Një 15-vjeçar është larguar nga banesa e tij në qytetin e Durrësit, duke u shpallur në kërkim nga familja.
Sipas njoftimit, babai i të miturit, shtetasi A.E., ka bërë denoncim në polici, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit dhe kthimin e tij në shtëpi.
Autoritetet kanë nisur kërkimet për të gjetur të riun, ndërsa po hetohen rrethanat e largimit të tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka goditur disa automjete të parkuara. Gjithashtu, 40-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit:
-A. L., 41 vjeçe, banuese në Durrës, pasi kallëzoi një 37-vjeçare, se e fyen dhe e kanos nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në celular;
-E. D., 33 vjeç, pasi u kap duke hedhur një sasi dheu në tokën e tij, dyshohet në kundërshtim me ligjin.
Dje, kallëzoi shtetasi A. E., 48 vjeç, se ishte larguar nga banesa, djali i tij, 15 vjeç. Punohet për gjetjen e të miturit.


