• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMOHET KUPOLA E DREJTËSISË SË RE/ 21 prokurorë merren në mbrojtje nga policia, u rrezikohet jeta nga krimi
Home
Aktualitet
Drejtësi

ALARMOHET KUPOLA E DREJTËSISË SË RE/ 21 prokurorë merren në mbrojtje nga policia, u rrezikohet jeta nga krimi

25 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

22 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të veçantë nga Policia e Shtetit gjatë vitit 2020, pasi janë ndjerë të kërcënuar me jetë, për shkak të ushtrimit të detyrës. Kërkesat janë paraqitur pranë Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorëve, i cili vendos nëse një prokuror duhet apo jo të merret në mbrojtje nga policia, pas shqyrtimit të rrethanave rast pas rasti. Shqiptarja.com ka mësuar se Komisioni pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është mbledhur 30 herë gjatë vitit të kaluar, ndërsa ka vendosur që 21 prokurorë të merren në mbrojtje nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konstatuar praninë e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën dhe familjen e prokurorëve në fjalë.

Ndërkaq, Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve, i cili funksionon pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka vendosur që të mos mblidhet për të pranuar kërkesën për mbrojtje të një prokurori, pasi nga verifikimet ka rezultuar se kërcënimi ishte emocional dhe nuk paraqiste rrezik. Komisioni, në bashkëpunim me policinë, e ka ndjekur nga afër rastin dhe aktualisht prokurori vijon detyrën i qetë. Ndërkaq, 21 prokurorë duket se janë kërcënuar edhe nga segmente të krimit, ndonëse dosjet e tyre mbahen sekret.

Numri i madh i prokurorëve që kanë kërkuar mbrojtje nga shtetit ka alarmuar edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Disa anëtarë të KLP-së pasi janë njohur me dosjet e kërcënimit të prokurorëve kanë kërkuar që të vënë në lëvizje Kuvendin, për të marrë masa për këtë situatë, duke ndërhyrë në legjislacion.

Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve kryesohet nga një anëtar i KLP-së, ndërsa pjesë e tij janë një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, kryetari i Prokurorisë pranë së cilës ushtron detyrën magjistrati, për të cilin kërkohet mbrojtje, si dhe një një përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Anëtarët e komisionit kanë mandat dyvjeçar.

Komisioni merr në shqyrtim kërkesën e paraqitur dhe, kur bindet për nevojën e sigurimit të mbrojtjes për magjistratin, shprehet me vendim për të. Vendimi përmban masat konkrete të mbrojtjes së veçantë, numrin e shoqëruesve personalë dhe afatin, brenda të cilit sigurohet mbrojtja, si dhe masa të tjera, që lidhen me mbrojtjen në bazë të nivelit të rrezikut.

Ndërkaq, kërkesa për mbrojtje përmban një përmbledhje të fakteve e të rrethanave, që përbëjnë rrezik serioz, të cilat detyrojnë të sigurohet mbrojtje e veçantë, si dhe burimin e provave, ku bazohen ato. Gjithashtu, në kërkesë shënohet edhe lloji i masave që kërkohen dhe kohëzgjatja e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Vaksina që iu mbron 100% nga koronavirusi 28 ditë pas injektimit
Previous article KONTROLLI I RENEA-S NË LAÇ/ Gjendet një pistoletë në një kasolle, shoqërohen disa persona. Dyshohet se kanë dijeni për vrasjen e Shkëlzen Kastratit (DETAJET

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT