IGJEUM ka publikuar hartën e rrezikshmërisë nga vatrat e zjarreve ditën e sotme, duke paraqitur edhe zonat ku ka rrezik të ulët, të lartë, dhe të moderuar.
Mëposhtë IGJEUM njofton të gjithë qytetarët lidhur me ecurinë e vatrave, si dhe meterologjike.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e enjte, dt.09) dhe nesër (e premte, dt.10) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në shumicën e qarqeve të vendit dhe niveli “I ULËT” në qarqet Korçë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Korçë (Lindje) dhe qarku Gjirokastër (Veri). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.09) dhe nesër (e premte, dt.10) mundësitë për reshje janë të vogla, por pasditeve priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në zonat malore gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 34 °C
në vendet e ulëta: 23 / 37 °C
në vendet malore: 15 / 31 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.09) dhe nesër (e premte, dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në zonat bregdetare.




