Presidenti francez Emmanuel Macron bëri publike planet e tij për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, teksa paralajmëroi se liria e Europës po përballet me një “kërcënim më të madh” se në kurrë më parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
“Për të qenë i lirë në këtë botë, duhet të të kenë frikë. Dhe që të të kenë frikë, duhet të jesh i fuqishëm”-u shpreh Macron.Propozimet e kreut të shtetit për dyfishimin e buxhetit ushtarak të Francës, ende duhet të miratohen nga qeveria franceze. Macron theksoi se bota po dëshmon rikthimin e energjisë bërthamore dhe “përhapjen e konflikteve të mëdha”.
Ai përmendi edhe bombardimet amerikane ndak Iranit, konfliktin mes Indisë dhe Pakistanit dhe atyre i quajti “ulje-ngritje në mbështetjen amerikane për Ukrainën”.
Së fundmi, kreu i ushtrisë franceze Thierry Burkhard doli me pretendimin se Moska e sheh Francën si “armikun e saj kryesor në Europë”.


