• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Albert Dumani shpërthen në lot, flet për historinë e dhimbshme të familjes
Home
Showbiz

Albert Dumani shpërthen në lot, flet për historinë e dhimbshme të familjes

6 December, 2017 k.autor Lifestyle, Showbiz

Albert Dumani, Drejtor Programacioni në Tv Klan, ishte sot në studion e “Rudina” ku ndryshe nga çdo dalje tjetër, përveç pjesës profesionale foli edhe për familjen.

I emocionuar dhe mes lotësh Dumani rrëfeu historinë e dhimbshme të prindërve të tij nga ku tha se ata nuk u martuan dot kurrë për shkak të fesë. Drejtori i Programacionit në Tv Klan tha se babai i tij ndërroi jetë kur ai ishte vetëm 5 vjeç dhe nëna e tij Luçe nuk u martua më kurrë.

“Fëmijëria ime ka qenë e bukur, por kam vuajtur pas ikjes së babait. Në fakt mami im nuk u martua kurrë me babin, sepse mami ishte katolike dhe babai mysliman. Kur unë isha 5 vjeç babai im humbi jetën, mami im ishte 25 vjeç në atë kohë. Babai im e rrëmbeu dhe të dy kanë shkuar në Dibër, mamaja ime është shkodrane. Dhe një peng që kam është që s’kam parë një foto të saj nuse. Deri kur isha 9 muaj apo 1 vjeç familja e mamasë nuk flisnin sepse ai e kishte marrë me rrëmbim. Ishte ardhja ime në jetë që u ribashkuan dy familjet. Fatkeqësia ndodhi që babi u sëmur dhe kur unë isha i vogël kemi qëndruar këtu në spital rreth 6 muaj dhe unë mbaj mend që flija anash tij me mamin.

Ai vuante, i thonin se i dhëmb stomaku, por në fakt kishte kancer në pankreas. Pas ikjes së babait kemi vuajtur pak në Peshkopi sepse nëna ime ishte një grua 25 vjeç dhe gjyshi i thoshte që t’ia linte atij djalin (që isha unë) dhe të vazhdonte jetën, por ajo nuk më la kurrë, nuk u martua më kurrë, ndejti me mua dhe ne kaluam mirë pastaj. Ajo u bë edhe nënë edhe babë për mua. Ajo është heroina ime. Unë e kam të vështirë të gjej një gocë që ta çoj në shtëpi, sepse ne jemi vetëm dy. Unë dua që ajo të mos qajë më kurrë. Ajo ka vuajtur dhe ka mbajtur zi rreth 10 vite. Tashmë ne jemi mirë edhe ekonomikisht. Një person i tretë që të vijë në shtëpi duhet të gjej telat e të dyve. Ajo ka qenë shumë e fortë”, tha Dumani.

Ndërkohë Luçe përmes një videomesazhi i tregoi të birit se sa krenare është për të ndërkohë që nuk nguroi t’i kërkojë publikisht që ai të gjej një vajzë dhe të krijojë familje. Në videomesazh nëna e tij po ashtu zbulon se Dumani ka bërë një aksident të rënë dhe sipas saj kjo është jetë e dytë për të.

“Unë po të ndjek si gjithmonë kur ti del te “Rudina”. Sot kam qejf të më dëgjosh edhe ti mua. Jam shumë e lumtur dhe shumë krenare për ty që Zoti të fali dhe ma bëri një dhuratë të bukur. Ja dëshiroj çdo nëne një djalë si ti, me suksese dhe arritje. Ti kalove edhe një fatkeqsi tjetër dhe Zoti të fali një jetë të dytë. Ti je bërë një djalë i mirë dhe lutjet e mia Zoti i ka pranuar. Dua të të them Berti që t’më japësh fjalën aty ku je që ti të gjesh një vajzë të mirë dhe të krijosh familje dhe unë këtë dua, pastaj le të vdes. Ndryshe nuk guxoj të vdes, nuk të le dot vetëm”, tha zonja Luçe, e ëma e Dumanit./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Zbulohet para kohe fituesi i ‘Topit të Artë’, e tradhëtojnë këpucët e reja
Previous article CHAMPIONS LEAUGE/ Formacionet zyrtare: Tottenham- APOEL

k.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT