• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALBERT VELIU, ‘Cosa Nostra’ shqiptar që punonte si shofer i AMBASADORES. Raporti që tregon GJITHÇKA
Home
Breaking News

ALBERT VELIU, ‘Cosa Nostra’ shqiptar që punonte si shofer i AMBASADORES. Raporti që tregon GJITHÇKA

6 February, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në një operacion arrestimesh të përbashkët midis DEA’s amerikane dhe Policisë së Kosovës, vitin e kaluar e pësuan 12 persona, të gjithë të dyshuar për krim të organizuar.

Sot, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 3 prej tyre për trafikim me armë. Këta tre persona mendohet se kanë pasur lidhje me Albert Veliun, i cili dyshohet se ka drejtuar një operacion fitim prurës si diler armësh, drogës dhe pastrim parash dhe mbante lidhje me njerëz të “Cosa Nostras”.

Tetë persona u arrestuan vitin e kaluar nga DEA në New York dhe katër persona u arrestuan në Kosovë nga Policia e Kosovës. Sot, të martën, më 06 shkurt 2018, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngrit aktakuzë ndaj tre personave për trafikim të armëve.

A.K. (30-vjeçar), M.D. (31-vjeçar), D.P. (24-vjeçar), janë personat që Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për vepër penale trafikim me armë.

Këta të tre, sipas prokurorisë, kanë vepruar si grup kriminal në krye me Albert Veliun. Ndaj këtij të fundit është duke u zhvilluar procedurë penale në SHBA. Veliu dyshohet t’ia ketë shitur një agjenti të infiltruar një AK-47 dhe një raketahedhës “zollë”.

  • Kush është Albert Veliu?

Detyra e përditshme e Albert Veliut ishte si një punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për të shoqëruar me makinë Konsullen e Përgjithshme të Kosovës, Teuta Sahatqija në New York.

“…gjatë muajit prill dhe maj 2017 në territorin e SHBA-së, agjenti i policisë Amerikane nga DEA (Drug Enforcement Administration), nën mbulim, ka lidhur marrëveshjen me A.V., për blerjen e 15 copë armë automatike kinse për luftën e narko- karteleve në Meksikë dhe për këtë ia ka dhënë të hollat të pandehurit A.V.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria pretendon se përmes të pandehurve është organizuar dorëzimi i armëve në Kosovë, dhe këta ia kanë dorëzuar armët oficerit policor të Policisë së Kosovës nën mbulim, i cili ka qenë duke zbatuar masat e fshehta të blerjes së simuluar.

Një njoftim i Departamentit të Drejtësisë së SHBA’së që u lëshua qershorin e vitit të kaluar, thotë se Albert Veliu dhe Anthony Noterile do të dërgohen në Gjykatën Federale të Bruklinit në New York me akuza që kanë të bëjnë me pastrim parash dhe trafik narkotikësh. Të njëjtëve, nga DEA, iu janë konfiskuar edhe armë AK-47 dhe një anti-tank.

Personat që u arrestuan në SHBA e që lidhen me këtë rast ishin: Albert Veliu, 34-vjeçar, Christopher Curanovic, 35-vjeçar, Anthony Noterile, 56-vjeçar, Xhevat Gocaj, 50-vjeçar, Dilber Kukic, 45-vjeçar, Agim Rugova, 45-vjeçar, Ekram Sejdija, 40-vjeçar, Alban Veliu, 32-vjeçar.

Anthony Noterile

Më 27 qershor 2017, me një aksion të koordinuar mes policisë e prokurorisë së Kosovës dhe të SHBA–ve, të gjithë të pandehurit janë arrestuar në flagrancë, në territoret e të dy shteteve.

Hetimet e para nga DEA thonë se kanë zbuluar se Christopher Curanovic, një anëtar i “Cosa Nostra”, kishte provuar të zhvaste një borxh nga një ish-anëtar i bandës kriminale.

“Agjentët kanë arritur të shohin se Veliu, Curanovic dhe Noterile, kishin krijuar skemë jolegale në të cilën bënin pastrimin e parave”, thuhej në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë së SHBA’së.

Gjatë këtij hetimi është parë se të dyshuarit kishin arritur të bënin pastrimin e rreth 800 mijë dollarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si të visheni me të kuqe ditën e Shën Valentinit dhe të dukeni seksi dhe e veçantë (FOTO)
Previous article PD-PS sherr në Kuvend, por bëhen bashkë në senatin e SHBA. 4 deputetë në Uashington

g.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT