• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Alarmi i sigurisë përfshin miliarda kompjuterë. Ekspertët: Sulmuesit mund të fitojnë akses thjeshtë
Home
Teknologji

Alarmi i sigurisë përfshin miliarda kompjuterë. Ekspertët: Sulmuesit mund të fitojnë akses thjeshtë

5 January, 2018 g.autor Teknologji

Kompjuterё, smartfonё apo servera kanё nё mbarё botёn mikroprocesorё.

Dega e teknologjisё po punon me intensitet pёr t’i bёrё mё tё sigurtё kompjuterёt, smartfonёt dhe serverat-cloud.

Tё prekur nga boshllёqet nё sistemin e sigurisё janё breza tё tёrё mikroprocesorёsh (chips) tё kompjuterave, smarfonёve dhe tё serverave-cloud. Ekspertёt kanё zbuluar boshllёqe nё sistemin e sigurisё, pёrmes tё cilave sulmuesit mund tё fitojnё akses tek tё dhёna sensibёl.

Hacker-at profesionistё dhe ata tё paguar prej sipёrmarrjeve tё teknologjisё sё informacionit demonstrojnё, se ёshtё e mundur qё tё krijosh akses nё sistemin e fjalёkalimeve, nё krypto-ҁelёsat apo tё pёrftosh informacione pёr programet.

Pika e dobёt ёshtё e ashtuquajtura “speculative execution”. Pёrmes kёtij procesi mikroprocesorёt mund tё pёrllogarisin nё avancё informacone qё mund tё duhen mё vonё, pёr tё shmangur vonesat nё kёrkimin faktik tё kёtyre informacioneve.

Kjo teknikё pёrdoret prej vitesh. Kёsisoj njё masё kompjuterash tё paktёn nga ana teorike mund tё jenё tё rrezikuar.

Ekspertёt deklarojnё se nuk janё nё dijeni nёse kёto boshllёqe nё sigurinё e kompjuterave janё shfrytёzuar. Por konstatimi ёshtё nё fakt i pamundur, sepse sulme tё tilla nuk do tё linin gjurmё, shtojnё ekspertёt.

Boshllёqet e sigurisё janё tё njohura prej kohёsh nga prodhuesit. Por vetёm tani kjo pikё e dobёt u bё publike. Tё prekur janё kryesisht gjigandёt e kёsaj dege Intel dhe konkurrenti i tij AMD. Procesorёt e tyre ndodhen nё miliarda aparatura.

“Celularё, PC, tё gjithё mund tё jenё tё preura, por pasojat nga produkti nё produkt mund tё jenё tё ndryshme”, tha shefi i Intel-it Brian Krzanich nё televizionin CNBC. Prej njё kohe tё gjatё po punohet me firma tё tjera pёr njё zgjidhje, konfirmoi Intel. Aktualizimi i software-ve mund ta mbyllё kёtё boshllёk sigurie.

Kёto masa ndaj software-ve kundёr boshllёqeve nё sistemin e sigurisё mund tё ndikojnё negativisht tek kapaciteti i procesorёve, pranoi Intel, por nё shumicёn e rasteve kjo mund tё jetё maksimalisht vetёm 2% dhe pёr konsumatorin e zakonshёm pothuajse nuk bie nё sy fare.

Nё raportimet e para pёr kёtё problem u tha, se ndikimi i kapaciteteve mund tё shkojё deri nё 30%. Ky problem mund tё jetё teorikisht shqetёsues tek serverat, nё tё cilёt kryqёzohen shumё rrugё tё dhёnash.

Intel nuk beson, qё mund tё jetё abuzaur me kёtё dobёsi sigurie. Intel dhe ARM theksojnё, se nuk kemi tё bёjmё me njё gabim nё dizajnimin e procesorёve. ARM, procesorёt e sё cilёs dominojnё smartfonёt, konfirmoi, qё produktet e saj janё tё ndjeshme ndaj njё sulmi tё kёtij lloji. ARM deklaroi, se software-patches u janё komunikuar ndёrkohё prodhuesve tё celularёve dhe klientёve. Dizajnuesi i procesorёve AMD e pёrgёnjeshtron qё procesorёt e tij janё tё prekur.

Kursi i aksioneve tё Intel-it bie

Nё fakt komunikimi i kёtij problemi nё punlik ishte planifikuar pёr mё 9 janar. Por sipёrmarrjet paraprinё pas pёrhapjes sё lajmit, se procesorёt nuk janё tё sigurtё.

Kursi i aksioneve tё koncernit Intel ra, ndaj sipёrmarrja u detyrua tё hedhё poshtё “informacinet e pasakta”, duke shpejguar se kemi tё bёjmё me njё problem tё pёrgjithshёm.

Google: Smartfonёt me android janё tё mbrojtur

Gjigandёt e cloud Google, Microsoft dhe Amazon deklarojnё, se shёrbimet e tyre i sigurojnё me aktualizimin e software-ve. Google deklaroi, se smartfonёt e vet Nexus dhe Pixel janё tё mbrojtur falё aktualizimit tё fundit tё software-it.

Kjo vlen edhe pёr celularёt e prodhuesve tё tjerё me sistemin android tё Google-it. Edhe pёrdoruesit e shёrbimit E-Mail Gmail nuk preken.

Ndёrsa tё gjithё tё tjerёve qё pёrdorin sisteme tё tjera u kёshillohet tё instalojnё sisteme aktualizimi (updates)./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dritë në fund të tunelit për “dështimin” e Interit, e duan në Brazil
Previous article Merkato dhe miliona, ja pesë dështimet e Milanit këtë sezon

g.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT