• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Albin Kurti ushtari i vetëm i UÇK-së, gjithë të tjerët mercenarë
Home
Rajon

Albin Kurti ushtari i vetëm i UÇK-së, gjithë të tjerët mercenarë

6 June, 2022 F.autor Rajon

Marrëdhënia e kryeministrit Albin Kurti me UÇK-në është një monstrum i krijuar nga vetë ai.

Kurti ka një lidhje të përçudnuar me këtë strukturë ku edhe e urren, edhe e do veten pjesë të saj.

Si i lemerisur në Kuvend thërriste emra ndihme për të dëshmuar se ka qenë pjesë e UÇK-së në kohën kur i kontestohej pjesëmarrja.

“Pyesni këtë, pyesni atë”, vazhdonte t’u thoshte deputetëve kundërshtues në Kuvend.

Në momentin që të duhet dikush tjetër për ta dëshmuar prezencën, punën e ke pisk. Por atij, në fakt, aq i bën për UÇK-në dhe luftën. I bën shumë vetëm për veten në UÇK.

Sikur të ishim në një tjetër shekull. Në kohën kur shiriti filmik nuk ekzistonte. Kur të vërtetën e bënin kronikasit që i qëndronin mbretit afër, sot do të mësonim se UÇK-ja është udhëhequr nga Albin Kurti dhe gjithë ushtarët e tjerë të vërtetë kanë vdekur, prandaj ai është tashmë zgjatimi i vetëm nga lufta e lavdishme. Është Komandanti i Ushtrisë së Vdekur.

Por, s’është kjo mundësi. Janë kohë të tjera. Prandaj, është dashur kjo lidhje frankenshtajn, ku të gjithë udhëheqësit e luftës shpallen kriminelë të pasluftës, derisa veteranët bëhen veteranë vetëm kur duhen për vota, ose kur ka nevojë për instrumentalizimin e tyre, siç pat ndodhur në kohën e protestave që Lëvizja Vetëvendosje bënte bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën.

Aty e kishte parë Kurti se muskujt e veteranëve mund t’i hyjnë në punë shumë, prandaj i kishte vërsulur, përmes AAK-së e Nismës, në drejtim të Kuvendit.

Aty e kishin parë edhe veteranët, të cilët bënë të hyhet dhunshëm në Kuvend dhe bënë të sulmohet institucioni, meqë Kurti i kishte bindur se vandalizimi nuk është ushtrim i dhunës – muri nuk ndjen dhimbje.

Kishte edhe skenarë se si t’i vihej flaka gjithçkafes. Nuk është provuar asnjëherë, sepse nuk qe nevoja të ndodhte, por kishte edhe modele të përgatitur se si do të sulmohej Kuvendi. Thuhej se një grup i armatosur ishte nisur për të sulmuar ndërtesën e Kuvendit, kurse disa nga deputetët e Vetëvendosjes kishin xhaketa me benzinë për t’ia vënë flakën.

Çka duhet kuvendi i tradhtarëve?

Kuvendi është sulmuar, por jo në këto dy skenarët më lart, fatmirësisht. Fatkeqësisht është bindur qytetari i Kosovës, në këtë rast veterani, se edhe bën të sulmohen institucionet.

Por, ata edhe sot të instrumentalizuar janë, sepse është kryeministri i tyre që, një herë ju thotë se ju nuk jeni aq sa thoni që jeni, dhe më pas ju tregoni se ju nuk meritoni aq sa thoni se meritoni.

E keni parë Kurtin në emisionin Desku në KTV. “S’e meritojnë pagën minimale veteranët”, thotë ai. “Paga minimale meritohet me punë. Paga minimale nuk është dekoratë”.

Në po të njëjtin segment thotë edhe se “nuk janë 60 mijë veteranë. Nëse dikush dëshiron ta gënjejë vetveten nuk mund të më gënjejë mua”.

Kurti është autoriteti suprem që vendos edhe sa luftëtarë kanë qenë, edhe çfarë lufte kanë bërë, edhe çfarë meritojnë për atë luftë.

Ai për vete meriton pagën, meriton mëditjet, meriton veturat që e vozisin, meriton truprojat që e shoqërojnë, meriton shtëpinë e madhe. Gjithçka meriton ai.

Të tjerët nuk meritojnë asgjë, as pagën minimale.

Ai nuk e ka dhënë rastësisht këtë deklaratë. Ai i do të revoltuar veteranët kështu siç ishin sot. Ai do që ata ta sulmojnë Kuvendin për një pagë minimale, në mënyrë që të dalë e vërteta e tij se “ata janë mercenarë”.

Në mendjen e Kurtit e gjithë situata do të përfundojë me këtë epilog: Disa janë në Hagë, duke u akuzuar për krime gjatë luftës. Të tjerët janë në Kosovë duke sulmuar institucionet për një pagë. Rrjedhimisht ka mbetur veç një ushtar i vërtetë i UÇK-së. Vetë ai.

Kështu, krejtësisht qëllimshëm, po rimodelohet ideja kolektive për luftën, duke krijuar një imazh të caktuar të luftëtarit mercenar sot, për të dhënë versionin se si ishte ai dje. Dhe krejt ky ristrukturim i të kaluarës së gjithë të tjerëve, për ta ndërtuar historinë prej heroi të një personi.

Por, a jemi gati ta fshijmë memorien për luftën, vetëm për favorin e ndërtimit të përrallës së një njeriu?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHON KRYESIA E PD/ Zbardhen emrat që largohen dhe kush i zëvendëson
Previous article U FILMUA DUKE KEQTRAJTUAR QENIN/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim 20-vjeçari në Tiranë

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT