• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ALBIN RRENCI”/ Haradinaj: Kam besuar se Kurti do të ishte zgjidhja e duhur, por jam i zhgënjyer
Home
Rajon

“ALBIN RRENCI”/ Haradinaj: Kam besuar se Kurti do të ishte zgjidhja e duhur, por jam i zhgënjyer

13 July, 2022 s.autor Rajon

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar sa i përket qeverisë së Albin Kurtit që nga fillimi i mandatit të tij.

“Po si nuk e kryen një punë të hajrit për një vit e sa që janë në qeveri!?” është shprehur Haradinaj në rrjetin social ‘Facebook’.

“Kam qenë ndër të rrallët në mos i vetmi që kam folur hapur se Kosova kishte nevojë për rotacion të pushtetit. Kam besuar se Albin Kurti dhe Vetëvendosje do të ishin zgjidhje e duhur, por sot jam i zgjënjyer deri në palcë me qeverisjen e tyre!”.
Haradinaj, ka përmendur edhe ligjin e pagave duke thënë se me këtë bllokim iu kanë bërë dëm shumë profesionisteve.

“Si e bllokuan ligjin e pagave, që nuk është tjetër pos hajni ordinere ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve, punëtorëve”.

“Me ligjin e ri të pagave të miratuar nga qeveria ime, të cilin e ka bllokuar Albin Kurti, një mjek specialist do ta kishte pagën bazë 1200 euro. Sot e ka 703 euro. Kjo i bjen që Qeveria Kurti, e ka dëmtuar secilin prej tyre nga 6045 euro për vit. Natyrisht pa e kalkuluar inflacionin vjetor prej 14.1 %, i cili do të duhej të ishte harmonizuar me rritjen vjetore të pagave. Ngjashëm është edhe më të gjitha kategoritë tjera të të punësuarve, një numër jo i vogël i të cilëve tashmë e kanë marrë rrugën e mërgimit”.

Kreu i AAK-së, të paqartë e ka edhe rritjen e çmimeve dhe komodidetin e qeverisë në këtë drejtim.

“Qeverisë i janë rritur të hyrat, por u janë zvogëluar qytetarëve. Nga punët e Qeverisë Kurti, kanë mbetur vetëm deklaratat qesharake të eksponentëve të saj, se “pagat në Kosovë janë rritur më shumë se sa çmimet”.

“Kam dashur shumë që kjo qeveri të ketë sukses, por ajo sot është shndërruar në qeverinë më antipopullore që ka pasur Kosova ndonjëherë”.

Me 26 janar, te frustruar me rritjen e çmimit të rrymës dhe qasjen e kryeministrit të Kosovës, qytetarët kanë protestuar në Prishtinë duke brohoritur “Albin mashtruesi”, “Albin rrenci”.

Etiketat “rrenc” dhe “mashtrues” i janë mveshur Kurtit meqë sa ishte në opozitë thoshte se rryma është shumë shtrenjtë dhe premtonte uljen e çmimit, derisa tash po deklaron se “aq lirë ka qenë rryma sa qytetarët nuk e kanë ditur as sa po u vjen fatura”.

Më 12 korrik, Albanian Post realizoi edhe një video-story në pazarin e tregut të Prishtinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËKUNDJE TË FORTA TË FORTA TËRMETI NË AFËRSI TË LAÇIT/ Ja sa ishte magnituda
Previous article "PO SHKATËRROJNË TRASHËGIMINË KULTURORE"/ Gjuetarët e thesareve kërkojnë flori nëpër Shqipëri, studiuesit: Bandat trafikojnë objektet arkeologjike

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT