Alban Semaku u ekzekutua në vendin ku u gjet i pajetë ditën e djeshme pranë lumit Shkumbin në Peqin. Burime nga grupi hetimor për abcneës.al konfirmojnë.
Bëhet me dije se anëtari i bandës së Aldo Bares është rrëmbyer në Lushnje nga persona te pa identifikuar nga policia, të cilët dyshohen të kenë qenë më shumë se tre.
38-vjeçari është qëlluar me tre plumba të kalibrit 9 mm. Mësohet se plumbat e kanë përfshirë në shpinë dhe një në kokë.
Gjithashtu, të njëjta burime sqarojnë se janë sekuestruar kamerat në të gjithë gjatësinë e rruges ku dyshohet të jetë marrë me dhunë viktima, deri në qytetin e Peqinit ku dhe është ekzekutuar.


