Europën. Për mua, ky imazh është edhe një kujtesë e historisë sonë, e grave shqiptare që iu bashkuan luftës dhe që mbeten ende pak të njohura jashtë vendit.

Kur Astrid Böhmisch më pyet për to, i përgjigjem me humor se “ato luftuan kundër gjermanëve”. Pas këtij imazhi ka rënë mjegulla. Librat mbi Luftën Nacional-Çlirimtare nuk janë përkthyer ende në gjuhë të tjera. Dhe pikërisht këtu fotografia bëhet një urë që fton historinë të dalë nga arkivat dhe të hyjë në dialog me lexues të tjerë.

Fotografia, ashtu si libri, është një formë kujtese. Ajo e ngrin një moment në kohë, ndërsa libri e rrëfen atë. Njëra na jep fytyrën e historisë, tjetra zërin e saj. Kur këto dy forma takohen në një panair libri, ato krijojnë një hapësirë ku kujtesa personale dhe historia kolektive fillojnë të komunikojnë.

Përvoja e Gjermanisë Lindore dhe ajo e komunizmit shqiptar krijojnë gjithashtu një dialog të heshtur. Dy sisteme që ndërtuan realitete të mbyllura, dy shoqëri të rrethuara nga kontrolli ideologjik, por edhe nga një kulturë e brendshme rezistence. Në të dyja rastet, arti dhe letërsia u bënë hapësira ku e vërteta shpesh shfaqej në mënyrë të tërthortë: në metaforë, në heshtje, në kujtime personale që sfidonin narrativën zyrtare.

Sot, kur flasim për një “luftë globale”, jo vetëm në kuptimin ushtarak, por edhe në atë kulturor dhe informativ, duket sikur bota po hyn sërish në një klimë ankthi të njohur. Ideja e një bote të ndarë, e blloqeve ideologjike dhe e propagandës që formëson realitetin publik rikthehet në forma të reja.

Por, në këtë fragmentim të ri kultura mbetet një territor i përbashkët. Ajo krijon ura atje ku politika ndërton kufij.

Këtu hyn roli i librit. Libri është një nga format më të qëndrueshme të kujtesës kulturore. Ndryshe nga zhurma e përditshme e informacionit, ai kërkon kohë, përqendrim dhe dialog të brendshëm. Në faqet e tij, historitë personale bëhen pjesë e historisë kolektive.

Një kujtim nga Tirana e viteve të izolimit mund të flasë me një kujtim nga Berlini Lindor; një përvojë e vogël njerëzore mund të ndriçojë një epokë të tërë.

Në këtë mënyrë, historitë nuk janë vetëm dëshmi të së shkuarës, ato janë mekanizma lidhjeje. Ato na mësojnë se frika, shpresa dhe dëshira për liri nuk janë përvoja të izoluara kombëtare, por impulse universale. Në kohë ankthi global, libri bëhet vendi ku këto impulse ruhen dhe qarkullojnë.

“Kur historitë na lidhin” nuk është thjesht një titull; është një pohim estetik dhe etik. Ai sugjeron se në një botë të fragmentuar, rrëfimi mbetet forma më e fuqishme e bashkimit. Dhe ndoshta pikërisht aty, mes kujtesës dhe imagjinatës, lind mundësia që kultura të na rikujtojë se historia, pavarësisht plagëve të saj, mund të jetë ende një hapësirë dialogu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR ME NJË VIT BURG/ Merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi
Previous article BEOGRADI PROVOKIME NË KUFIRIN E KOSOVËS/ Kurti: Alarmuese! Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi

s.autor

Postime të ngjashme

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT