• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ALBIN KURTI, SOCIALISTI NË BALLKAN QË DUHET TA NJIHNI…”/ Nga flokët e gjata e protestat, tek burgu dhe sot kryeministër i Kosovës
Home
Ekskluzive

“ALBIN KURTI, SOCIALISTI NË BALLKAN QË DUHET TA NJIHNI…”/ Nga flokët e gjata e protestat, tek burgu dhe sot kryeministër i Kosovës

7 October, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Rajon

Albin Kurti është sot kryeministri i ri i Kosovës, pas fitores me 25.79% të votave në zgjedhjet e parakohëshme të ditës së djeshme.

Në një rrugëtim prej 15 vitesh, Albini që njohim sot duket krejtërisht ndryshe nga ai i viteve më parë, kur në 1997 u bë një nga udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.

“Albin Kurti, një socialist nga Ballkani që mund te mos e njihni por duhet ta njihni. Kjo foto është shkrepur gjatë protestave në ’97-’98 (para luftës) në Kosovë. Ai vijon të rezistojë. Shumë prej burrave të tjerë që vepruan si ai janë ende në burg, shkruhet në një prej artikujve të huaj për Kurtin.

.Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: “Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim”.

(Në burg në Serbi)

Kur u dënua, ai tha: “Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj.”

Momente nga ky episod

Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën Jo negociata, vetëvendosje, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen vetëvendosje! Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive.

Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare arrestoi, burgosi dhe dënoi qindra aktivistë, ndër ta edhe Albinin. Lëvizja vetëvendosje! kërkon referendum gjithpopullor në Kosovë, si e vetmja zgjidhje e drejtë paqësore për të vendosur statusin e Kosovës.

Albin Kurti i viteve më parë, rebel i “pandreqshëm” është padyshim ndryshe nga ai që sjpejtë do të betohet si kryeministër i Kosovës. E megjithatë, pasioni dhe kembengulja e tij duken të jenë të njejta si ato të rinisë, duke e bërë rrugëtimin e tij në politikë edhe më të gjatë.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS KONFLIKTEVE TË VAZHDUESHME/ Bebe Rexha poston videon e ëmbël me të atin
Previous article NJË MREKULLI/ Nuset e ardhshme do të mrekullohen pas trendit të ri të fustaneve

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT