• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMON Partia e Lirisë: Administrata publike nën presionin e pushtetit, po merr formën e patronazhistëve
Home
Politikë

ALARMON Partia e Lirisë: Administrata publike nën presionin e pushtetit, po merr formën e patronazhistëve

16 August, 2022 s.autor Politikë

Partia e Lirisë ka ngritur shqetësimin se administrata publike në Shqipëri është nën presionin e pushtetit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, zv.kryetari i kësaj force politike, Agim Nesho thotë se ajo që është me e patolerueshme është se “segmente të kësaj administrate, nën presionin e heqjes nga vendi i punës, po përdoren për të justifikuar vjedhjen dhe shpërdorimin e pronës publike”.

Ai thekson se Administrata Publike duhet të ruajë statusin e saj në shërbim të popullit dhe vendit, duke theksuar se çështja e pavarësisë dhe funksionimit të administratës publike është një nga kriteret kryesore të monitorimit nga Bashkimi Europian.

“Në Shqipëri, si vend hibrid demokratik, administrata gjithmonë e më shumë po mbetet nën presionin e pushtetit. Numri i saj ndryshon jo nga nevojat që ka vendi, por rritet dhe zmadhohet për ti dhënë votën dhe mundësuar pushtetin. Sot administrata shqiptare nga 105,000 po ju afrohet shifrave të 200, 000 mijë. Ajo po merr gjithmonë e më shumë formën dhe ngjyrat e patronazhistëve që kontrollojnë zgjedhjet”, thuhet ne reagimin e Neshos.

 

Reagimi i Agim Neshos

Administrata Publike duhet të ruajë statusin e saj në shërbim të popullit dhe vendit

Cështja e pavarësisë dhe funksionimit të administratës publike është një nga kriteret kryesore të monitorimit nga Bashkimi Europian. Kjo administratë përbën një nga shtyllat e shtetit dhe nuk mund të keqtrajtohet, të zhballancohet nga militantët e pushtetit të radhës, të përdoret prej tij (pushtetit) për të justifikuar korrupsionin dhe keqqeverisjen.

Në vendet europiane administrata publike është e pavarur dhe i shërben interesave të shtetit. Edhe në sistemin amerikan, ku balanca e pushteteve është perfekte dhe e kontrolluar, vetëm ministrat betohen dhe i shërbejnë Presidentit për të realizuar politikat për të cilat ai është votuar. Gjithë administrata e re, duke përfshirë edhe ata që vijnë nga forca politike që fiton zgjedhjet (administrata ndryshon 8-10 %) betohet në kushtetutë dhe në mbrojtje të interesave të popullit dhe shtetit.

Në Shqipëri, si vend hibrid demokratik, administrata gjithmonë e më shumë po mbetet nën presionin e pushtetit. Numri i saj ndryshon jo nga nevojat që ka vendi, por rritet dhe zmadhohet për ti dhënë votën dhe mundësuar pushtetin. Sot administrata shqiptare nga 105,000 po ju afrohet shifrave të 200, 000 mijë. Ajo po merr gjithmonë e më shumë formën dhe ngjyrat e patronazhistëve që kontrollojnë zgjedhjet.

Por ajo që është me e patolerueshme është se segmente të kësaj administrate, nën presionin e heqjes nga vendi i punës, po përdoren për të justifikuar vjedhjen dhe shpërdorimin e pronës publike, përdorimin për të justifikuar tenderat dhe për të bërë gati letrat për mega aferat e shekullit, si inceneratorët dhe Porti i Durrësit.

Dje Kryetari i Partisë së Lirisë, zoti Meta, bëri thirrje që të distancohen nga këto afera korruptive, të cilat shumë shpejt do të jenë përpara drejtësisë së vërtetë.

Partia e Lirisë ju bën thirrje punonjësve të ndershëm të administratës publike që të distancohen dhe të refuzojnë të bëhen pjesë e cdo skandali që ata i con të ballafaqohen me ligjin, ndërsa pushtetarët i pasuron pambarimisht.

Ka ardhur koha që cdokush të ndalë veprimin korruptiv të kësaj klike qeverisëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANOSI POLICIN NË GJIROKASTËR/ Arrestohet 38-vjeçari, i gjendet thikë me vete
Previous article SKANDALI I INCENERATORËVE/ Vasili: Rama në krye të grupit kriminal! SPAK duhet...

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT