• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ Këshillat për “Mbretin” plak para “Luftës së Madhe” të 30 Qershorit!
Home
Ekskluzive

“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ Këshillat për “Mbretin” plak para “Luftës së Madhe” të 30 Qershorit!

26 June, 2019 F.autor Ekskluzive, Politikë

“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ (Sezoni 5, Episodi 10)

Këshillat për “Mbretin” plak para “Luftës së Madhe” të 30 Qershorit!

Nga ALFRED PEZA

Kur “Mjeshtrja” e shpatës e mori mesazhin e koduar, që “Mbreti” plak ia kishte nisur me pëllumbin- postier, ajo e kuptoi se diçka e rëndë po ndodhte në jetën e tij. Kurrë më parë nuk e kishte parë kaq shumë të lodhur, të dërrmuar, të kërrusur, të rrëgjuar, të menduar, të dobësuar dhe të shqetësuar.
Ajo ishte nga të paktat edhe Brenda rrethit të tij të ngushtë që e dinte sekretin e tij të madh: “Mbretit” plak I ishin rishfaqur ëndrrat e para 30 viteve, të cilat jo vetëm që ia kishin prishur, por tashmë e kishin lënë edhe fare pa gjumë. As ilaçet e gjumit, as qetësuesit, as çaji i kamomilit, as kura që I kishte ardhur nga shumë larg “Botës shqiptare në Ballkan”, nuk po e qetësonin.
Shqetësimi ishte se nëse vijonte me këto ritme, rrezikonte që ai të mos ishte plotësisht në gjendje që të udhëhiqte deri në fund “Luftën e Madhe” të 30 Qershorit, përballë kurormbajtësit. “Froni I Shpatave” here dukej sikur lëkundej, e herë herë dukej sikur bëhej gjithnjë e më I fuqishëm dhe madhështor. Ishin kohët kur njerëzit iknin nga takimet, me mendjen e të fundit, që sapo kishin takuar.
Lajmi I mirë për “Mjeshtren” e shpatave, ishte se për herë të parë në jetën e tij, “Mbreti” plak po I kërkonte dikujt këshilla. Ai kishte qenë një shkollë më vete politike në historinë e “Mbretërisë shqiptare të Perëndimit” dhe shumë prej atyre që ishin rrotull por edhe përballë tij, në anën tjetër të vijës së frontit të luftës, ishin munduar që të mësonin prej tij.
Ndërsa tani, ai kishte nevojë për këshilla. E si të mos mjaftonte këto, i kërkonte ato, nga një “Mjeshtre” që më shumë ishte shquar për shpatën sesa për penën. Kjo më shumë sesa e gëzoi, e shqetësoi atë. Megjithatë, pas shumë përsiatjesh dhe mëdyshjes, u ul e I shkroi ato, në stilin e “Game of Thrones”. Si batutua, shprehje, thënie dhe mendime e gjykime, të cilat do ti hynin në punë si gurët e gdhendur për të ndërtuar kështjellën e mendimeve të tij.
U ul dhe shkroi:

Lartmadhëria Juaj!
Pranoni Ju lutem, sugjerimet e mia modeste, në formën e fjalive telegrafike, me shpresën se do ju ndihmojnë sadopak për qëllimet që më shkruani:

-Një burrë I vërtetë bën atë që ka vetë vullnetin të bëjë, jo atë që I duhet të bëjë.
-Një njeri që nuk do të dëgjojë, do të humbasë dëgjimin!
-Një udhëheqës që fshihet pas xhelatëve që paguan, shpejt harron se çfarë do të thotë vdekje.
-Vetëm një burrë që është djehur një herë, e di se çfarë është ferri.
-As në ëndërr nuk mund të biesh përjetësisht.
-Edhe nëse ta them, çfarë ndodh? Disa sekrete janë më të sigurta të rrinë të fshehura. Disa sekrete janë aq të rrezikshme për tu ndarë, qoftë edhe me atë që do, apo beson më shumë!
-Një verë e gjatë, do të thotë edhe një dimër I gjatë pas saj.
-Sapo të marr vesh të vërtetën, do shkoj tek ai. Gjithmonë me shpresën se ai do jetë ai që mendoj unë dhe jo me frikën, se është bërë tjetër njeri.
-Mos harro cilido që të jetë çmimi që të kanë dhënë, do e kaloj. Më pëlqen jeta!
Përjetësisht Juaja,
“Mjeshtrja” e shpatave

Vetëm pak minuta pasi e lexoi, “Mbreti” plak, i ktheu përgjigjen:
Çfarëdo që të ndodhë me mua dhe 30 Qershorin, jeni e emëruar përjetësisht: “Mjeshtre” e “Mbretërve” sfidues, të “Botës shqiptare në Ballkan”.

E MËRKURË, 26 QERSHOR 2019
(Vijon nga 1 maj)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Kolegji Zgjedhor, pse dhe si e zyrtarizoi 30 Qershorin!
Previous article "ÇMIMI I VËRTETË I YLLIT FRANCEZ"/ Ja shifra rekord që ka shpenzuar PSG-ja për blerjen e Mbappe

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner Breaking News

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT